Deshironi te mesoni nje Shurup Natyral kunder kolles dhe sekrecioneve?

Per te luftuar kollen ka shume lloj medikamentesh (ilacesh), qe mund te merren me keshillen e mjekut. Ne sot duam te sjellim ne vemendjen tuaj nje pergatitje natyrale per te luftuar kollen me dy perberes:

  1. Karrotat, nje perim shume i shendetshem dhe i pasur me vitamine A, B6 dhe Beta Karoten. Vitamina A forcon sistemin imunitar dhe permireson shikimin. Gjithashtu, vitamina A eshte e rekomandueshme per trajtimin e semundjeve qe prekin rruget e frymemarrjes.
  2. Mjalti, nje ushqim i rralle me fuqi te jashtezakonshme kunder bakterieve dhe shume efikas per trajtimin e kolles dhe semundjeve te tjera te rrugeve te frymemarrjes.

Pergatitja:

Marrim 1/2 kg karrota, i presim ne copa te vogla, i hedhim ne nje tenxhere me uje te cilen e vendosim ne zjarr. I ziejme karrotat derisa te zbuten teresisht. I nxjerrim nga tenxherja dhe i shtypim me pirun. Ne ujin e karrotave shtojme 3-4 luge supe mjalte dhe purene e karrotave te pergatitur si me lart. E perziejme masen ne nje mikser derisa te perfitojme nje perzierje homogjene. E konsumojme 3-4 luge supe ne dite per te patur nje permiresim te dukshem te kolles.

Perzierja mund te ruhet maksimumi deri ne 3 dite ne frigorifer. Per te patur nje performance me te mire te shurupit, sigurohuni qe perberesit, mjalti dhe karrotat, te jene bio. Te shkuara!

“Dashuria dhe kolla nuk mund te fshihen.” – George Herbert

Ndani me ne pervojen tuaj per efektshmerine e shurupit te mesiperm.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.