Caji i Jetegjatesise – Njihuni me te

Kushdo qe jeton apo ka jetuar ne vende malore ka patur rastin te shohe pemen e pishes se bute. Cfare shumica e njerezve nuk e di eshte, se pervecse te bukura, halat e pishes permbajne nje perqindje te larte te vitamines C, nje element ky shume i vlefshem per shendetin e njeriut. Keshtu studimet tregojne se ne 200 gr hala pishe gjendet 136 mg vitamine C, si edhe disa vitamina te tjera (A, B1, B2, B3) dhe elemente si: kalcium, hekur, fosfor, kalium, sodium dhe antioksidante te fuqishem.

Per te perfituar vlerat dhe elementet qe permbajne halat e pishes, me to pergatitet nje caj i shijshem dhe aromatik. Dhe duke qene se ato permbajne vitamine C, perpunimi i tyre duhet te behet ne te ftohte me qellim ruajtjen e kesaj vitamine.

Pergatitja e Cajit te Pishave

Marrim nje dege me hala pishe dhe e lajme mire me uje te bollshem. Pasi e thajme e vendosim ne derrasen e kuzhines dhe i grijme halat sa me imet. Pishat e copetuara (nje luge supe) hidhet ne nje gote me uje te ftohte (mundesisht uje i filtruar) dhe lihet 12 ore e mbuluar. Keshillojme qe per lehtesi caji te pergatitet ne mbremje per ta pasur gati per konsum ne mengjes. Pas 12 oreve e kullojme cajin, i cili ka nje ngjyre te lehte mente dhe e konsumojme te embelsuar me pak mjalte.

Caji i pishave ndihmon ne ngadalesimin e plakjes, ne kurimin e semundjeve te zemres, veshkave, problemet me varicet, problemet me lodhjen dhe permireson shikimin dhe perqendrimin.

“Midis dy pemeve te pishave ndodhet nje porte drejt nje jete te re.” – John Muir

Une e konsumoj kete caj magjik gjate periudhes se dimrit dhe ju ftoj edhe ju ta provoni dhe te na rrefeni pervojen tuaj me te.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.