Doni te trajtoni Rrudhat e Lekures? Ja nje Kure e thjeshte dhe Natyrale

Lekura e fytyres eshte shume e ekspozuar ndaj faktoreve te jashtem, qe bejne qe ajo te ndotet dhe te humbase shkelqimin. Me kalimin e viteve, ketyre problemeve iu shtohen edhe rrudhat aq te padeshiruara. Ne sot do iu propozojme nje menyre te thjeshte dhe praktike per trajtimin e ketyre problemeve ne kushtet e shtepise.

Perberesit e kesaj kure jane: Vaji i Ullirit dhe Soda e Bukes, dy produkte qe gjendjen rendom ne shtepite tona.

Pergatitja dhe Perdorimi

Ne nje tas te vogel qelqi hedhim nje luge caji sode buke dhe 2 luge caji vaj ulliri. E trazojme perberjen derisa te perfitojme nje mase homogjene dhe e aplikojme ate direkt ne fytyre te lare paraprakisht.

E leme te veproje per 10 – 15 min duke u siguruar qe gjate kesaj kohe te mos bejme mimika te fytyres. Ne fund te kesaj periudhe e masaxhojme fytyren me mollezat e gishtave per 2 minuta. Masazhi duhet te aplikohet sipas formave natyrale te fytyres: balli masazhohet duke filluar nga mesi drejt anesoreve te tij, pjesa rreth syve masazhohet ne forme rrethore ne drejtim te kundert te akrepave te ores, hunda masazhohet nga lart-poshte, pjesa rreth gojes masazhohet duke filluar nga mesi i buzeve dhe duke levizuar gishterinjte drejt pjeseve anesore te nofulles, qafa masazhohet duke filluar nga fundi i qafes ne drejtimin lart. Me pas e shperlajme fytyren dhe qafen mire me uje te ngrohte.

Kjo kure mund te aplikohet 2-3 here ne jave per nje periudhe tre javore. Pas javes se pare, do vini re permiresim te lekures se fytyres pasi kura e pastron ate ne thellesi, zvogelon poret dhe i jep lekures shkelqim. Perdorimi i rregullt i saj ul dendesine e rrudhave te fytyres.

Lekura e bukur kerkon perkushtim, dhe jo nje mrekulli.”

Mirepresim feedback-un tuaj ne lidhje me efektshmerine e ketij trajtimi per lekuren e fytyres.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.