Keshilla Praktike per Rastet kur keni Femijet me Temperature

Qe kur jam bere nene e kam ndjere veten perpara shume sfidave te pazakonta per mua. Ato lidhen kryesisht me rritjen e femijes. Si te tille zmadhohen edhe me shume nga frika, qe femija i vogel mbjell pa dashje te prinderit e vet. Nje nga situatat me te frikshme per mua ka qene dhe eshte momenti kur djalit tim i rritet temperatura. Ndihem shume mirenjohese ndaj nenave, te cilat permes grupeve dhe faqeve te dedikuara per nenat me kane ndihmuar me keshilla praktike, qe rridhnin nga pervojat e tyre jetesore.

Mendoj se sot eshte dita qe edhe une te jap kontributin tim. Do ta bej kete duke iu ofruar te permbledhura ne kete artikull te gjitha keshillat praktike, qe kam hasur ne keto vite prinderimi, ne lidhje me temperaturen e larte te femijet.

“Prinderit nuk bejne gabime sepse ata nuk duan t’ia dijne, ne fakt ata gabojne sepse preokupohen thellesisht per femijet e tyre.”

11 Keshillat per Temperaturen e Larte

  1. Kur femija ka temperature nuk duhet te vishet trashe apo te mbulohet shume.
  2. Medikamentet duhet te aplikohen vetem kur temperatura kalon 38.5 grade celcius.
  3. Per femijet e vegjel nen 2 vjec nuk duhet te aplikohen kompresat me uthull, pasi mund te cojne ne uljen e temperatures me shume se c’duhet.
  4. Alternoni shurupet per uljen e temperatures ne rast se me aplikimin e njerit prej tyre temperatura nuk ulet.
  5. Kujdes! Asnjehere mos tejkaloni sasine e shurupit dhe periudhen e ri-dhenies se tij te percaktuar ne fleten shoqeruese te shurupit.
  6. Banjat me uje te vaket, te plota apo te pjesshme, jane nje mjet shume i mire per uljen e temperatures trupore te larte.
  7. Ne rastet kur femija e vjell shurupin e dhene nga goja, perdorni paracetamol suposte. Ky i fundit eshte me i shpejte ne uljen e temperatures dhe duhet te perdoret ne doza me te uleta se shurupet qe merren nga goja. Kujdesuni te kontrolloni dozen e paracetamolit suposte.
  8. Kontrolloni efektshmerine e shurupit te pakten 30 min deri ne 1 ore pas dhenies se tij. Femijes duhet t’i matet temperatura me termometer apo edhe me buze te pakten cdo 20 min.
  9. Mos e zgjoni femijen me temperature, gjumi eshte nje qetesues shume i mire per femijen e semure. Ne momentin qe temperatura do i rritet ndjeshem femija do zgjohet vete duke qare.
  10. Gjate kohes qe femija eshte me temperature duhet t’i jepni sa me shume lengje frutash, sidomos ato qe permbajne vitamine C (lengu i portokallit, kivit, mandarines, etj.)
  11. Nese temperatura kalon mbi 39.4 dhe apo zgjat mbi tre dite, eshte mire qe ta coni femijen ne urgjencen e pediatrise per kontroll mjekesor per te kuptuar shkakun e temperatures se larte.

“Dashuria prinderore eshte e vetmja dashuri qe eshte vertete jo-egoiste, e pakushtezuar dhe qe di gjthnje te fale.” – Dr. T.P. Chia

Mbani gjithnje nje termometer ne shtepine tuaj dhe kur udhetoni me femijet. Propozimi yne per ju eshte ky termometer elektronik qe mat temperaturen e veshit dhe te ballit per bebet dhe femijet me te rritur. Teknologji e provuar dhe siguri maksimale ne matjen e menjehershme te temperatures. Drita e kuqe do iu lajmeroje per rastet kur femija juaj ka temperature me te larte se c’duhet. Klikoni mbi foto per te bete tuajin kete termometer, qe sot per kenaqesine tuaj eshte me ulje 44% mbi cmimin normal.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keto jane keshillat praktike te marra nga pervoja e nenave te palodhura. Mbani parasysh se asnje femije nuk rritet pa u semure dhe shumica e shqetesimeve te femijet jane te parrezikshme. Femijet e vegjel jane shume me te forte sesa na duken ne, ndaj prinder te dashur jepini kurajo vetes dhe beni me te miren qe mundeni.

Prinderim te mbare!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.