Baballaret jane shume te rendesishem ne jeten e vajzave te tyre

“Askush nuk eshte i afte ta beje nje femer te ndihet MBRETERESHE, pervec babait te saj.” – Proverb Arab

Une jam nje nga ato vajza, qe kam nje lidhje shume te forte e te vecante me babane. Mqs. une ngjaj si dy pika uji me hallen time te ndjere, im ate me ka pare gjithe jeten si nje njeri qe mbulonte per te dy role: vajzen dhe motren e vetme. Besoj ky aspekt ka bere qe ai te investoje shume nga ana emocionale dhe shpirterore ne marredhenien tone, duke me bere mua nje grua te hapur, te pavarur dhe me te pjekur emocionalisht. Por, gjeja qe une vleresoj me shume nga marredhenia me tim ate eshte aftesia e tij, sebashku me nenen time, per te me rritur si njeri te lire, pa paragjykime e kufizime mendore ne lidhje me natyren, njerezit dhe jeten ne teresi.

Gjithashtu, ne jeten time kam njohur shume femra konfidente dhe te zonjat, dhe sipas vezhgimeve te mia ato kishin nje gje te perbashket: faktin qe ishin shume te lidhura me baballaret e tyre. Deri me sot kam menduar se ky perfundim i imi mund te kishte edhe pjese rastesie brenda, por sot jam e bindur qe kam pasur te drejte. Sipas disa studimeve kerkimore te bera ne dekaden e fundit eshte arritur ne perfundimin se babai eshte nje prezence thelbesore ne jeten e vajzave.

Keshtu, sipas ketyre studimeve vajzat me figura aterore te ‘qarta’ jane me te shendetshme nga ana emocionale dhe priren te jene me te hapura ndaj mundesive te jetes dhe njerezve. Ato ndertojne nje inteligjence emocionale mbi mesataren dhe zhvillojne aftesi per te krijuar rreth njohje te gjere dhe nderveprim te mire me miqte, koleget dhe te dashurit. Nje marredhenie e ngrohte dhe e shendetshme mes vajzes dhe babait e ndihmon femijen te krijoje vetebesim dhe siguri. Njekohesisht, vajzat e ketyre baballareve kane nje perfytyrim shume te mire per veten dhe imazhin e tyre.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Aspekti praktik eshte nje tjeter perfitim i te pasurit nje babai te pranishem. Babai shihet si shtylla qe siguron anen financiare dhe mbrojtjen fizike ne familje. Kur dalin ne jete, vajzat qe rriten me kete lloj ndjenje tentojne te jene te pavarura financiarisht dhe me te shendetshme fizikisht. Keto te dyja te kombinuara me aspektin emocional qe permenda me lart ben qe te kemi para nesh gra me premisa te verteta per te qene te suksesshme ne jete.

Sekreti i ndertimit te nje marredhenie te tille eshte qe babai te perfshihet shume heret ne rritjen e vajzes se vet. Baballaret moderne behen pjese e cdo aspekti te mireqenies se femijes, duke filluar nga shtatzania, me prezencen ne sallen e lindjes dhe kontributin e tyre ne cdo aspekt te kujdesit per foshnjen: nderrimi i pelenave, pergatitja e qumeshtit/ushqimit, larja, venia ne gjume dhe lojrat me femijen. Kjo ben qe marredhenia me vogelushet e tyre te behet me e afert dhe te vijoje e tille edhe ne fazat e metejshme te rritjes se vajzes. Nenat nuk duhet te behen xheloze per nderhyrjen e babait ne kompetencat per rritjen e femijes, pasi nje baba i perfshire vetem ploteson rolin dhe punen qe nena ben per mirerritjen e femijeve.

“Nje femer vuan ne jete vetem ne rastet kur i mungon mbeshtetja nga familja e vet e origjines.”


Ky artikull eshte nje apel per te gjithe baballaret qe t’i duan vajzat e tyre dhe te kene kurajon te pranojne rendesine e rolit te tyre ne cilesine e jetes se vajzave te tyre, dhe te marrin pergjegjesite qe iu takojne per te rritur vajza fizikisht, emocionalisht dhe menderisht te shendetshme.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.