Afer Detit, Larg Mjekut

“Afer detit, afer mbretit.” – Proverb Shqiptar

Nuk e di historine se si ka lindur kjo proverba, por mendoj se nese populli shqiptar do njihte aftesite kurative te detit, do e modifikonte proverben keshtu: “Afer detit, larg mjekut”.

Gjithnje me ka pelqyer te shkoj ne bregdet dhe me ne fund perfundova duke blere nje shtepi atje. Kjo gje me beri te shpenzoj shume dite ne vit ne bregdet, duke bere plazh, me shetitje te gjata ne breg te detit apo duke shijuar ushqimet e mrekullueshme e te fresketa me prodhime deti; pa harruar kafet me pamje nga deti qe nuk kane te paguar. Por, kurre nuk ma kishte marre mendja se duke kaluar kohe mes detit e pishave, po kuroja disa nga problemet shendetsore te miat dhe familjareve te mi.

Aftesite Kuruese te Detit

Ajri i detit permban shume lloje kripera minerale si: natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic. Te gjitha jane shume te vlefshme per trupin e njeriut sidomos per semundjet qe prekin rruget e frymemarrjes dhe traktin respirator, si psh.:

  • Alergjite me mbajtje fryme,
  • Bllokimin e sinuseve,
  • Problemet qe shkaktohen nga pirja e duhanit,
  • Astmen, e lehteson ate
  • Rikuperimi nga ftohjet dhe bllokimet e tjera te rrugeve te frymemarrjes
  • Bllokimet e frymemarrjes nga ajri i ndotur

Ajri i detit i pasur me jod lehteson problemet me tiroidet per personat qe vuajne nga mungesa e jodit. Kujdes! Ata qe vuajne nga tiroidja me teprice jodi, nuk duhet te shkojne ne bregdet, ndaj sigurohuni te diagnostifikoni sakte llojin e problemit me tiroidet.

Te kaluarit kohe ne bregdet dhe angazhimi ne aktivitetet tipike te plazhit (not, banjo dielli, shetitje ne breg te detit, lojra, etj.) ndihmon ne permiresimin e metabolizmit, humbjen e peshes, tonifikimin e trupit dhe rritjen e imunitetit. Gjaku qarkullon me mire dhe trupi ndihet me i shplodhur, rrjedhimisht ulet stresi.

Te tjera Semundje qe kurohen prane Detit

Jane edhe dy kategori te tjera semundjesh, te cilat uji dhe ajri i detit i permiresojne deri ne sherim.

  • Semundjet e lekures – ekzemat, psoriazat, pezmatimin e lekures, pucrrat e fytyres. Gjithsesi gjate kohes se shpenzuar ne plazh, sidomos ne vere, duhet patur kujdes per mbrojtjen e lekures nga rrezet ultraviolet me kremerat me faktore mbrojtes ndaj diellit.
  • Semundjet e kockave dhe reumatizmale – shtremberimet e kockave, thyerjet, osteoporozen, spondiatrozen, reumatizmin, artrozen, etj.

Sic e shihni, deti ka aftesi te permiresoje dukshem shendetin tone, sidomos tonin qe jetojme ne qytete te medha, te zhurmshme e me ajer te ndotur. Kesisoj mos harroni te planifikoni kohe gjate gjithe vitit per te vizituar plazhet, pasi pervec kenaqesise se nje kohe te kaluar bukur, automatikisht keni investuar edhe per nje shendet me te mire.

“Cdo here qe qendroj perpara nje plazhi te bukur, dallget e tij me duket sikur me peshperisin: Nese ti do zgjidhje gjerat e thjeshta dhe do dije te gjeje kenaqesi e gezim te thesaret e theshta te natyres, jeta nuk ka perse te jete kaq e veshtire.”

Dikur, nje mikesha ime me thoshte se kur ajo me motrat krahasonin femijet e rritur ne bredget me ata te rritur ne nje qytet te madh, femijet e bregdetit ishin dukshem me te zhvilluar fizikisht dhe me te shkathet. Te jem e sinqerte nuk e besova fjalen e saj derisa pata rastin ta perjetoj vete kete ndryshim me djalin dhe mbesen time. Vendimi me i mire qe ime moter mori per vajzen e saj ishte qe u zhvendos ne shtepine e plazhit gjate viteve te para te jetes se saj. Ju ftoj ta beni edhe ju nese mundeni, kur ta provoni do i kujtoni fjalet e mia.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.