Te Ushqehesh sipas Grupit te Gjakut

Para disa vitesh rashe ne kontakt me nje teori te re per ushqyerjen e shendetshme: Ushqyerja sipas Grupit te Gjakut. Autoret Petter J. D’Adamo dhe Katerina Witney rekomandonin se grupi i gjakut ishte nje faktor shume i rendesishem ne lidhje me menyren se si ushqimet vepronin ne trupin e njeriut. Sikurse me ndodh edhe me gjera te tjera, pasi i hodha nje sy perciptazi e lashe librin te ‘flinte’ ne nje kend te bibliotekes sime. Kuptohet se ne ato momente une nuk isha gati qe informacionin qe mbarte libri ta ktheja ne vlere kulturore per veten.

U deshen te kalonin disa vite dhe nje perkeqesim i shendetit tim ne pergjithesi, qe une te kthehesha te libri “Si te gatuajme sipas grupeve te gjakut” dhe kete here ta merrja seriozisht ate cfare libri ofronte. Pasi bera analizen e grupit te gjakut (pergjigjen ma dhane per nje minute te ambulanca) hyra dhe studiova gjithcka ne lidhje me grupin tim te gjakut dhe te familjareve te mi.

Gjeja qe me beri me shume pershtypje ishte ndarja e ushqimeve ne tre kategori: (i) te dobishme per grupin e gjakut, (ii) neutrale, dhe (iii) te demshme. Duke lexuar me kersheri tre grupet e ushqimeve per grupin tim, shume sjellje te miat ne vite ndaj ushqimit papritur moren kuptim. Disa produkte qe prinderit e mi i kishin pelqyer dhe perdorur gjithnje dhe qe une asnjehere nuk i kisha preferuar ishin ne listen e produkteve te demshme per grupin tim te gjakut. Pra trupi im kishte funksionuar perfekt ne lidhje me keto ushqime. Por, ishin shume ushqime te tjera qe une i preferoj shume, te cilat serish ishin te demshme per mua. Ja qe trupi jo gjithnje eshte aq perfekt sa mendojme ne -:)

Ndaj, sot doja te ndaja me ju ushqimet e dobishme dhe te demshme per secilin grup gjaku.

Grupi i gjakut 0:

  • Ushqime Teper te Dobishme – mishi i lopes, te brendshmet, mishi i qingjit, mishi i drerit, merluci, salmoni i fresket, sardelet, vaj ulliri, vaj nga farat indiane, farat e kungullit, arrat, fasulet e bardha me nje pike te zeze ne mes, lulelakra, gjethe panxhari, brokoli, rrepat, sallata jeshile, spinaqi, hudhra, preshi, bamje, qepa e kuqe, speci i kuq, patatja e embel, kungulli, alga deti, majadanoz, cikore, vishnjet, ananasi, kumbullat, keri,shafran indie, rradhiqet, fenugreek, petalet e trendafilit, xhenxhefili, mente, bliri, uji natyral.
  • Ushqime te Demshme – mishi i derrit dhe nenproduktet e tij, pata e eger, oktapodi, konservat e peshkut, vezet e peshkut, djathi bebe, ajka e qumeshtit, akullore, qumeshti i dhise, djathi blu, kackavalli, kosi, vaji i misrit, vaj luledielli, kikiriket, fistiqet, arrat braziliane, fasulet e zakonshme, thjerrezat, tershera, mielli i grurit te modifikuar gjenetikisht (OMGJ), lakra e kuqe, misri, patellxhani, ullinjte, patatet e kuqe, molla, portokalli, kanella, niseshteja, piperi i zi dhe i bardhe, uthulla e molles, uthulla e bardhe, perimet e konservuara (turshite), kafja, coca cola, cajrat e erret, raveni, aloe vera.

Grupi i gjakut A:

  • Ushqime Teper te Dobishme – merluci, salmoni, sardelet, trofte deti, shojza, djathe soje, qumesht soje, vaji nga fara e linit, vaji i ullirit, farat e kungullit, arrat, fasulet e zeza, fasule te kuqe soje, thjerreza, mashurka,tershera dhe nenproduktet e saj, orizi dhe neneproduktet e tij, thekra dhe nenproduktet, makarona angjinaresh, buke me miell soje, buke ezekiel, lulelaker jeruzalemi, gjethe panxhari, brokoli, karrota, cikore, lulelaker kineze, hudhra, rrepe kali, radhiqe, sallate jeshile, presh, bamje, qepa e kuqe dhe e bardhe, pastinaku, kungulli, spinaqi, tempeh, tofu, rrepat, majdanozi, fiq, kumbullat, kajsite, manaferrat, qershite, boronicat e kuqe, limoni, ananasi, qitro e kuqe, lengu i vishnjes, lengu i selinose, uji me limon, melasa shiritzeze, xhenxhefil, miso, salce soje, salce tamari, mustarda, caj kamomili, caj fenureku, kafja, caj jeshil.
  • Ushqime te Demshme – proshuta, mishi i lopes, pata e eger, mishi i qingjit, te brendshmet, mishi i vicit, fazani, lepuri, dreri, havjar, vezet e peshkut, konservat e peshkut, oktapodi, acuka, gaforre, karkaleca, goca deti, gjiza, kackavalli, djathi blu, akullore, djathi parmixhan, kosi, djathi bebe i verdhe, vaji i misrit, vaj kikiriku, vaj susami, arrat braziliane, kikiriket gjysmehene, fistiqet, fasulet e zakonshme dhe te verdha, fasulet e kuqe, bollguri, krunde gruri, buke nga gruri i forte, simite theker+grure, mielli i grurit, makaronat e bollgurit, lakra e bardhe dhe e kuqe, patellxhani, specat e kuqe dhe jeshile, mashurkat, ullinjte, te gjitha llojet e patateve dhe zhardhokeve, domatet, leng portokalli, lengu i papajes dhe i domates, kanelle, niseshte, gjithe llojet e pipereve, uthulla e molles, uthulla e bardhe dhe e zeze, turshite, cajrat e erret, uji natyral, coca cola, caj misri, caj laboti.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Grupi i gjakut B:

  • Ushqime Teper te Dobishme – mish qingji dhe dele, mish lepuri, mish dreri, merluc, shojze, trofte deti, veze peshku, peshk monster, sardelet, bulmeti i fshatit, djath dhie, mocarela, rikota, kos me fruta, qumesht i skremuar, vaji i ullirit, fasulet e zakonshme, bathet, meli, tershera dhe nenproduktet, gruri spelt, orizi dhe nenproduktet, buke ezekiel, lulelakra kineze, lakra e Brukselit, spinaqi kinez, sallata jeshile, hudhra, pastinaku, presh, qepa e kuqe dhe e bardhe, specat jeshile, te kuq dhe djeges, patatet e embla, kungulli, kerpudhat, majdanozi, algat e detit, banane, boronica te kuqe, rrushi i kuq dhe i zi, papaja, kumbullat, xhenxhefil, rrepe kali, shafran indie, caji jeshil.
  • Ushqime te Demshme – mishi i derrit dhe nenproduktet, pata e eger, pula, zemra, mish thelleze, gaforret, konservat e peshkut, oktapodi, djathi blu, akullorja, djathi amerikan, vaji i misrit, i kikirikut, luledielli, vaj kanola, vaj susami, gjalp kikiriku, farat e lulekuqes, fara kungulli, gjalp susami, fara luledielli, thjerrezat, fasulet e zeza, bizelet syzeza, orizi i fryre, thekra, misri, bollguri i grurit, buke integrale, buka me krunde gruri, patatinat, arra e kokosit, hurmat japoneze, shega, raveni, fruti yll aziatik, domatet, kanella, niseshte, piperi i bardhe dhe i zi, kuskus, elbi dhe nenproduktet, avokado, ullinjte, angjinare, topinambur, tempeh, tofu, rrepa, xhelatina, tapioke, fenugreek, uje natyral, pijet me gaz, likeri, aloe vera.

Grupi i gjakut AB:

  • Ushqime Teper te Dobishme – mish lepuri, mish qingji, gjeldeti, merluci, ton, shojze, harenga, trofte deti, sardele, bulmet fshati, djath dhie, djath kefir, mocarela, kosi, rikota, vaj ulliri, gjalp kikiriku, kikiriket, arra, geshtenja, fasulet e kuqe, thjerrezat jeshile, meli, tershera dhe nenproduktet, bollgur, miell spelt, oriz, buke thekre, buke gruri, orizi, lulelaker, lakra brukseli, brokoli, patellxhan, te gjitha llojet e zhardhokeve, spinaq, sallate jeshile, hudhra, pastinak, presh, qepe te kuqe e te bardha, specat djeges dhe jeshile, patatet e embla, kungulli, algat e detit, tempeh, tofu, kerpudha, majdanoz, boronica te kuqe, rrushi, ananas, kumbullate, dardha, kivi, limon, karrote, selino, papaja, vishnje, keri, xhenxhefil, rrepe kali, miso, kafe, caji jeshil.
  • Ushqime te Demshme – mishi i derrit dhe nenproduktet, pata e eger, pula, mish thelleze, gaforre, havjar, breshka, vezet e peshkut, konservat e peshkut, oktapodi, djathi blu, akullore, djathi parmixhan, vaji i misrit, vaj luledielli, vaj susami, farat e lulekuqes, fara kungulli, fara susami, fara luledielli, fasulet e zeza, bathet, bizelet syzeza, avokado, misri dhe nenproduktet, topinambur, ullinjte e zi, specat e verdhe, arrat, banane, arre kokosi, hurma japoneze, shege, raven, lengu i portokallit, kanelle, niseshte, piperi i bardhe dhe i zi, xhelatine, uthulla e bardhe, turshite, koper, aloe vera, coca cola, pijet me gaz dietike, caji i zi,

Besoj e keni gjetur intrigues listimin e dy kategorive te ushqimeve dhe njesoj si une keni filluar te thoni me vete: “Eeeee prandaj nuk e doja kete ushqim une” apo “Mos, me ben dem ky ushqim, qe une e dua shume”. Gjithsesi, une qe e kam provuar te ushqehem sipas grupit te gjakut, mund t’iu them se ia vlen mundimi pavaresisht faktit se te duhet te gatuash pak me shume se zakonisht dhe se ushqimet qe te bejne mire jane paksa me te shtrenjta. Kujdes! Mos tentoni te ndryshoni menyren tuaj te te ushqyerit menjehere, se kjo do iu kthehet ne stres. Filloni duke shtuar ne listen tuaj te blerjeve ushqimet e dobishme per ju dhe te eleminoni nga shtepia ushqimet qe iu bejne dem. Vetem kaq perben nje ndryshim te madh per shendetin dhe mireqenien tuaj.

“Ushqimet tona duhet te jene ilacet tona dhe ilacet tona duhet te jene ushqimet tona.” – Hipokrati

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.