Nje Menyre Tjeter per te Gatuar Byrekun me Spinaq

Byreku me spinaq eshte nje nga simbolet e femijerise time, dhe jo vetem times besoj. Nena ime e kishte bere byrekun me spinaq tradite, pasi e gatuante ate cdo te diele. Sigurisht qe bente edhe lloje te tjere byrekesh: me gjize, me mish, me kungull, me presh, me qepe domate, por duhet ta pranoj se byreku me spinaq ishte me i pelqyeri prej nesh dhe miqve te familjes, qe vinin kastile per vizite cdo te diele.

Arsyeja pse po e shkruaj kete artikull eshte per te ndare me ju receten e byrekut me spinaq sipas nenes time, pasi ajo i jep nje shije te vecante dhe shume te pelqyeshme harxhit te byrekut. Byreku i nenes time eshte ndryshe nga byreket e tjere qe kam provuar, ata qe kam pare ne emisionet e gatimit apo kam lexuar ne librat me gatime. Le te fillojme sa me pare:

Perberesit:

  • 500 gr Spinaq, mami im e zgjedh spinaq fushe sepse eshte me i shijshem
  • 5 -6 qepe te njoma me gjithe bishtat jeshile
  • 300 gr Miell
  • Niseshte per hapjen e petave
  • 4 kokrra veze
  • 1 filxhan caji me qumesht
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 tufe koper
  • Kripe, piper, pak nenexhik (dhiomez), vaj ulliri.

Pergatitja:

Zenia e Brumit te Byrekut

Fillimisht zeme brumin pasi duhet te pushoje pak qe te hapet me lehte. Nena ime i hap vete petet e byrekut, por byreku mund te behet edhe me pete te gatshme. Per pergatitjen e brumit, vakim nje gote uje dhe e hedhim ne tasin ku do zeme brumin. I shtojme pak kripe dhe sasine e miellit. E punojme mire masen derisa behet nje brume i ngjeshur dhe te mos na ngjitet neper duar. E mbulojme me pecete kuzhine dhe e leme te pushoje derisa te behemi gati per hapjen e peteve.

Pergatitja e Harxhit te Byrekut

Vijojme me pergatitjen e harxhit. E pastrojme spinaqin dhe qepet e njoma nga rrenjet dhe gjethet e prishura dhe i lajme disa here me uje te bollshem. Ne momentin qe uji ku lahet spinaqi del i paster i shtojme pak uthull molle dhe e leme spinaqin aty per 5 minuta (kjo behet per te hequr pesticidet apo paparstertite e tjera nga spinaqi). Me pas e kullojme dhe e presim spinaqin ne pjese me te vogla.

Marrim nje tigan pak te madh dhe i hedhim 1 e 1/2 luge supe vaj ulliri. Shtojme aty qepet e njoma te prera ne copa te vogla, pjeset e bardha dhe bishtat jeshile. I shtojme pak kripe dhe e kavardisim qepen sa te filloje te zbutet. Shtojme spinaqin e shtrydhur dhe e perziejme derisa spinaqi te ulet, i shtojme qumeshtin. E leme te ziejne derisa perberja te jete gati, per ta provuar duhet te provoni nje nga bishtat e spinaqit nese eshte gatuar. E rregullojme me kripe e piper. Keshille nga nena ime: mbani parasysh qe jeshillleqet kane nevoje per me pak kripe se ushqimet e tjera. E heqim harxhin nga zjarri dhe e leme te ftohet paksa.

Nese ne tiganin e harxhit ka mbetur shume leng, e heqim ate duke lene fare pak leng. Lengun e hequr mund ta perdorni per te bere supe se ka shume vlera ushqyese. I shtojme harxhit erezat e fresketa te lara e te copetuara dhe nenexhikun. Pasi te sigurohemi qe harxhi eshte ftohur i shtojme edhe vezet dhe i perziejme te gjitha bashke per te krijuar shperndarje uniforme te perbersve te harxhit.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Hapja e Peteve te Byrekut

Marrim brumin dhe e ndajme ne kulece. Nena ime e ben byrekun me 12 kulece qe behen bashke nga tre ne kater peta (2 poshte dhe 2 lart). Sipas deshires, ju mund ta beni edhe me me shume peta. I punojme kulecet me niseshte dhe fillojme te hapim tre te paret me diameter rreth 12 cm. Dy prej tyre i lyejme me vaj ulliri dhe pasi i sperkatim me paksa niseshte i veme njeri mbi tjetrin. Siper tyre veme te tretin te palyer me vaj. I bashkojme bashke dhe hapim peten sa tepsia e byrekut.

Shtrimi i Byrekut ne Tave

Lyejme tepsine me vaj ulliri dhe shtrojme peten e pare, e sperkatim me vaj ulliri dhe shtrojme peten e dyte. Te kjo e fundit shtrojme harxhin e byrekut dhe kthejme anet e petes se dyte. Anet e teperta te petes se pare, ato qe dalin jashte tepsise, i presim me thike dhe i shtrojme te harxhi duke krijuar nje pete me vete. I shtojme edhe dy petet e tjera dhe sigurohemi qe peta e fundit te lyhet teresisht me vaj ulliri qe te mos digjet. E fusim ne furre te ftohte dhe e gradojme me 200 grade per rreth nje ore. Por, sic thote nje kuzhiniere e famshme italiane “Ju e njihni soben tuaj”, ndaj lereni byrekun per aq koha sa te piqet poshte e lart, pamja finale duhet te jete si ne figure. Ju befte mire!

“Dashuria kalon permes stomakut.” – Proverb Shqiptar

Ne te njejten menyre gatuhet edhe byreku me gjethe sic i thote nena ime, apo me lakra te egra sic njihet rendom.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.