Marredheniet me Vjeherrit – Nje nga Kenaqesite e Jetes

Eshte e pamundur te numeroj ne perditshmerine time, se sa here kam degjuar nuse qe shajne vjehrrat. Por jo me te pakta jane heret kur kam pare vjehrra qe shprehin pakenaqesi per nuset e tyre. Pa folur pastaj per barcaletat dhe stereotipet qe ka krijuar media per keto marredhenie (thuhet se 60% e nuseve shprehen se vjehrrat e tyre jane ‘shtriga’). Une nuk kam pasur fatin te kem vjehrre, pasi e ndjera ka nderruar jete shume vite para se une te martohesha, ndaj gjithe kjo vorbull diskutimesh me beri kurioze te hulumtoja se cfare kerkimesh shkencore jane bere ne lidhje me marredheniet e cifteve te martuara me vjeherrit e tyre dhe cfare perfundimesh kane nxjerre ato.

“Adami dhe Eva ishin cifti me i lumtur dhe me me fat ne bote, pasi asnjeri nga ata nuk kishte vjehrre.”

Gjeja e pare qe me ra ne sy eshte se tema e marredhenieve te ciftit te martuar me vjeherrit eshte shume pak e studiuar dhe mbase kjo eshte nje nga arsyet perse keto marredhenie mbartin kaq shume konflikt dhe stres ne jeten e perditshme. Gjithsesi do sjell ne vemendjen tuaj disa perfundime nga disa kerkime shkencore te pas viteve 2000 per te pare se si qendron e verteta ne lidhje me kete teme. Disa nga rezultatet me interesante jane:

  • Cilesia e marredhenies pas marteses ndikohet nga periudha fillestare e njohjes. Keshtu, nese vjeherrit e pelqejne nusen/dhendrin e ardhshem qe ne fillimet e njohjes mes tyre, me shume gjasa marredhenia do jete e mire edhe pasi cifti te martohet. E kunderta eshte gjithashtu e vertete, nese nusja/dhendri nuk pelqehet qe ne fillim, marredhenia do jete e ftohte edhe pas marteses.
  • Vjehrrat jane me te rendesishme ne marredheniet me ciftin e martuar, pasi ato nderveprojne me shume me ciftin sesa vjeherrit.
  • Marredhenia e vjehrres me nusen/dhendrin nuk ndikohet shume nga marredhenia e vjehrres me femijen e vet. Prandaj gjendemi ne situaten kur vjehrra shkon keq me nusen, por i ka te shkelqyera marredheniet e djalin e vet dhe anasjelltas.
  • Studimet tregojne se kontaktet me te shpeshta mes vjehrres dhe nuses/dhendrit (sidomos flitet per ato pa shoqerine e femijes se vjehrres) ndikojne negativisht ne cilesine e marredhenies mes tyre.
  • Nuset dhe vjehrrat kane tendencen te kene raport me te acaruar mes tyre sesa dhendrit me vjehrrat.
  • Perfshirja e pjesetareve te tjere te familjes (motrat, vellezerit), pergjithesisht ka ndikim negativ ne marredheniet e ciftit me vjehrrat perkatese.
  • Pushimet jane nje nga pikat qe ‘acaron’ marredheniet e ciftit me vjehrrat, pasi berja e pushimeve pa ta konsiderohet mungese besnikerie.
  • Nje problem tjeter qe ndikon marredheniet eshte debati i perhershem mes vajzave dhe nenave te tyre ne lidhje me mospranimin e nderhyrjeve te nenave ne gjerat e tyre, kritikat, dhe ankesat e nenave per perjashtimin qe bijat iu bejne nga jeta e tyre. Keto debate rrisin pritshmerite qe nuset e ardhshme kane per probleme me vjehrrat per te njejtat ceshtje dhe rrjedhimisht edhe tensionin dhe negativitetin e lidhjes.
  • Studimet tregojne se marredhenia mes vjehrrave dhe ciftit nuk eshte aq konfliktuale sa reklamohet ne media.
  • Marredhenia e dhendrit me familjen e vajzes mund te ndikoje ne jetegjatesine e marteses se ciftit. Keshtu, burrat qe shkojne mire me vjeherrit tentojne te kene martesa me afatgjata se ata qe nuk shkojne mire. Nga i njejti studim rezulton se megjithese marredhenia e gruas me vjeherrit tenton te jete me konfliktuale, kjo marredhenie nuk ka ndikim ne cilesine e marteses mes ciftit.
  • Dy problemet kryesore qe hasin ciftet ne martese jane komunikimi dhe konflikti.
  • Vjehrrat me karriera te suksesshme preferojne qe nuset e djemve te mos jene gra ne karriere, ne menyre qe t’i perkushtohen plotesisht kujdesit dhe mbeshtetjes ndaj burrit dhe femijeve.

Shumica e gjetjeve te mesiperme vertetojne mendimin e pergjithshem per keto marredhenie kaq delikate. Arsyeja perse jane te tilla eshte fakti se jane marredhenie qe krijohen kur cifti eshte ne moshe te rritur, dhe bashkimi i tyre sjell edhe nje bashkim ‘te sforcuar’ te dy familjeve te origjines. Baza e ndertimit te marredhenieve eshte lidhja romantike mes ciftit, dhe kjo konsiderohet me e dobet se lidhja e gjakut qe ekziston mes anetareve te nje familje.

“Martesa eshte si nje tavoline me kater kembe – cifti, femijet, prinderit dhe vjeherrit. Nese le pas dore nje nga keto, martesa jote shembet ne toke.” – Siddhart Katragadda

Ja pra te dashur miq se si qendron e verteta ne lidhje me marredheniet nuse/dhender me vjehrrit. Asgje nuk eshte aq e keqe sa duket apo behet. Me me shume toleance e mirekuptim marredhenie te tilla mund te funksionojne, duke hequr nje pjese te mire te stresit qe na shkaktojne. Nese e gjeni kete artikull interesant per t’u lexuar, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.