Si te Gatuajme Pete Misri me Presh – Receta e Nenes

Ne keto dite dimri mendja me shkon gjithmone te gatimet tipike te kesaj stine. Nje prej tyre eshte Peta e Misrit dhe mami im e qan kur e ben me presh “qe i ka zene bryma se jane me te mire” sic thote ajo. E kam provuar kete gatim edhe nga duar te tjera, por ime e ben ndryshe, me te bute dhe shume te shijshme. Ajo perkujdeset shume qe perberesit qe merr per peten e misrit te jene sa me te mire, se ne fund te fundit sic thote populli amerikan “Garbagge in, Garbagge out.” (“Po perdore perberes jo te mire, edhe produkti final do dale jo i mire”). Ja ku fillojme me receten:

Perberesit:

5-6 Presh, vetem pjesen e bardhe

350 gr Miell misri, eshte mire te jete i porsabluar dhe i embel

400 ml Qumesht

Vaj ulliri

Kripe

Pergatitja:

Ne nje tigan hedhim dy luge vaj ulliri, e ngrohim dhe shtojme preshte te grire sic grihet qepa per gjelle. I kavardisim preshte sa te ulen, i shtojme pak kripe, nje gote qumesht dhe i leme te marrin vale. Kur preshi zbutet pak, i shtojme pjesen e mbetur te qumeshtit dhe e rregullojme me kripe aq sa duhet. Pasi perberja ne tenxhere vlon perseri, shtojme miellin e misrit dhe e perziejme ne menyre qe te mos krijohen kokrra. Vazhdojme ta perziejme derisa masa te jete e holle por pa leng. Marrim taven dhe i shtrojme leter kuzhine, e lyejme me vaj ulliri dhe hedhim masen e petes te pergatitur ne tigan. E nivelojme dhe e lyejme siper teresisht me vaj ulliri. Futet tava ne furre te parangrohur me 200 grade per rreth nje ore. Kujdes! Jeni ju qe e njihni soben tuaj, ndaj lereni derisa te piqet mire poshte e lart. Nena ime sugjeron ta shoqeroni me fasule per dreke apo me kos per darke. Ju befte mire!

“Ushqimi i thjeshte eshte shpeshhere, madje shumicen e hereve, ushqim i mire.” – Anthony Bourdain

Ushqimet tradicionale jane gjithmone shume te pelqyeshme, pasi na kujtojne aromat dhe kujtimet e femijerise. Nese ky artikull ju duket interesant dhe i nevojshem, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.