Ide si te Heqim Dhjamin e Barkut

“Mezi po pres kohen kur format dhe nje bel paksa i dhjamosur te quhet perseri seksi.” – Shakira

Nje nga arsyet perse shumica e njerezve heqin dore nga perpjekjet per renien ne peshe eshte veshtiresia qe hasin me hollimin e belit dhe sidomos me heqjen e dhjamit te barkut. E keni parasysh ate ndjesine kur peshorja te thote qe ke rene ne peshe dhe ti gjithe qejf merr te provosh veshjen e preferuar dhe i te ngrin buzeqeshja ne buze se rrobat nuk arrijne ne mberthehen? Une e kalova nje situate te tille para tre javesh, kur sapo kisha mbaruar nje diete te suksesshme dhe perseri fustani im i kuq nuk arrinte te mbyllej se pjesa e belit nuk ishte holluar sa duhet. Keshtu, mendova ta ndihmoja pak veten dhe po kerkoja per te gjetur menyra per shkrirjen e dhjamit te barkut. Dhe sic thote shprehja e urte “Kush kerkon, gjen”, gjeta disa pije interesante qe ndihmonin ne heqjen e dhjamit nese konsumohen para se biem ne shtrat. Po i ndaj edhe me ju, me shpresen se mund t’iu hyjne ne pune.

  • Lengu i Kastravecit – shtrydhni kastravecat e fresket dhe mbushni nje gote dhe pijeni cdo nate para gjumit per 30 dite. Nese keni veshtiresi per ta pire leng puro, hollojeni pak me uje dhe hidhini ca pika leng limoni.
  • Caj Xhinxheri – eshte nje caj i shijshem dhe pak djeges. Per ta pergatitur, hedhim disa copa xinxer te fresket ne nje ibrik caji dhe e veme ne zjarr te vloje per 5 min. Mund te konsumohet cdo darke i nxehte apo i ftohte per 30 dite rresht. Une e preferoj te ftohte dhe pa embelsues. Nderkohe qe po qe se e preferoni te nxehte duhet t’i shtoni ca pika leng limoni dhe pak mjalte.
  • Leng Ananasi – konsumohet i shtrydhur ne cast dhe i ftohte, ose mund ta ngrohni pak dhe ta embelsoni me mjalte e disa pika leng limoni. Edhe ky leng duhet te konsumohet per 30 dite rresht.
  • Caj Luleshtrydhe me Limon dhe Ereza – Kjo pije pergatitet e castit. Shtrydhni nje limon ne nje tas dhe shtoni aty edhe pjese te lekures se limonit. Shtoni aty luleshtrydhet e prera dhe pak mente te fresket.I mbulojme me uje te nxehte dhe i leme per 10 minuta te mbuluara. Hiqini lekurat e limonit dhe shtoni te tasi uje te ftohte dhe akull. Embelsoni cajin me mjalte dhe konsumojeni cajin ne cast. Perseriteni kete procedure per 30 dite rresht. Tani eshte periudhe e pershtatshme per te perdorur kete caj se ka luleshtrydhe me shumice ne treg.
  • Leng Qitroje te Kuqe (Grapefruit) me Kanelle – Fillimisht pergatitim cajin e kanelles, shtojme ne nje tenxhere nje gote uje, disa shkopa kanelle dhe 1 luge caji sheqer (sasia e sheqer varion sipas preferences). I veme ne zjarr dhe i leme te ziejne per shtate minuta. Pasi i heqim nga zjarri, shtrydhim nje qitro derisa te mbushim gjysem gote me lengun e saj. Bashkojme cajin e kanelles dhe lengun e qitros dhe me uje te ftohte derisa te mbushet nje gote. Mund t’i shtojme mente te fresket per shije. Lengu duhet te konsumohet para gjumit per 30 dite rresht.

“Nje bel i dhjamosur nuk mund te ngjalle kurrsesi mendime te bukura.” – St. Jerome

Keto ishin propozimet e mbledhura nga une per shkrirjen e dhjamit te barkut. Tre te paret i kam provuar dhe funksionojne shume mire. Me mbetet te provoj edhe dy te tjerat. Ndersa ju e keni vete ne dore se cilin nga keto pije do te filloni te perdorni duke iu pershtatur shijes tuaj. Nxitoni te filloni sa me pare qe kur te ngrohet koha e te vishni rroba me te lehta te habisni njerezit rreth jush me belin tuaj te holle dhe pa dhjame. Nese mendoni se ky artikull eshte i vlefshem, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.