Nje Menyre Tjeter si te Gatuajme Burani

Burania eshte nje pjate qe zakonisht gatuhet me spinaq dhe ne ne shtepine tone e kemi gatuar mot e jete. Vitet e fundit nena ime ka ‘shpikur’ nje recete te re, me te shendetshme dhe shume te shijshme per buranine, te cilen une do doja ta ndaja sot me ju si nje alternative tjeter per keto dite fillim-vjeshte. Teksa po shkruaj keto rradhe, kam ende ne goje shijen e mrekullueshme te buranise qe nena Xheni e beri sot per nder te lexuesve te FAMILY+ Blog. Ja ku fillojme me receten …

Perberesit:

1 tufe e vogel spinaq (100 gr), mundesisht fushe

1 tufe pazi, rreth 100 gr

1 tufe hithra, rreth 150 gr

4 qepe te njoma

100 gr mish vici/qingji te grire

1 domate

1 e 1/2 luge supe miell misri te verdhe ose polenta

2 kokrra veze

1 tufe majdanoz te fresket

1 tufe koper te fresket

kripe, piper

vaj ulliri

Pergatitja:

Barishtet (jeshillleqet) i pastrojme nga rrenjet, pjeset e kalbura dhe te zverdhura. Hidhres i perdorim vetem gjethet, ndersa spinaqi dhe pazija perdoren edhe bishtat kur jane te njome. I lajme jeshillleqet disa here me uje te bollshem. Kur uji te dale i paster i leme ne uje, mundesisht te filtruar, per te pakten 30 min dhe ne 5 minutat e fundit i shtojme ujit edhe pak uthull molle per te dezinfektuar barishtet. Veme ne zjarr nje tenxhere te thelle me uje dhe i hedhim pak kripe. Kur uji te vloje shtojme aty jeshillleqet e prera trashe dhe i ziejme per 2 minuta. I kullojme dhe i leme menjane.

Grijme qepet e njoma me gjithe bishta dhe i hedhim ne tiganin me dy luge vaj ulliri te para-ngrohur. I shtojme pak kripe, i perziejme dhe kur te ulen qepet i shtojme mishin e grire. I perziejme me luge druri duke u perpjekur qe te hapim te gjitha fletet e pjeseve te bardha te qepeve te prera ne rrotulla. Shtojme domatet e grira ne kubike te vegjel dhe i perziejme. Kur lengu ne tigan te shteroje i hedhim nje gote uje te ftohte dhe e leme te zieje deri sa te mbetet paksa leng dhe mishi te jete gatuar pothuajse plotesisht. Shtojme barishtet e perveluara ne tiganin e salces, i perziejme, i shtojme nje gote uje dhe i leme te ziejne derisa te ulet pak uji. Marrim miellin e misrit dhe e perziejme me nje filxhan kafe uje sa te zbutet dhe e shtojme te burania. E rregullojme buranine me kripe e piper sipas deshires dhe e leme te zihet derisa te jete trashet lengu nga mielli i misrit. Marrim vezet dhe i trazojme, shtojme majdanoz dhe koper te fresket te grire holle dhe kur te behen nje mase homogjene e shperndajme ne siperfaqe te buranise. E mbulojme tiganin me kapak dhe e leme me zjarr te ulet derisa te mpikset veza. Kujdes! Veza nuk mund te perzihet ndaj kujdesuni qe burania te kete ende pak leng kur i hidhni vezen, ne menyre qe te mos digjet ne fund. Ju befte mire!

“Nje pamje e jashtme e shendetshme fillon nga brendesia e shendetshme.” – Robert Urich

Nese deshironi ta shikoni vizualisht realizimin e kesaj recete ju lutem klikoni ketu.

Receta e mesiperme eshte per 4 persona dhe keshillohet te shoqerohet me sallate me patate dhe karrota te ziera. Kjo recete buranie eshte shume e pelqyeshme dhe e ushqyeshme edhe per femijet e vegjel, ndaj ju sugjeroj qe ta provoni per te gjithe familjen.

Per te bere te mundur realizimin e sakte te kesaj recete, pervec perberesve cilesore, nevojiten edhe enet e duhura (aletet sic iu thote tezja ime-:) Ne kemi perzgjedhur per ju disa produkte shume cilesore dhe me cmime ne oferte: (i) Set Tenxheresh dhe Tiganesh qe nuk ngjisin, (ii) Kullesen e Gjere perfekte per jeshillleqet, dhe (iii) Setin e Pjatave Buggati (6 cope). Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.