Qumeshti Magjik, qe lufton Ftohjen dhe Kollen

Vitet e fundit kam zhvilluar nje zakon ‘te papare’, semurem fiks para se te filloje dimri. Mesa duket ndryshimi i stineve nuk ndikon per mire ne trupin tim. Nentorin e kaluar u ftoha shume keq, mezi merrja fryme dhe kisha nje kolle aq te keqe sa kur kollitesha e ndjeja dhimbjen deri te brinjet. Trupi me dhimbte shume dhe ilacet, qe me dha mjeku, dy kura me antibiotike, nuk me dhane efekt fare. Nena ime ishte shume e shqetesuar se s’po dinte c’te bente per te permiresuar shendetin tim. Duke pyetur gjithandej, nje mikesha e saj i rekomandoi nje pergatitje, qe une tani e quaj ‘Qumeshti Magjik’, sepse mjaftoi qe ta konsumoja tre here ne dite dhe brenda javes u ndjeva shume mire. Dhe te mendosh qe kalova gjithe ate siklet kur zgjidhjen e kisha ne oborrin e shtepise.

Pergatitja e Qumeshtit Magjik

Jam e sigurt qe po mendoni se cfare lloj qumeshti eshte ky, qe arriti te zgjidhte aq shpejt nje situate, qe as ilacet nuk dhane rezultat. Ne fakt, eshte nje pergatitje shume e thjeshte me tre perberes: qumesht, rozemarine dhe mjalte.

Megjithese i thjeshte ne perberje, Qumeshti im Magjik dhe cudiberes eshte shume i thjeshte edhe ne pergatitje. Marrim 500 ml qumesht, e hedhim ne nje tenxhere te vogel dhe e veme ne zjarr derisa te vloje. Marrim nje dege rozmarine te fresket (rreth 15 – 20 cm te gjate) ose 1 luge supe rozmarine te thate dhe pasi e lajme dhe e thajme e shtojme tek qumeshti qe ka marre vale.

Presim sa qumeshti te fryhet dhe e heqim tenxheren nga zjarri. Sapo qumeshti te ulet e veme serish ne zjarr. E perserisim kete procedure edhe 2 here te tjera. Ne fund e heqim qumeshtin nga zjarri dhe me ndihmen e nje luge e shtypim degen e rozmarines qe te leshoje esencen dhe aromen e vet.

E hedhim qumeshtin e ngrohte ne nje filxhan caji dhe i shtojme nje luge mjalte natyral. Pasi ta pini Qumeshtin Magjik do te ndjeni nje reaksion ngrohes brenda ne trup, por efektin e vertete magjik do e beje ne kurimin e kolles dhe ftohjes.

Eshte e cuditshme se si deri ne ate moment gjithcka dija per rozmarinen ishte qe eshte nje bime mjekesore, qe ndihmon kujtesen dhe qe perdoret si ereze ne kuzhine. Qe nga momenti qe zbulova qumeshtin tim magjik, e kam pire ate rregullisht gjate gjithe dimrit. Sot, si zakonisht, pergatita goten time te qumeshtit magjik dhe mendova se eshte ide e mire ta ndaja me ju kete sekret timin.

“Shkencetaret kane zbuluar se nuhatja e rozmarines mund te rrise me 75% kujtesen.”

Hapsire per Blerje

Per te gatuar receta te tilla te shijshme per familjen tuaj, ju nevojiten mjetet e duhura ne kuzhinen tuaj. Per kete ne jemi kujdesur qe te zgjedhim per ju mjetet dhe pajisjet me te mira te kuzhines. Te gjitha keto mund t’i gjeni duke vizituar Listen e Kuzhines ne dyqanin tone online. Per ju sot kemi marre nga kjo liste disa produkte, qe perdoren per pergatitjen e recetes se sotme. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.