Edukimi i Femijeve me Kulture Ligjore – Eshte kjo Mbrojtja me e mire ndaj Abuzimeve?

Ne vrazhden e diskutimeve te shumta online ne lidhje me fenomenet kercenuese per femijet e mitur, te cilat ndodhin permes lojrave qe shfaqen ne vend te reklamave, dje po lexoja nje artikull te botuar nga nje faqe per nenat ne SHBA. Thelbi i tij ishte se fenomene te tilla nuk mund te luftohen duke izoluar femijet nga bota virtuale apo duke i thene femijeve “Ky eshte personazhi MOMO dhe bej kujdes kur ta shohesh qe te mos e degjosh cfare te thote”. Ekspertet psikologe per femije mendonin se te dyja keto veprime e nxisnin me shume femijen drejt ketyre rreziqeve. Per te mos folur me tej per ndikimin e shoqerise se femijes, te cilet kane akses ne te tilla gjera dhe i perdorin si mjete per te ushtruar bullizem tek femijet e tjere. Ekspertet rekomandonin qe prinderit te edukojne femijet se keto lloj fenomenesh jane te rreme, duke i dhene keshtu femijes nje arme te forte edhe per te ardhmen kur do mund te perballet edhe me me shume fenomene te tilla.

Artikulli me ngacmoi dhe me turbulloi disi, pasi nuk isha e qarte se si mund te edukohet djali im 5 vjecar ne lidhje me lajmet e rreme qe qarkullojne. Si mundet nje femije i moshes se tij te dalloje te verteten nga genjeshtra ne filmat e moshes se vet. Ne artikull thuhej te mos i besoni askujt?! Po si mundem une te thyej perbrenda femijen tim duke i thene mos i beso askujt dhe asgjeje? Kjo do bente qe ai te mbyllej ne vetvete dhe te mos ishte ne gjendje te eksploronte boten i lire. E shqetesuar nga keto mendime po bisedoja me motren time pikerisht ne lidhje me keto ceshtje dhe ajo solli ne bisede nje teori te veten se si ajo e mendonte edukimin e femijes me te miren dhe te keqen, te verteten dhe genjeshtren, falsiteti dhe bullizmin.

Teoria e saj ishte se edukimi i femijes ne lidhje me keto fenomene duhet te filloje nga edukimi i femijes me kulture juridike. E di qe tingellon pak si cuditshem se si nje femije 5 vjecar mund te mesoje ligjet. Por mendoj se duke e degjuar me shume, une fillova te kuptoj me qarte idete e saj. Femijet kane te drejta qe iu takojne nga ligji dhe kushtetuta, te cilat i mbrojne ata (femijet) nga pothuajse te gjitha abuzimet qe mund te behen me to. Edukimi duhet te filloje pikerisht duke iu mesuar femijeve keto te drejta. Duke bere kete, femijet fillojne te kuptojne se askush nuk ka te drejte t’i dhunoje (fizikisht apo psikologjikisht) dhe se keto gjera qe denohen nga ligji nuk duhet t’i pranoje qe te ndodhin tek vetja. Gjithashtu, femijet duhet te mesojne se gjerat e ndaluara nga ligji duhet te denonocohen dhe se denoncimi fillon duke folur me familjaret. Kjo do i bente femijet me te hapur per te shprehur problemet e tyre jo vetem permes vizatimeve, por edhe duke i artikuluar ato.

Pasi edukohen me te drejtat e tyre , femijet jane gati te mesohen edhe me detyrimet, pra gjerat te cilat ata duhet dhe nuk duhet te bejne. Mendoj se kjo eshte nje menyre shume e mire per te zvogeluar bullizmin si fenomen dhe per te ulur abuzimet e cdo lloji. Por qe kjo te ndodhe, duhet qe prinderit t’i mesojne ato vete ne rradhe te pare. Po sa te mire-informuar jane prinderit ne lidhje me te drejtat ligjore te femijeve te tyre? Po organet e drejtesise a i njohin dhe i pranojne ato? Se tani me vjen ne mend rasti i Divjakes qe pame mbreme ne TV, ku babai qe denoncoi ngacmuesin e te bijes se mitur u dhunua fizikisht nga vete policet ne sherbim, pikerisht ne zyrat e shtetit.

Mesa duket brezit tone i takon detyra qe te ndryshoje fillimisht veten, per te qene ne gjendje te mbrojme femijet tane dhe t’ rrisim ata te forte e plot me vetebesim. Kjo nuk eshte nje gje e thjeshte, duke marre ne konsiderate faktin se prinderit tane na kane edukuar me forcen e frikes dhe te mungeses se informacionit. Kjo e ben sfiden e edukimit te femijeve, ndoshta me te madhen per cdo prind pavaresisht nga pozita sociale apo pozicioni i larte i punes qe ben.

Mendoni se keto ide per edukimin e femijeve funksionojne ne praktike? Cfare tjeter mund te bejme ne si prinder per te mbrojtur dhe edukuar femijet tane qe te mos bien pre e abuzimeve? Ju lutem ndani opinionin tuaj permes komenteve tuaj te vyera. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.