Si te Gatuajme Sultiac te Shendetshem – Receta e Nena XHENIT

Sultiaci eshte nje nga embelsirat me te dashura per femijet. Ne ne shtepine tone e gatuajme shpesh, pasi te gjithe jemi te dashuruar me kete embelsire te lehte e shume te ushqyeshme. Deshira per te investuar ne nje ushqyerje te shendetshme, e ka shtyre nenen time qe te eksperimentoje receta sultiaci, te cilat eleminojne niseshtene, si nje produkt qe demton shendetin. Ndaj receta e sotshme vjen si nje propozim i permiresuar i recetes tradicionale dhe si nje ushqim i sigurte per t’u perdorur edhe nga femijet e vegjel. Le te fillojme me receten e sultiacit:

Perberesit:

1/2 gote oriz per supe, eshte oriz qe e trash lengun dhe e ben me te mire sultiacin

1 liter qumesht te fresket

3 luge supe miell orizi

3/4 gote sheqer, une perdor sheqer kaf se eshte me i shendetshem

kripe

Kanelle pluhur

Pergatitja:

Hedhim orizin e pastruar ne nje tenxhere me 2 e 1/2 gota uje dhe pakez kripe, nje maje luge kafeje. E leme te zieje duke e perzier derisa orizi te behet si llapa, me fare pakez uje. Nderkohe, hedhim qumeshtin ne nje tas dhe e perziejme me miellin e orizit. Kur orizi te behet llapa i shtojme perzierjen e qumeshtit dhe e perziejme mire. Shtojme sheqerin dhe vazhdojme ta perziejme derisa te filloje te vloje. E leme te zieje derisa te trashet masa dhe te vishet luga kur e nxjerrim nga tenxherja. Per t’u siguruar e provojme ne goje qe sultiaci te mos i vije era e miellit te orizit, por te jete shija tipike e embelsires. E hedhim sultiacin neper tasat e embelsirave dhe e sperkatim me kanelle pluhur. Nena Xheni keshillon qe sultiaci te konsumohet i ftohte.

“Cdo here qe ju hani apo pini dicka, jeni duke ushqyer semundjet ose duke i luftuar ato.” – Heather Morgan, Ms,NLC

Kjo recete eshte per 6 tasa sultiac dhe vjen si propozimi yne per ditet e fundjaves per te gezuar gjithe familjen. Ju befte mire! Nese ju pelqen ky artikull dhe mendoni se eshte i nevojshem, ju lutem mos harroni te pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.