LISTA E MË TË NDJEKURVE ONLINE – Çdo të Premte

Njerëzit e famshëm janë tepër magjepsës në sytë e njerëzve të thjeshtë. Ata shërbejnë si burim frymëzimi për miliarda njerëz rreth globit. Gjithmonë jam argëtuar duke ndjekur lajmet e showbiz-it dhe duke parë se sa mirë arrijnë njerëzit e famshëm të menaxhojne dashurinë dhe ‘urrejtjen’ në rrugëtimin e tyre të famës. Pavarësisht nga ndjenjat që janë në gjendje të provokojnë në turmë, ata ndiqen nga një numër i madh njerëzish dhe po ndikojnë në të gjithë brezat e tanishëm . Për shkak të zhvillimit të internetit, sot është më e lehtë për të ndikuar një numër të madh njerëzish me një video ose edhe me një fotografi të vetme. Mediat sociale janë shumë aktive dhe po shkurtojnë distancat midis njerëzve, si edhe po ndihmojnë njerëzit të komunikojnë si kurrë më parë.

Ne këtu te FAMILY+ Blog vendosëm të shtojmë në argëtimin tuaj të fundjavës disa lajme të freskëta për atë që ndodh me ndjekësit e njerëzve të famshëm në rrjetet sociale. Do iu tregojmë se kush janë 10 VIP-at më të ndjekur në botë duke marrë parasysh Facebook, Instagram dhe Twitter, të marra të gjitha së bashku. Kjo do të jetë LISTA E ME TE NDJEKURVE ONLINE e ditës së premte, dhe do të përditësohet çdo të premte në darkë. Për te mos e zgjatur më shumë me fjalë, kjo është renditja jonë e parë e të premtes
mbrëma :

LISTA E MË TË NDJEKURVE ONLINE – 1 Mars 2019

  1. Christiano Ronaldo 355.2 Mio ndjekës
  2. Justin Bieber 286.4 Mio ndjekës
  3. Taylor Swift 269.4 Mio ndjekës 
  4. Selena Gomez 264.3 Mio ndjekës
  5. Katy Perry 250.5 Mio ndjekës
  6. Ariana Grande 240.1 Mio ndjekës
  7. Rihanna 236.7 Mio ndjekës
  8. Kim Kardashian 218.6 Mio ndjekës 
  9. Neymar Jr. 214 Mio ndjekës 
  10. Shakira 208.4 Mio ndjekës  

Siç mund ta shihni influencuesit më të mëdhenj në botë më 1 Mars 2019 janë dy lojtarë futbolli, shtatë këngëtarë dhe një personalitet i mediave si Kim Kardashian. Muzikë – Sport – Media është trekëndëshi i fuqishëm përsa i perket ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. Janë këto profile që shërbejnë si shembuj për njerëzit e thjeshtë dhe janë heronjtë e brezit të ri. Nëse e shohim listën nga ana gjinore, njerëzit më me influencë online janë shtatë gra dhe tre burra. Ky është një fakt interesant pasi e kundërta ndodh me pushtetin në jetën reale, i cili kryesisht është në dorën e burrave.

Për t’u theksuar është se Christiano Ronaldo është mbreti absolut i rrjeteve sociale dhe pavarësisht akuzave të kohëve të fundit për përdhunim, mbetet njeriu më i adhuruar dhe i ndjekur nga njerëzit nëpër botë me një diferencë prej 68.7 milionë ndjekësisht nga vendi i dytë që zihet nga Justin Bieber.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë listë me kalimin e javëve dhe të shohim se si do të ndikohet nga ngjarjet dhe aktualiteti. Ndiqni FAMILY + Blog për t’u bërë pjesë e këtij argëtimi. Nëse ju pëlqeni listën tonë, ju lutemi ta ndani me miqtë dhe pasuesit tuaj në rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.