Sallata me e Mire ne Bote – Receta

Receta qe do sjellim sot per ju eshte nje sallate shume e shijshme, me pak perberes dhe qe mund te perdoret si sallate apo si garniture per pjatat e dyta.

Perberesit:

1 kg patate te kuqe, mund te perdoren edhe patatet normale

1 kavanoz me speca te kuq gogozhare

2 tufa majdanoz te fresket

2 karrota

vaj ulliri ekstra i virgjer

kripe

Pergatitja:

Fillimisht do pergatisim purene me patate. Une keshilloj patatet e kuqe, pasi ato kane me pak amidon dhe e bejne me te mire purene. Por mund te perdorni edhe patate normale, nga ato qe jane te verdha brenda; jo patate te reja se nuk bejne per pure. I lajme patatet sic jane me gjithe lekure dhe i veme te ziejne ne uje te ftohte me pak kripe. Kjo sallata del me e mire kur patatet zihen kokerr, pasi pureja del me e shijshme. Pasi patatet te jene zier aq sa kur i fut pirunin e embelsirave hyn e del lirisht, i heqim dhe i qerojme te nxehta, se po u ftohen nuk behen dot pure. Tek tenxherja qe u zien patatet veme karrotat per t’u zier.

I hedhim patatet e qeruara te tasi ku do pergatitet sallata dhe i presim me thike ne copa sa me te vogla. Pastaj, marrim nje luge te madhe dhe i shtypim patatet derisa pureja te jete gati. I shtojme kripe, lengun e gogozhareve dhe vaj ulliri. Te treja keto perberes shtohen pak nga pak ne sallate duke e perzier, derisa pureja merr shijen e duhur te thartires se lengut te gogozhares dhe vajit te ullirit. Kujdes! Kur gatuani me perberes te tharte duhet te keni kujdes me sasine e kripes qe perdorni se kripa dhe thartira forcojne shijet e njera-tjetres. Edhe per purene duhet te keni kujdes me sasine e lengut te gogozhares, pasi ne fund do shtohen edhe dy speca gogozhare te copezuara dhe keshtu mund te tejkalohet niveli i thartires.

Shtojme te sallata specat gogozhare te copezuara dhe majdanozin e prere holle. E perziejme mire sallaten qe perberesit te shperndahen ne menyre uniforme. Marrim pjaten dhe vendosim formen ne mes te saj. E mbushim formen me sallate, e heqim formen dhe e zbukurojme sallaten rreth e qark me karrota te ziera te prera si fije shkrepese. Siper e zbukurojme me pak majdanoz dhe gogozhare te prera imet. Dekori eshte ne shijen e gjithkujt, ndaj mund te beni si te doni ju. Kusheriri im kuzhinier, qe e pelqen shume kete sallate, e zbukuron edhe me ullinj e veze te ziera te prera ne feta. Une e pelqej te thjeshte, sic eshte pershkruar me lart. Ju befte mire!

Per ta pare vizualisht realizimin e kesaj recete mund te klikoni ne link-et e meposhtme:

You Tube: Sallate me Patate dhe Gogozhare

Instagram: Sallata me Patate dhe Gogozhare

Facebook: Sallata me Patate Pure

Nese e pelqeni kete recete dhe mendoni se eshte e nevojshme, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.