Disa Keshilla Praktike per Mirembajtjen e Lekures se Fytyres

Lekura e fytyres eshte me e ekspozuara ndaj faktoreve te jashtem, ndaj kerkon perkujdesje te vecante dhe te vazhdueshme. Pervec rendesise qe kane perdorimi i produkteve sa me cilesore dhe sa me afer natyrales, per te arritur rezultate sa me te mira duhen mesuar gjerat si duhet, permes keshillave nga ekspertet. Ja disa keshilla qe ju ndihmojne ta beni me efektive perkujdesjen per fytyren tuaj.

Keshilla I: Pini sa me shume uje. Per te patur nje shendet te mire ne pergjithesi dhe nje lekure te mire-hidratuar duhet te konsumoni te pakten 2 lt uje ne dite. Kjo do ndihmonte qe lekura te plaket me vone dhe te jete me e bute.

Keshilla II: Perdorni gjithmone krem me faktor mbrojtes SPF 50. Dielli eshte nje nga shkaktaret kryesore te demtimit dhe plakjes se lekures se fytyres. Kremi mbrojtes duhet te kete filter te larte mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Keshilla III: Kujdes duhet bere qe te mos perdoren produkte kozmetike me shume se c’duhet. Psh. nese merrni produkte qe bejne pastrimin e lekurave te vdekura, nuk duhet te merrni te gjithe linjen te tille (pastruesin, kremin, masken, etj.), pasi keshtu e ‘gerryeni’ lekuren me shume se c’duhet. Nese nje nga produktet eshte i tille, pjesa tjeter duhet te plotesoje efektin, ta hidratoje lekuren, ta ushqeje e me rradhe.

Keshilla IV: Mesoni rradhen e vendosjes se produkteve ne lekure, ne menyre qe te perftoni efektin optimal te tyre. Rradha qe rekomandojne ekspertet eshte: pastruesi – toniku – fondatina – serumi – kremi i syve – kremi hidratues – vaji – kremi mbrojtes (SPF).

Keshilla V: Mos harroni te trajtoni lekuren e qafes dhe pjesen e siperme te buzes. Nje pjese e mire e njerezve harrojne se lekura e qafes eshte njelloj e ekspozuar ndaj faktoreve te jashtem si edhe ajo e fytyres. Njekohesisht, per shkak te levizjeve te vazhdueshme, lekura e qafes eshte e para qe ‘sulmohet’ nga rrudhat. Ndaj trajtoni njesoj si lekuren e fytyres edhe ate te qafes. Rregulli paresor per qafen eshte qe cdo aplikim produkti duhet ta beni duke filluar nga fundi i qafes me levizje nga poshte lart. Nje pjese e fytyres qe anashkalohet eshte buza e siperme. Ajo duhet te trajtohet edhe me kremin e syve per te siguruar shmangien e rrudhave te vogla qe formohen aty per shkak te mimikes dhe levizjes.

Sic ua kam shpjeguar te artikulli “Nje Kure Natyrale per Zvogelimin e Rrudhave” eshte shume e rendesishme qe aplikimin e produkteve ne fytyre ta beni ne drejtimin e duhur per te ndihmuar ne pakesimin e rrudhave.

Nje keshille praktike nga ana jone eshte qe te mos neglizhoni vizitat ne sallonet e estetikes, ku te lejoni profesionistet te trajtojne lekuren tuaj, jo vetem ate te fytyres. Keshillat e mesiperme vlejne per mirembajtjen ditore dhe nuk munden te zevendesojne prekjen e nje profesionisti.

Keto ishin keshillat bazike qe donim te ndanim me ju per kujdesin e lekures se fytyres. Kujdesi per lekuren eshte nevoje universale si per femrat edhe per meshkujt, ndaj keto keshilla apikohen per te dyja gjinite. Nese mendoni se ky artikull eshte i nevojshem, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.


Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.