Si te Mbjellim Lule ne Vazo – Keshilla nga Nena XHENI

Pranvera sapo ka trokitur dhe e gjithe vemendja e nenes time eshte perkushtuar tek rregullimi i luleve te saj. Ne kemi nje mini-kopesht ne shtepi te perbere nga tre ballkone plot e perplot me vazo me lule. Disa prej tyre jane shumevjecare dhe te tjerat jane sezonale. Nena Xhenit i pelqen qe ballkonet te kene vazhdimisht lule te celura, ndaj kombinon jetegjatesine e luleve. Do kemi rast nje here tjeter te marrim nje rrefim te plote te menyres se si ajo i organizon lulet e saj. Por me lejoni t’iu them dicka: dashuria dhe perkujdesja qe ajo iu jep luleve eshte nje mrekulli ne vetvete dhe shume frymezuese.

Si te mbjellim Lule ne Vazo

Cfare doja te ndaja me ju sot eshte mbjellja e luleve ne vazo. Ne dukje konsiderohet si nje proces shume i thjeshte. Ne fakt kerkon realizimin me kujdes te te gjitha fazave te nevojshme per te patur me pas nje bime qe hedh rrenje dhe dekoron me delikatese ambjentet e shtepise.

Me poshte do gjeni hapat per mbjelljen e luleve ne vazo:

Hapi 1: Pergatisim Vazon

Ka dy situata qe mund te gjendeni ne kete hap:

Situata I: Kur Vazoja eshte bosh fare.

Ne kete rast per te pergatitur vazon do na duhen: zhavorr i trashe, rere dhe dhe. Marrim vazon dhe e kontrollojme nese i ka te hapura te gjitha vrimat (zakonisht jane 4 ose 5 vrima ne fund te vazos). Nese nuk jane te hapura, merrni nje kacavide dhe hapini vete ne forme te rregullt rrethore. Mbusheni fundin e vazos me zhavorrin e trashe sa te mos duket me fundi i vazos. Siper hidhini nje shtrese rere qe do ruaje kriperat minerale brenda vazos. Pastaj mbusheni me dhe duke u siguruar qe ne mesin e saj te lini nje grope te hapur sa c’eshte madhesia e vazos se lules per t’u mbjelle.

Situata II: Vazoja eshte me dhe, pasi ka patur lule me pare.

Punoni dheun e vazos qe te hiqni cdo lloj rrenje apo kercelli nga bima e meparshme. Sigurohuni qe ta shkriftoni dheun plotesisht, deri ne thellesine e vazos. Pastaj sistemojeni dheun duke lene nje grope ne mes te saj sa madhesia e vazos se lules per t’u mbjelle.

Hapi 2: Pergatisim Lulen per Mbjellje

Ne pjesen me te madhe te kohes, ime me i blen lulet te vogla dhe ne kete rast ato vijne bashke me dheun e vet te rrenjet. E heqim me kujdes lulen duke e kthyer me koke poshte dhe duke shtypur vazon rreth e qark qe ta shkepusim nga dheu. Pastaj e kapim bimen te kercelli dhe e terheqim me kujdes qe te mos prishet as bima dhe as dheu i rrenjeve. Nese lulet i marrim si shklesa, zakonisht jane rastet kur t’i jep ndonje komshi apo kusheri, atehere e fusim shklesen ne nje gote me uje derisa te leshoje rrenje dhe kur t’i dalin rrenjet eshte gati per mbjellje.

Hapsire per Blerje

Sikurse lulet kerkojne perkujdesje te vecante gjate stines se ringjalljes, edhe zonjat duhet t’i kushtojne nje vemendje te vecante look-ut gjate stines se ngrohte. Ne ju propozojme 2 Sete per Make Up, me produkte teper cilesore te markes Farmasi. Setet vijne me ulje fantastike, te vlefshme deri me 31 Maj 2020.

Porositni SETIN per MAKE UP 1 qe ofrohet sot me oferten ekskluzive me 60% ulje per vetem 1,599 leke. Seti permban 3 produkte unike (Krem Puder VFX PRO, Primer Strobe dhe Blush per faqet), qe do iu bejne te dukeni te mrekullueshme ne foto dhe ne postimet ne rrjetet sociale.

Porositni SETIN per MAKE UP 2 (me tre produkte: Fondatina BB, Rimeli Deep Black Mascara dhe Peneli Farmasi). Kurseni mbi 65% te vleres origjinale dhe bejeni tuajin kete set per vetem 999 leke. Oferta vlen deri me 31 Maj 2020.

Produktet e seteve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, inbox ne Facebook, ne whatsapp 0697808908.

Hapi 3: Mbjellim Lulen

Lulen qe do mbillet e marrim dhe e fusim tek gropa qe kemi lene te hapur ne vazo. Duhet patur kujdes qe dheu i vazos te mos jete i thare. Nese eshte keshtu, duhet ta lagni pak pjesen e gropes ku do futet lulja. Kur lulen e kemi me rrenje me dhe, e fusim me kujdes te teren ne grope. E shtyjme poshte me kujdes, qe te zere vend mire. Duhet patur kujdes qe lulja te vendoset drejt. Pra pjesa e siperme e dheut te lules te jete paralel me vizen e siperme te vazos.

Nje gje tjeter per te patur parasysh. Siperfaqja e dheut te lules per t’u mbjelle duhet te jete rreth 2 cm me poshte se buza e siperme e vazos. Kjo do lejoje qe vazoja te mund te ujitet me lehtesi.

Kur lulja eshte me rrenje pa dhe, e zvogelojme gropen sa madhesia e rrenjes. E fusim bimen brenda duke futur edhe 1 cm kercell brenda lartesise se gropes.

Hapi 4: Rregullojme Dheun e Vazos

Pasi kemi futur lulet ne pozicionin e duhur, fillojme te mbushim me dhe pjesen e gropes te mbetur hapur. Marifeti ketu eshte qe dheu duhet te hidhet nga pak nga te gjitha anet. Sigurohuni qe lulja te mos marre ane, por te rrije drejt.

Pasi e mbushim me dhe, i fusim duart te pjesa rrotull lules dhe duke perdorur nga dy gishta per secilen dore e shtypim me kujdes qe te zere vend. Gjate shtypjes sigurohemi qe lulja te rrije drejt dhe te mos kete me hapsire boshe poshte dhe anash saj. Ngjeshja e dheut ben qe lulja te zere me shpejt ne vazon e re. Ky proces duhet kryer me delikatese qe te mos demtohet lulja e re.

Pasi e kemi sistemuar mire lulen, vazhdojme me sistemimin e dheut te vazos. I japim dheut nje forme pakez me te ngritur te pjesa e kercellit te lules. Kjo behet per t’a mbajtur bimen e re sa me drejt. Gjithashtu, me kalimin e kohes rrenjet e bimes do e ulin poshte dheun me te pakten 2 cm. Ndaj, me kohen siperfaqja e dheut te vazos do te sheshohet ne te njejtin nivel. Vazoja duhet te mbushet me dhe jo me shume se 2 cm nga buza e siperme e saj.

Hapi 5: Ujitim Bimen e Mbjelle

Bima e sapombjelle ka nevoje per uje qe te ndihmoje rrenjet te depertojne me shpejt ne dheun e ri. Sigurohuni qe ta ujisni vazon me uje sapo ta perfundoni mbjelljen. Hidhini pakez uje tek pjesa e rrenjeve te bimes. Te njejtin veprim duhet ta perserisni cdo dite per 3 dite rresht, sa here qe mbillni nje lule te re.

Nena im mbolli dy vazo me lule manushaqe dje. Nese deshironi ta shihni se cfare ndodhi, ju ftoj te shihni kete video:

Pranvera eshte stina me e bukur persa i perket bimesise, pasi eshte stina e ringjalljes dhe rregullimit te tyre. Kjo kerkon qe pikerisht tani ne pranvere, ne t’i kushtohemi me shume hijeshimit te ambjenteve ku jetojme e punojme me lule natyrale. Ato na kenaqin jo vetem syrin por edhe na dehin me aromat e tyre te fresketa e te mrekullueshme.

Per te pare procesin e plote te zevendesimit te luleve ne vazo, ju ftoj te shihni videon ne vazhdim:

Ne vijim do iu sjellim te tjera artikuj ne lidhje me bimet ne shtepine tuaj, per t’iu ardhur ne ndihme per dekorimin natyral te ambjenteve tuaj; ndaj follow blogun tone per te mos i humbur.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.