Pastrimi i Shtepise – Kalendari i Kryerjes se Puneve te Shtepise

Pastrimi i shtepise eshte nje nga detyrat, qe konsumon nje kohe te konsiderueshme te pjesetareve te familjes (sidomos te zonjave), pasi kerkon perseritjen e puneve te shtepise ne baza te rregullta. Nje faktor tjeter eshte se shumica e njerezve nuk jane te kujdesshem per te evituar rremujat dhe ndotjet e panevojshme ne shtepi. Sidomos kjo gje behet edhe me evidente ne familjet me femije te vegjel, te cilet kerkojne pasterti maksimale dhe shkaktojne jo pak rremuje.

Per t’i ardhur ne ndihme njerezve ne lidhje me krijimin e nje rutine te shendetshme per pastrimin e shtepise, si edhe per t’iu dhene fund debateve pa fund neper familjet e zgjeruara ne lidhje me kete argument; jane kryer nje sere studimesh, qe percaktojne frekuencen e pastrimit te objekteve te ndryshme ne shtepi. Ne i kemi permbledhur keto sugjerime ne trajten e nje kalendari, qe mund ta perdorni si orientim per organizimin e kohes tuaj ne dispozicion te pastrimit te shtepise.

CDO DITE

Pastrimi i lavamanit te kuzhines – Cdo dite, pasi eshte vendi me perqendrimin me te larte te mikrobeve dhe bakterieve ne shtepi. Ketu perfshihet edhe larja e eneve te kuzhines dhe pastrimi i vendit ku gatuhet.

Kompjuteri – sipas nevojes. Kujdes! Nje studim i kryer thote se kompjuteri mbledh 5 here me shume bakterie se sasia qe gjendet ne tualetin e shtepise. Ne e shtuam pastrimin e tij te kjo frekuence se u trembem nga numri i larte i mikrobeve qe mblidhen te kompjuteri.

CDO JAVE

Floket – Cdo dy dite, pasi larja e perditshme e flokeve do hiqte vajrat natyrale te tyre dhe do conte ne tharjen e flokeve dhe djegien e majave te flokeve.

Carcafet – Nje here ne jave, per te mundesuar heqjen e pluhurave, djerses dhe elementeve te tjera qe nxisin alergjite.

Kuleta – Nje here ne jave. Studimet tregojne se ne kulete mund te mbarten bakterie E-coli dhe te tjera bakteria te demshme per shendetin.

Peshqiri i banjes – nje here ne jave, me kusht qe ta ajrosni mire mbas cdo perdorimi.

Mobiljet e drurit – nje here ne jave. Keshillohet qe te dyllosni disa here ne vit mobiljet e drurit qe te mos thahen e gervishten.

Tualeti – nje here ne jave. Kjo frekuence eshte e nevojshme per t’u mbrojtur nga bakteriet dhe mikrobet qe grmbullohen aty.

Xhinset – cdo 4 -5 here qe vishen. Pergjithesisht, rrobat lahen mesatarisht nje here ne jave, pasi duhet te ndahen sipas ngjyrave per t’u lare ne lavatrice. Kjo nuk do te thote se do lahet nje lavatrice ne jave, por te gjitha rrobat e perditshmerise lahen nje here ne jave.

Sytjenat – Pas 3 – 4 here perdorimi. Keshillohet te mos vishni te njejten pale sytjena dy dite rresht, pasi demtohen pjeset elastike, te cilat duan pak kohe te kthehen ne normalitet.

CDO MUAJ

Lavatricja – Nje here ne muaj

CDO 3 MUAJ

Furra e sobes – Nje here ne 3 – 6 muaj. Kujdes! Sa me gjate ta lini aq me veshtire eshte te pastrohet yndyra dhe njollat e tjera. Ne varesi te shpeshtesise se perdorimit te furres se sobes, mund te pastrohet edhe me shpesh.

CDO 6 MUAJ

Dysheket – Cdo 6 muaj duhen pastruar me themel per te hequr bakteriet, pluhurat dhe gjurmet e djerses.

Jasteket – Cdo 6 muaj. Sipas nje studimi jasteket behen me te rende me kalimin e kohes pasi mbledhin pluhura alergjike.

Xhamat e dritareve – te pakten dy here ne vit.

Kondrabufeja – duhet te pastrohet te pakten dy here ne vit, duke u siguruar qe enet e ushqimeve pastrohen rregullisht sa here perdoren.

Dollapi i rrobave – cdo 6 muaj. Kjo frekuence perkon me nderrimin e stineve dhe diten qe levizen rrobat behet edhe pastrimi me themel i dollapit te rrobave.

CDO VIT

Moketi/Tapetet – Nje here ne vit duhen pastruar me pajisje profesionale per moketet qe nuk levizen dhe duhen lare per tapetet.

Sic mund te kuptohet, baza e ndertimit te kalendarit te mesiperm per pastrimin e shtepise eshte mbajtja paster e shtepise persa i perket bakterieve dhe mikrobeve. Ne ndertimin e kalendarit eshte marre ne konsiderate te jetuarit ne nje ambjent brenda standarteve te lejuara persa i perket ndotjes se ujit dhe te ajrit. Secili prej nesh duhet ta pershtase kete kalendar me situaten ku ndodhet. Psh. nese jetoni ne nje qytet te ndotur duhet shpeshtuar frekuenca e kryerjes se disa prej puneve te shtepise te permendura ne kalendar.

Cfare me ben pershtypje mua eshte fakti se ky kalendar nuk perputhet ne disa pika me ate qe ne kemi mesuar nga nenat tona. Me kujtohet si tani se ne shtepine tone muaji ishte cikli i plote per pastrimin e shtepise dhe cdo lloj pastrimi duhej te behej te pakten nje here ne muaj. I vetmi perjashtim ishte lyerja e shtepise, qe behej nje here ne vit dhe qe siguronte levizjen e gjithckaje nga vendi. Ka qene keshtu edhe ne shtepite tuaja?Pyetja qe me vertitet ne koke tani eshte: Jemi ne shqiptaret me te piste se pjesa tjeter e botes, apo mania per te bere sa me shume pune shtepie vjen si efekt i ambjentit dhe nderhyrjes me teper se c’duhet ne punet e njeri – tjetrit? Shpresoj qe opinionet tuaja te me ndihmojne t’i jap pergjigje kesaj pyetje.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant per t’u lexuar dhe i dobishem, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ta ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.