Si te gatuajme Qofte Shtepie

Une i dua shume qoftet, dhe aq shume me pelqejne sa ca kohe kerkoja neper Tirane te gjeja vendet e duhura per te blere qofte te mira. Por, me kalimin e kohes qoftet e blera e humbisnin shijen e mire. Ndaj, iu qepa tezes te me mesonte receten e qofteve te shtepise, qe me bente kur shkoja te shtepia e saj. Receta e sotme eshte nje version i pershtatur nga une vete ne vite. Shpresoj qe t’iu pelqejne edhe juve po aq sa atyre qe kane provuar qoftet e mia me nam -:) Ja ku po filloj me receten:

Perberesit:

  • 400 gr mish te grire vici; me mish lope behen edhe me te mira
  • 1 qepe mesatare, une perdora qepe te kuqe
  • 1 hudher mesatare, une i perdor nga ato fare vendi qe jane me te vogla
  • 2 kokrra veze
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • Miell gruri, ose buke e pjekur e thermuar qe shitet e gatshme
  • Kripe, piper, nenexhik, rigon, vaj luledielli.

Lexo te tjera RECETA GATIMI SHTEPIE.

Perberesit e Qofteve me Mish

Pergatitja:

Qepet dhe hudhrat i bejme me rende, qepet te pjesa e trashe dhe hudhrat tek pjesa e imet. Si alternative mund te perdorni edhe blenderin. Shtojme mishin e grire, vezet, erezat e thata, kripe dhe majdanozin e grire holle. Sasia e erezave te thata, kripes, hudhrave dhe qepes jane ne varesi se sa pikante i pelqeni qoftet. Gjithsesi, si rregull i pergjithshem, erezat e thata maten me sa kapin mollezat e gishtave dhe mund te hidhen maksimumi dy sasi te tilla/erez.

I perziejme te gjitha bashke derisa krijojme nje mase homogjene, qe del paksa e bute. I shtojme miellin e grurit ose buken e thekur te thermuar per t’a bere brumin e qofteve me te plote dhe qe te mos ngjisi neper duar. Keshilla ime eshte t’a lini brumin e qofteve te mbuluar me celofan te pakten per 1 ore ne frigorifer perpara se t’i gatuani qoftet. Kjo ben qe aromat e perberesve te unifikohen dhe qoftet dalin me te mira.

Lagim duart me uje dhe i japim brumit formen e qofteve sipas deshires: rrumbullake te vogla, ne forme cilindrike apo formen tipike te qofteve te shtepise. Per te gatuar qoftet mund t’i piqni ne furre ose t’i skuqni ne tigan. Nese i piqni ne furre, shtroni leter furre te tepsia dhe rreshtoni qoftet. Lyejini me vaj me furce dhe futini te piqen ne furre te parangrohur me 250 grade per rreth 40 minuta. Kujdes! Jeni ju qe njihni soben tuaj, ndaj lerini qoftet derisa te piqen plotesisht.

Shikoni te tjera Receta Qoftesh.

Nese do i skuqni, si keto qe gatova une sot, duhet te nxehni vajin ne nje tigan dhe te vendosni qoftet. Keshille: kur skuqni ne tigan perdorni zjarr mesatar qe produktet te skuqen edhe ne brendesi dhe te mos perzhiten vetem nga jashte. Ju befte mire!

Qoftet e shtepise mund te konsumohen ‘te thata’ apo mund te gatuhen me salce. Qoftet gjithashtu shkojne shume me Sallaten me Patate dhe Gogozhare te postuar me pare ne kete blog. Ne ditet ne vijim do iu sjellim nje recete te qofteve me salce perimesh, ndaj follow blogun tone per te mos e humbur.

Nese deshironi te shihni vizualisht realizimin e kesaj recete, klikoni ne link-un e meposhtem:

You Tube: Si te Gatuajme Qofte Shtepie

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Lexoni me shume RECETA PER FEMIJE.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Per te pare me shume Receta me Mish, klikoni ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.