7 Marsi – Dita kur Perkulemi para Mesuesve

Nena ime ka qene mesuese dhe ne shtepine tone kemi festuar gjithmone dy festa rresht 7 Marsin dhe 8 Marsin. Edhe tani qe eshte ne pension, dhe ne femijet jemi shperndare, ne vazhdojme traditen dhe cdo 7-8 Mars mblidhemi te nena dhe e festojme. Qe kur isha femije, me kujtohet buzeqeshja fisnike plot krenari e nenes time ne diten e festes se mesuesit. Perkujdesja qe tregonte kur pergatiste embelsirat per nxenesit, qe na vinin per vizite ne shtepi, dhe kenaqesia qe i lexohej ne fytyre kur merrte lule ne diten e festes. Pjesa me interesante e festes se 7 Marsit ishin urimet e shumta, qe merrte nga ish-nxenesit e saj, te cilet nuk e harronin kurre mesuesen e tyre te klases se pare. Ime me permbytej ne kujtime teksa lexonte kartolinat dhe me vone mesazhet sms ne celular.

Une vete kam shume histori me festen e 7 Marsit, se duke u rritur me nostalgjine e festimit te kesaj feste me shume gezim ne shtepi, vazhdimisht merrja iniciativa per te uruar publikisht mesuesit per 7 Marsin. Me kujtohet njehere kur ishim ne universitet, se si organizova ish-klasen time te pare, tashme te gjithe studente, te shkonim per vizite te mesuesja jone e klases se pare. Ishte nje emocion ndryshe, por fatkeqesisht nje pervoje qe nuk u perserit me. Dhe shume e shume histori te tjera -:)

“Mesuesia eshte ai profesion, qe krijon gjithe profesionet e tjera.”

Por nuk dua t’iu merzis me me historite e mia personale, se ky artikull ne te vertete iu kushtohet mesuesve. Atyre zonjave dhe zoterinjve te nderuar, qe nder vite paten kurajon te merrnin persiper peshen e edukimit te brezave te tere, qe sot drejtojne institucionet me te larta shteterore, apo zoterojne e menaxhojne biznese te medha, apo edhe ata qe kane korrur sukses nderkombetar. Te gjithe keta njerez jane produkt i nje pune te palodhur te bere nga nje armate e tere mesuesish te shperndare ne te gjithe Shqiperine.

Respekt ne kete dite per mesuesit tane te dashur, te cilet na ndihmuan te formojme mentalitetin dhe karakterin tone. Faleminderit per dijet qe na dhate dhe per durimin qe keni treguar me ne. Faleminderit per dashurine qe na keni ofruar gjate gjithe jetes shkollore, por edhe per ‘ligesine’ qe disa prej jush hodhen mbi ne. Te gjitha ishin mesime se jeta nuk shkon gjithmone fjolle dhe ne jete duhet te dijme te perballemi me te gjitha llojet e emocioneve dhe sjelljeve.

Mirenjohja e pafundme e gjithe kombit shqiptar shkon perjete per mesuesit e shkolles se pare shqipe, te cilet sakrifikuan gjithcka per te ndertuar institucionin e shkolles shqipe.

Dhe se fundmi, me lejoni t’i bej nje dedikim dhe urim mesueses me te mire ne bote, NENES TIME. Personit qe e ka ushtruar kete profesion gjate gjithe karrieres se vet me shume pasion e shume dashuri. Faleminderit mami qe na mesove ta duam dijen dhe te investojme tek ajo gjate gjithe jetes. Ti je frymezimi me i mire per ne se si njeriu duhet ta dashuroje profesionin e vet dhe te jape me te miren e vetes teksa e ushtron ate. Faleminderit qe je aq e perulur ne madheshtine tende, pasi ke mesuar te shkruajne, te lexojne e te enderrojne mijera nxenes te shperndare ne gjithe boten sot. Keto mimoza jane per ty. Gezuar 7 Marsin!

Nese ky artikull ju ben te ndiheni nostalgjik per mesuesit tuaj, bashkojuni urimit tim dhe shperndajeni ate tek miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Mos harroni te na ndiqni ne mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.