8 Marsi – Festa e Nenes dhe e Gruas

Besoj e dini historine e Dites se Nenes, 8 Marsit. Per ata qe e kane harruar me lejoni t’ua kujtoj edhe njehere sot.

Sipas Wikipedia, ideja per pasjen e nje dite per nder te gruas lindi ne vendet komuniste te Lindjes, edhe pse per here te pare me 28 Shkurt 1909 ne New York, SHBA u organizua festa e pare per nder te grave. Nje vit me vone u mbajt Konferenca Nderkombetare Socialiste e Gruas ne ish-Bashkimin Sovejetik dhe nje nga vendimet e saj ishte qe te dedikohej nje dite ne vit per grate. Dhe meqenese me 8 Mars 1917, grate ne Rusi moren te drejten e votes u vendos qe kjo dite te quhej Dita e Gruas. Kjo feste u festua vetem ne vendet ish-komuniste deri ne vitin 1975, vit ky qe festa u pranua boterisht nga Kombet e Bashkuara.

Simboli i kesaj feste jane te drejtat e grave, ndaj ne shume vende te botes me 8 Mars organizohen protesta per te drejtat e grave. Shqiperia si nje vend ish-komunist ruan traditen e festimit te kesaj feste, duke i dhene me shume ngjyrimin e Festes se Nenes. Me 8 Mars nderohet memesia si institucion themeltar i familjes dhe shoqerise. Po si e festojme 8 Marsit ne vitet e fundit ne Shqiperi e mbare boten? Jetojme ne nje periudhe relativisht ‘te zymte’, kur dhuna ne familje eshte fatkeqesisht nje fenomen i perhapur dhe ne rritje. Viktimat e dhunes ne familje jane kryesisht grate, duke bere keshtu qe atyre (grave) t’iu mohohen dy te drejta themelore: e drejta e jetes dhe e drejta e lirise. Nje tjeter e drejte qe grate ende nuk e gezojne ne pjese me te madhe te globit, eshte e drejta e barazise gjinore. Grate zene me pak pozicione drejtuese se burrat, dhe paguhen me pak se burrat per te njejten pune, e per te njejtat pergjegjesi. E drejta e abortit eshte nje tjeter e drejte e mohuar per grate ne nje pjese te konsiderueshme te globit.

Por, grate kane lindur te bekuara, pasi ato kane privilegjin te sjellin femije ne jete dhe te perjetojne mrekulline e lindjes se jetes nga trupi i tyre. Te qenurit NENA eshte forca me e madhe e tyre dhe nga buron dhembshuria, dashuria, pasioni per jeten dhe aftesia per te bere gjithcka te mundur. Ngrohtesia e gjoksit te nenes eshte nje nga emocionet qe njeriu nuk mund ta harroje kurre ne jete; dhe kete ta fal vetem nje njeri ne bote: Nena. Nena meriton gjithcka: dashuri, mirenjohje, perkushtim, respekt, admirim, etj. Mbi te gjitha ajo meriton vemendje dhe prezence. Nuk ka gje me te vyer ne jeten e nje nene, se sa koha qe kalon me femijet e saj. Ato momente sherbejne si burim emocionesh pozitive dhe riperteritje forcash per cdo nene. Ne si femije nenash qe jemi vete, dhe gjithashtu si nena femijesh mundemi ta kuptojme me mire se kurrkush tjeter kete ndjesi. Apeli im ne kete 8 Mars per te gjithe ju miq te dashur, eshte qe t’i doni dhe respektoni nenat tuaja. Sidomos ju qe i keni nenat larg, jini prezent ne jeten e tyre. Sigurohuni qe ajo cfare ndjeni ne zemer per nenen tuaj te konkretizohet edhe me veprimet tuaja.

Gezuar 8 Marsin Nena te Dashura! Gezuar Festen Femrave Shqiptare kudo qe ndodhen ne viset shqiptare dhe neper bote! Uroj sa me shume shendet, dashuri e lumturi per te gjitha ju. Uroj te kete sa me pak nena shqiptare te vetmuara e te trishtuara. Uroj qe vendin e loteve ne syte e nenave ta zere gezimi e buzeqeshja ne kete 8 Mars, dhe ne shume vite te tjera qe do vijne. Uroj te shoh sa me shume femra te realizuara e te vete-permbushura, pasi ju jeni baza per te ndertuar nje brez te ri me te emancipuar, me mentalitet me te hapur dhe me bashkekohor, me te kulturuar, me xhentil dhe me mendje me te ftohte. Uroj te shoh sa me shume femra te anagazhuara ne poste drejtuese ne administraten publike, pasi ato do merren me shume me zgjidhjen e problemeve dhe me pak me ceshtjet fasade. Se fundmi, nje urim i vecante shkon per Nenen time:

Gezuar 8 Marsin Mami! Faleminderit qe ekziston dhe je prezente ne jeten time. Ti je nje nga gezimet me te medhaja per mua. Uroj te kesh gjithmone shendet e harmoni ne jeten tende.

Nje kujtese e fundit per festen e 8 Marsit, mos harroni traditen e dhuratave per nenat. Dhurojuni Nenave tuaja gjerat qe iu pelqejne dhe bashke me to mbeshtillni brenda ne dhurate gjithe dashurine dhe mirenjohjen per to. Kalofshi sa me bukur sot!Gezuar!

Nese ky artikull iu ben ta ndjeni me shume dashurine per nenen tuaj, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale, sidomos me ato te gjinise femerore.

Mos harroni te na ndiqni ne mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.