Cfare duhet te dini per Bimet Mjekesore

Para disa kohesh, ne kuader te nje projekti, kam patur rastin te shfletoj literature ne lidhje me bimet mjekesore dhe erezat ne te gjithe boten. Aty e kuptova se ajo ishte nje bote krejt me vete, dhe se sa pak dijme ne pergjithesi per bimet mjekesore dhe erezat. Nje gje tjeter qe mesova ishte se, perpos vendeve tropikale ne Lindjen e Larget, Mesdheu eshte nje nga zonat me te pasura me bime mjekesore dhe ne si shqiptare jemi te bekuar qe jetojme ne nje vend kaq te pasur dhe me nje klime te mrekullueshme. Te them te drejten, ne ate periudhe vemendjen time e terhoqen me shume bimet qe rriteshin ne vendet tropikale, si njohuri ekzotike dhe teper terheqese. Por, do flas nje dite tjeter per ato ne vecanti.

Ato qe doja te tregoja sot jane faktet ne lidhje me bimet mjekesore, qe rriten ne vendin tone dhe vendet perreth, si nje mundesi reale per te gjithe ne per te patur nje shendet me te mire dhe nje jete me cilesore. Shumica e tyre jane bime te egra, te cilat ne ose i shkelim me kembe ose i injorojme se ne pamje te pare nuk jane aspak te bukura. Por nese do i njihnim vlerat e tyre dhe menyren e duhur te perdorimit, do e pasuronim dieten tone ditore me vlera reale dhe me nje kosto aspak te larte. Vendi i duhur ku mund te gjeni njohurite e nevojshme per perdorimin e bimeve mjekesore ne jeten e perditshme eshte libri qe kam postuar te foto. Autori i tij, z. Abaz Veizi, eshte nje nga profesionistet me te mire ne Shqiperi ne fushen e mjekesise tradicionale, asaj me te vjetres qe ka ekzistuar nder shekuj.

Me lejoni te sjell ne vemendjen tuaj disa nga bimet mjekesore me te zakonshme qe gjenden ne vendin tone: dafina, rozmarina, rradhiqja, bliri, trendafili i eger, lepjeta, hithra, lisi, manaferra, shelgu, rigoni, lulekuqja, kamomili, nenexhiku, mellaga, dellinja, lule livando, lajthia, geshtenja, hudhra, qepa, tershera, cikorja, sherebela, boronica, terfili, shtogu, rrushi i zi, misri, etj. Besoj te gjithe i njihni emrat qe permenden dhe i keni perdorur ne perditshmerine tuaj. Pyetja qe shtrohet eshte nese i dini vlerat qe ato mbartin per shendetin tuaj. Dhe akoma me e rendesishme, a jeni duke perdorur bimet e duhura mjekesore per shqetesimet qe ndjeni ne trupin tuaj.

Ne librin ne fjale permenden shume lloje semundjesh te cilat mund te ndihmohen me preparate te bimeve mjekesore. Me lejoni te permend disa prej ketyre semundjeve: aciditeti ne stomak, akne, anemia, arterioskleroza dhe problemet e tjera te zemres, astma, dhimbjet e barkut dhe te zorreve, bronshitet, celuliti, depresioni, diabeti, diarreja, ekzemat, renia e flokeve, ftohtesia seksuale, gripi, pastrimi i gjakut, kallot, dhimbjet e kokes, koliti, kolla, majaselli, mbipesha, problemet e menopauzes, problemet e melcise, mungesa e oreksit, pagjumesia, prostata, reumatizma, sinoziti, nervi shiatik, tensioni i larte i gjakut, probleme te temthit, varicet, problemet e veshkave, etj. Veshtire te gjesh nje njeri ne bote qe nuk ka vuajtur vete apo ne familjen e vet nga te pakten nje nga keto semundje. Bimet mjekesore mund te ndihmojne ne permiresimin e situates shendetesore, por sic thuhet edhe ne liber ato duhet te perdoren vetem duke u bazuar ne tre rregulla te pathyeshem:

  1. Bimet mjekesore sherbejne si ndihmese ne kurimin e semundjeve te caktuara dhe duhet te merren ne konsultim me mjekun, sa here qe personi i semure eshte duke ndjekur nje kure me ilace per semundjen qe vuan.
  2. Burimi i gjetjes se bimeve mjekesore duhet te jete i sigurte. Kjo do te thote qe bimet duhet te mblidhen ne ambjente te pastra, (mundesisht te krahinave ku jetoni) te perpunohen dhe ruhen sipas metodave te mire-percaktuara dhe te dozohen me kujdes maksimal. Dozimi varet shume nga aftesite profesionale te personit qe i rekomandon dhe pergatit. Kujdes! Mos i besoni personave te pakualifikuar ne kete fushe.
  3. Kurat me bime mjekesore kerkojne durim dhe duhen kryer pergjate gjithe kohes se rekomanduar. Vetem keshtu mund te perfitohen te mirat qe sjellin ne organizem dhe ne trajtimin e semundjeve.

Ka disa menyra se si perdoren bimet mjekesore: infuzionet, dekoktet, tinkturat, shurupet, kompresat, kataplazmat, vajrat, pomadat e thjeshta, linimentet, gargarat, kolutoret, ektraktet mjekesore, pluhurat mjekesore dhe vererat mjekesore. Disa prej ketyre mund te pergatiten ne shtepi, nderkohe qe nje forme e sigurte eshte qe te merren te pergatitura ne farmacite mjekesore te njohura per cilesine e produkteve qe ofrojne. Une personalisht, preferoj qe preparatet e perpunuar t’i marr ne farmacine e autorit te librit, ndersa i perdor bimet te fresketa apo te thata ne gatime dhe cajra. Vajrat e bimeve mjekesore jane nje nga ato produkte qe me terheqin shume interesin, pasi kane perdorim te gjere ne fushen e kulinarise, por edhe te kujdesit personal (maskat, masazhet, kremerat qe pergatiten vete, trajtime te ndryshme). Dhe duhet ta them se shume here jam zhgenjyer nga cilesia e produkteve qe kam marre, sidomos te atyre qe importohen nga vendet e lindjes. Kam tentuar edhe te mesoj si t’i pergatis vete, sa merak e kam te bej njehere vaj dhe uje trendafili, por me besoni qe nuk eshte aspak e lehte pasi kerkojne dore specialisti. Ndaj e kam kufizuar deshiren time ne gjetjen e vendit te duhur per t’i siguruar ato. Nje nga vajrat qe une e perdor rregullisht eshte vaji i linit, nje nga produktet me dobiprurese ne trupin e njeriut.

Tendencat e fundit te mjekesise tradicionale eshte kombinimi i efektit te preparateve bimore me meditim dhe joga. Kjo ben qe fuqia natyrale e bimeve te kombinohet me energjine e universit per te dhene nje ndikim edhe me te qendrueshem ne shendetin tone. Prandaj, zgjidhni te mesoni me shume per bimet mjekesore dhe t’i perdorni ato ne perditshmerine tuaj per te perfituar te mirat, qe na ofron nena natyre. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Mos harroni te na ndiqni ne mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.