A e Dini se: Ka edhe Dite te Tjera Feste per Grate

Te gjithe njohim 8 Marsin si Diten Nderkombetare te Gruas, por ne bote festohen edhe dite te tjera ne nderim te grave te shquara qe perfaqesojne elemente te rendesishme te luftes per te drejtat e grave. Per te shuar kuriozitetin dhe pasuruar njohurite tuaja ne lidhje me kete teme, ja ku po i permendim ditet e tjera te dedikuara zonjave:

  • Dita Kombetare e Gruas ne Afriken e Jugut festohet me dt. 9 Gusht
  • Dita e Susan B. Anthony, festohet per nder te kesaj zonje, nje aktiviste shume e flakte per drejten e votes per grate ne SHBA. Festohet me dt. 15 Shkurt, ne ditelindjen e saj.
  • Dita e Rosa Park, eshte nje dite perkushtuar nje nder grave me te perkushtuara te te drejtave te grave ne SHBA. Festohet me 4 Shkurt (ditelindja) ose ne 1 Dhjetor (arrestimi) ne shtete te ndryshme brenda SHBA.
  • Dita e Barazise se Grave, eshte feste kombetare ne SHBA dhe eshte vendosur per nder te miratimit te amendamentit te kushtetutes se SHBA per te drejten e votes per grate. Festohet cdo vit me dt. 26 Gusht.
  • Dita Kombetare e Grave dhe Vajzave Sportiste, eshte vendosur per te kujtuar perpjekjet e grave dhe vajzave per barazine ne sport. Festohet cdo vit ne nje nga ditet e javes se pare te muajit Shkurt.
  • Dita e Harriet Tubman, i kushtohet kujtimit te kesaj aktivistje shume te famshme ne luften kunder skllaverise ne SHBA. Festohet cdo vit me 10 Mars.
  • Dita e Hellen Keller, i kushtohet gruas se pare te verber dhe te shurdhet qe arriti te marre nje diplome universitare. Festohet cdo vit me 27 Qershor ne SHBA.
  • Dita e Kartinit, ndryshe njihet si Dita e Emancipimit te Gruas ne Indonezi dhe festohet me dt. 21 Prill.
  • Dita e Memesise, eshte nje feste qe festohet ne dite te ndryshme ne vende te ndryshme te botes. Ne Shqiperi festohet me 8 Mars, per te mesuar si festohet ne vende te tjera referojuni Wikipedia.
  • Hinamatsuri, ose e njohur ndryshe si Dita e Kukullave, eshte nje dite qe fesotohet ne Japoni per nder te bukurise se vajzave. Festohet cdo vit me dt. 3 Mars.
  • Nupi Lan, ose ndryshe njihet si Dita e Luftes se Grave dhe festohet ne shtetin Maripur ne Indise per te perkujtuar dy lufterat kunder urise te udhehequra nga grate e ketij shteti.

Nëse ky artikull ju duket interesant dhe i dobishëm, ju lutemi pëlqejeni dhe ndajeni atë me miqtë dhe ndjekësit tuaj në rrjetet sociale.

Mos harroni të na ndiqni në mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.