Zotërinj – Dëshironi të Keni Fëmijë? Planifikojini Përpara të 40-tave

Njihet botërisht teoria se një grua duhet t’i lindë fëmijët përpara se të mbushë 35 vjeç. Qarkullojnë shumë arsye përse një gjë e tillë eshtë e vërtetë, dhe ato janë kryesisht fizike dhe shoqërore. Por, është hera e parë që dëgjoj se kjo teori mund të jetë e vërtetë edhe për meshkujt. Një studim shkencor, i publikuar në British Medical Journal, pas studimit të 40 milionë foshnjave arriti në përfundimin se rreziku i pasjes së komplikacioneve gjatë lindjes së fëmijëve rritet kur baballarët kalojnë mesin e të 30-tave (me 5%) dhe rritet ndjeshëm kur babai është mbi 45 vjeç (deri në 28% ).

Këto gjetje janë shumë interesante, pasi ato shkojnë kundër tendencës së shoqërisë për të rritur moshën mesatare të prindërve për të bërë fëmijë. Statistikat në Britaninë e Madhe për vitin 2016 tregojnë se mosha mesatare e baballarëve ishte 33.3, mosha mesatare e nënave 30.4 vjeç; të dyja u rritën krahasuar me të dhënat e viteve të fundit. Mesa duket, trupi i njeriut vazhdon të funksionojë siç ka bërë gjithmonë, përpos zhvillimeve të jashtëzakonshme të teknologjisë në përgjithësi dhe shkencës së mjekësisë në veçanti. Bazuar në këto gjetje, çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, duhet të planifikojnë t’i kenë ata më herët në mënyrë që të shmangin rreziqet e vezëve jo të vlefshme dhe të spermës me mutacione shtesë në ADN.

Do të jetë interesante për të pare në vitet e ardhshme nëse këto gjetje do të ndikojnë në tregun e punës dhe në tendencën e të rinjve për të bërë karriera të shpejta, për shkak të përqendrimit të plotë të energjive të tyre drejt karrierës. Aspekti social është një tjetër aspekt, që mund të ndikohet shumë për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës për njerëzit qysh në fillimin e të 30-tave. Së fundmi, do të ndikohet edhe qëndrimi individual ndaj çështjeve të pasurisë, pasi prindërit në moshë më të re do të kenë më pak kohë për të fituar para dhe nevojë më të madhe për të shpenzuar para. Por pyetja më e rëndësishme është: A do të ulin këto gjetje dëshirën e çifteve për të patur fëmijë? Apo do bëjnë që të ulet numri i fëmijëve, që çiftet parashikojnë të kenë? Jam shumë kurioze për të dëgjuar mendimet tuaja për këtë çështje.

Ndërkaq, skenari optimal do të ishte: Shkenca do të zgjidhë çështje të tilla ‘teknike’ dhe do t’u lejojë prindërve të vendosin të kenë fëmijë kur ata e mendojnë se është më mirë për ta. Nëse ky artikull ju duket interesant dhe i dobishëm, ju lutemi pëlqejeni dhe ndajeni atë me miqtë dhe ndjekësit tuaj në rrjetet sociale.

Mos harroni të na ndiqni në mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.