Gatim Vegjetarian Special – Recete nga Nena XHENI

Receta e sotme eshte nje gatim vegjetarian dhe deri vone gatuhej vetem ne vere. Por mqs. tani mund te gjesh perime vere te shijshme edhe ne dimer, ky gatim vjen si nje shije freskuese edhe ne dimer, sidomos ne pranvere. Ky eshte versioni qe Nena Xheni ben per fergesen vegjetariane speciale me speca:

Perberesit:

500 gr speca, jeshile dhe te kuq mund te perdoren

6 kokrra domate

1 kokerr hudher

1 kokerr veze

2 luge supe gjize me kripe, ose 2 copa djath te bardhe

1 tufe majdanoz i fresket ose i thate, une kete rradhe perdora te thate

kripe, piper, vaj

Pergatitja:

Lajme mire specat jeshile dhe i thajme qe te mos kene pika uji. Vendosim tiganin me vaj ne zjarr dhe i skuqim nga te gjitha anet. Per nje fergese sa me speciale ne shije eshte mire te perziejme specat jeshile me disa speca te kuq; une i shtoj fergeses edhe patellxhane se me shijon me shume bashke me to. Pasi skuqim specat, i leme menjane dhe bejme domatet me rende te pjesa e trashe e saj; i shtypim hudhrat ne havan. Te vaji i specave hedhim salcen e domateve te fresketa, hudhrat e shtypura dhe i trazojme derisa te zihen mire, ngjyra e salces te behet me e erret dhe te pakesohet lengu. Thermojme mire djathin, une perdor djath dhie, dhe e shtojme te salca. E rregullojme me kripe e piper dhe pasi te kete marre vale i shtojme specat e skuqur te salca. E leme perzierjen te ziejne te gjitha bashke dhe kur unifikohet gjella hedhim brenda ne ene vezen dhe e perziejme me shpejtesi qe te mos mpikset ne copa te medha. Ne fund i shtojme edhe majdanozin, nese eshte i fresket e shtojme pasi ta kemi hequr gjellen nga zjarri, ndersa nese eshte i thate e shtojme 2 minuta para se ta heqim gjellen nga zjarri. Fergesa speciale duhet te dale me pak leng. Kjo recete shoqerohet me pilaf te bardhe me gjalp. Ju befte mire.

Nese deshironi ta shihni edhe nga ana vizuale pergatitjen e kesaj recete ju lutem klikoni te link-u me poshte:

Instagram: Gatim Vegjetarian Special – Receta nga Nena XHENI

You Tube: Gatim Vegjetarian Special – Receta nga Nena XHENI

Nese ju pelqeu kjo recete dhe mendoni se eshte e dobishme, ju lutem mos harroni ta pelqeni dhe ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.