Supe e Shendetshme me Leng Mishi – Recete nga Nena XHENI

Receten e sotme Nena XHENI e ka mesuar nga gjyshja e saj, e cila ishte mjeshtre ne gatim. Eshte nje supe e thjeshte ne pergatitje, por shume e shijshme dhe e shendetshme. Nena XHENI permallohet sa here e pergatit kete recete, pasi i vershojne kujtimet me gjyshen e saj. Mqs. receta ka pak perberes eshte e rendesishme qe ato te zgjidhen sa me cilesore e natyrale. Ja ku fillojme me receten:

Perberesit:

1 kg leng mishi i sapobere ose ne forme xhelatine

1/2 gote oriz i bardhe supe

2 kokrra domate

1 tufe majdanoz i fresket ose i thate

piper i kuq kokerr

kripe, vaj ulliri

Pergatitja:

Per te pergatitur lengun e mishit mund te perdoren keto lloje mishi: vic, qingj, lepur, dre, etj. Me i mire eshte lengu qe pergatitet nga perzierja e disa llojeve te mishit bashke, pasi eshte i shkelqyer per imunitetin. Marrim mish me kocka dhe i veme te ziejne ne uje te ftohte. I heqim shkumen dhe i leme te ziejne derisa mishi te shkeputet teresisht nga kocka. E leme te ftohet sic eshte dhe pastaj e qerojme mishin nga kockat dhe e presim ne copeza te vogla. Une i hedh edhe palcen e kockave brenda. Kjo procedure mund te kerkoje deri ne 4 ore kohe, ndaj keshilla ime eshte qe pergatitjen e lengut te mishit ta beni nje dite me pare dhe ta ruani ne frigorifer tek fresku deri ne tre dite dhe te akulli per me gjate. Ne receten e sotme Nena XHENI e kishte pergatitur lengun e mishit paraprakisht, ndaj ne video shfaqet ne trajte xhelatine.

E veme lengun e mishit ne tenxhere te ngrohet. Nderkohe lajme orizin dhe ia derdhim ujin. Qerojme domatet dhe i presim ne kubike te vegjel. Sapo lengu i mishit te filloje te marre vale, i shtojme orizin; mbani parasysh se orizi do rreth 30 minuta per t’u zier. Pasi orizi te kete zier per 15 minuta, i shtojme domatet dhe piperin e kuq kokerr. I leme te ziejne duke i perzier here pas here dhe i shtojme edhe nje gote uje te ftohte qe do e ndihmoje supen te trashet. E rregullojme me kripe. Kur orizi eshte zier plotesisht dhe supa eshte trashur i shtojme majdanozin e grire dhe pak vaj ulliri per shije. E heqim supen nga zjarri dhe e leme te ftohet per 10 minuta perpara se ta sherbejme ne pjate. Ju befte mire!

Nese deshironi ta shihni vizualisht realizimin e kesaj recete, ju lutemi klikoni per videon ne link-et me poshte:

Instagram: Supe e Shendetshme – Recete nga Nena XHENI

You Tube: Supe e Shendetshme – Recete nga Nena XHENI

Kjo supe eshte e shkelqyer per femije dhe te rritur se eshte shume e shendetshme. Sherbehet si pjate e pare ne nje vakt te plote (me 4 pjata) apo edhe vetem per nje darke te lehte e te shijshme. Nese ju pelqen kjo recete dhe mendoni se eshte e dobishme, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.