14 Marsi – Dita e Veres

Sot kisha planifikuar te shkruaja per Diten e Veres, por nuk ndieja frymezim, mbase sepse ne qytetin tim sot nuk kishte feste. Ndryshe nga vitet e tjera, kur ne nje dite te tille feste njerezit derdheshin rrugeve te veshur me veshje pranverore dhe me nje lloj gezimi qe nuk e sheh cdo dite, kete vit rruget ishin bosh dhe per me teper mungonte edhe dielli qe zakonisht shndrit ne cdo dite vere. Kjo gje me beri te reflektoj se cfare eshte ne te vertete per ne festa e Dites se Veres.

Mos-festa e sivjetshme tregoi qe kjo nuk eshte nje feste popullore, se ndryshe populli do e festonte si cdo vit. I bie qe eshte nje feste bashkiake, pasi festohet kur ‘urdheron’ kryetari i bashkise. Dhe kete vit ai ‘i dha urdher’ festes te spostohet me 4 dite, besoj per ndonje arsye te forte te tipit: “Nuk dalin mire videot e festimeve te shumta nga bashkia se nuk ka diell’, apo ndonje gje tjeter e ngjashme. Por, per ata qe vertete e pelqejne dhe e festojne kete dite, e kam fjalen per ata qe edhe kur nuk ishte dite pushimi zyrtar merrnin leje dhe shkonin ne Elbasan per ta festuar, te pakten paten mundesi te shkonin serisht ne Elbasan per te festuar.

Po cfare eshte ne te vertete Dita e Veres, ku e ka prejardhjen dhe sa e vjeter eshte si feste. Sipas Wikipedia, Dita e Veres eshte nje feste pagane, qe mendohet se i ka fillimet e saj qe ne antikitet dhe eshte dita kur Diana, perendesha e pyjeve, gjelberimit dhe natyres, dilte nga faltorja (tempulli) i saj nje here ne 14 vjet per te larguar dimrin. Mendohet se tempulli i saj ka qene ne Elbasan dhe kjo eshte arsyeja perse ky qytet mbetet kryeqendra e festimit te kesaj feste.

Mua me ka pelqyer gjithnje menyra sesi familjet e vjetra elbasanllije e festonin diten e veres, me lulet e perrenjve te mbjella ne vazo te vogla neper duar dhe me bujarine e tyre teksa me buzagaz te ofronin nje ballokume te bere vete, per te cilen ishin angazhuar nje nate te tere te gjithe anetaret e familjes. Pastaj pikniku i bollshem i drekes se 14 Marsit i shtuar ne natyre, nen hijen e ullinjve apo ne livadhe te bukura. Familje dhe miq te gjithe sebashku festonin largimin e dimrit dhe ardhjen e pranveres, duke uruar per nje stine te ngrohte te mbare e me bereqet. Dhe me kujtohet se nuk behej aspak rremuje neper qytet ne kete dite, gjithcka ishte e mire-organizuar nga vendalinjte, qe me kulturen dhe qetesine qe i karakterizon dijne si te festojne kendshem.

Por keto vite kane kaluar tashme; tani festa e Dites se Veres eshte shume me teper e komercializuar dhe e zhurmshme. Ka shume njerez qe mblidhen ne Elbasan, hane ballokume te blera, ndjekin karnavalet, panairet dhe koncertet festive. Atmosfera eshte e mire, por tashme festimet kane dale jashte idese bazike te festimit te Dites se Veres, duke bere qe ne vend te gjirit te natyres, turistet te zgjedhin lokalet brenda dhe jashte Elbasanit. Edhe kete vit tradita e ketyre festimeve vazhdoi, vetem se kete vit lideret politike vetem sa u shfaqen kalimthmi ne feste.

Tani mezi po pres te shoh se c’do behet te dielen ne Tirane, bashke me 10 apo 50 aktivitetet e programuara nga bashkia. Nje gje eshte e sigurte: mos merrni makinat me vete se nga festues do ktheheni ne sodites rruge.

Gezuar Diten e Veres te dashur miq! Ju uroj nje Stine te Ngrohte te Mbare, te Gezueshme dhe te Begate!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Mos harroni te na ndiqni ne mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.