Qofte me Presh – Recete per Femije

Ky eshte ushqimi i preferuar i vajzes time dhe une ia gatuaj shpesh qoftet me perime te ndryshme. E kam gjetur kete forme si nje menyre per ta bere vajzen qe t’i haje perimet me qejf dhe te kenaqet me to. Eshte nje gatim shume i thjeshte dhe i shpejte dhe lehtesisht i ngrenshem nga e gjithe familja. Eshte nje ato lloj ushqimesh qe eshte mire t’i kesh te gatuara ne shtepi, pasi zevendesojne snack-s te gatshem qe i duam kur rrotullohemi neper shtepi. Le te fillojme sa me pare me receten:

Perberesit:

2 presh, pa bishtat

1 kokerr veze

3/4 gote qumesht

miell gruri

kripe, piper, rigon, nenexhik

1 tufe majdanoz te fresket

vaj per skuqje

Pergatitja:

Pastrojme preshin dhe e grijme me thike te imet fare, jo me makineri se del me i mire me thike. I shtojme kripe dhe erezat e thata dhe i mbrujim me dore. I shtojme qumeshtin dhe e perziejme me nje luge derisa e unifikojme si perberje. I shtojme pak piper te bluar, vezen dhe majdanozin e fresket te grire holle. I perziejme mire derisa e unifikojme perberjen. Me tej hedhim miell pak nga pak derisa brumi te trashet dhe te arrije trashesine e brumit per petulla, pak me i trashe se brumi i kekut.

Per te pjekur qoftet me presh mund t’i pjekim ose t’i skuqim. Ime bije pelqen shume versionin e pjekur ne trajte kekesh te vegjel. Une e rekomandoj qe keshtu t’i beni edhe ju per femijet; te rriturit mund t’i hane edhe te skuqura. Te njejtin brum te pergatitur me lart e shtojme ne format e kekut te lyera paraprakisht me vaj ulliri. Kujdes! Mos i tejmbushni format se qoftja do te fryhet dhe mund te prishe formen, masa ideale eshte rreth 2 mm me pak se buza e formes. I fusim ne furre te parangrohur me 200 grade per rreth 35 minuta. Por, ju e njihni me mire soben tuaj, lerini aq kohe sa te piqen plotesisht. Proven e beni duke futur nje kunj dhembesh te keku dhe nese del i paster eshte pjekur. Ky eshte nje ushqim ideal per femijet per t’i mesuar ata te hane me kenaqesi perimet. Ju befte mire!

Nese deshironi te shihni realizimin e kesaj recete vizualisht, ju lutemi klikoni ne link-et e meposhtem:

Instagram: Qofte te Shijshme me Presh

You Tube: Qofte te Shijshme me Presh

Nese ju pelqen kjo recete dhe mendoni se eshte e dobishme, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.