A e dini se: Ka Menyra te Tjera si Arrihet Orgazma te Femrat

Kjo ne vetvete ngjan si pyetje e cuditshme, duke ditur se mendimi i pergjithshem eshte se orgazma, si te femrat edhe te meshkujt, eshte nje fenomen qe lidhet vetem me kenaqesite dhe fantazite seksuale. Por, kjo teze eshte hedhur poshte prej vitesh bazuar ne deshmite e shume femrave, te cilat kane rrefyer se kane perjetuar orgazma apo kenaqesi seksuale gjate ushtrimit ne palester apo ne natyre. Ka patur shume aludime ne media ne lidhje me kete fenomen dhe zhurma e madhe beri qe te mos merrej seriozisht per nje kohe te gjate. Por, nje studim i vecante i realizuar nga Indiana University tregon se ky fenomen eshte i vertete dhe nje fushe qe vlen per t’u studiuar me hollesi ne te ardhmen.

Disa nga perfundimet me interesante te studimit jane:

  • 370 grate qe u bene pjese e studimit u rekrutuan per nje periudhe te shkurter kohe prej vetem 5 javesh, pra fenomeni eshte relativisht i perhapur.
  • Ushtrimi qe nxit me shume gra (51.4%) te perjetojne orgazma jane ushtrimet per muskujt abdominale. Te tjera ushtrime jane: peshengritja (26.5%), joga (20%), shetitja me biciklete (15.8%), vrapimi 13.2%, ecja (9.6%).
  • 40% e pjesemarreseve ne studim deklarojne se kane perjetuar orgazma gjate palestres per te pakten 10 here.
  • Pjesemarreset deklarojne se perjetimet e tyre seksuale gjate ushtrimit fizik nuk lidhen me asnje fantazi apo mendim erotik per persona qe iu pelqejne, dhe 20% e tyre pohojne se nuk mund ta kontrollonin fenomenin ne trupin e tyre edhe pse ishin te ndergjegjshme se ndodheshin ne ambjente publike.

Vertetimi shkencor i ketyre fenomeneve do transformonte jeten seksuale te femrave dhe ne pergjithesi raportet mes femrave dhe meshkujve.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutem pelqejeni dhe ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Mos harroni te na ndiqni ne mediat sociale:
Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.