Pedofilia – Fenomeni qe na e ri-solli ne mendje Majkell Xhekson

Po qarkullon me shpejtesi nje dokumentar i ndertuar mbi nje ane te erret te jetes se mbretit te popit Majkell Xhekson. Perpos fames shume te madhe te tij dhe muzikes se mrekullueshme, qe i dhuroi nje brezi te tere, personazhi i tij ka qene gjithnje i rrethuar nga ekstravaganca dhe kureshtja. Por, mesa duket gjithcka ka qene nje fasade e ndertuar me shume kujdes per te mbuluar nje fenomen te shemtuar e te denueshem sic eshte pedofilia. Nuk dua te ndalem ne detajet e asaj qe ka ndodhur mes tij dhe viktimave te vesit te tij, sepse mendoj se nuk ka ndonje dallim nga histori te tjera te ngjashme te monstrave, qe gjejne kenaqesi ne prishjen e pafajesise se femijeve. Ajo qe me ngacmoi ne gjithe kete vorbull diskutimesh eshte shemtia e pedofilise si fenomen dhe fakti se sa i perhapur eshte ne cdo lloj shoqerie liberale apo konservatore.

Kam patur rastin te njihem me shume histori te dhimbshme pedofilie te kryera kryesisht nga persona te afert te femijeve te dhunuar. Nuk jane thjesht histori, por jane klithma te shpirtrave te lenduar jo vetem nga ngjarjet e hidhura qe kane pesuar, por mbi te gjitha nga mungesa e besimit dhe mbeshtetjes se prinderve dhe familjeve te tyre. Kam degjuar viktima te pedofilise, te cilet tregojne se fjalia me e zakonshme qe kane marre mbrapsht nga nenat e tyre eshte: “Mos e trego tjetekund se eshte turp, se e ke patur ti fajin qe ndodhi”. Kam ndjere vetmine e shpirtit te tyre, kur asnjeri ne familje nuk e ka vene re vuajtjen dhe ndryshimin e tyre; mbylljen e tyre ne vetvete. Kam imagjinuar zvetenimin e tyre teksa shihnin qe jeta vazhdonte njesoj per te tere, bile edhe per dhunuesit e tyre, ndersa ata strukeshin ne erresire se u vinte turp nga gjerat qe u kishin ndodhur.

Pedofilia eshte nje nga krimet me te urryera ne shoqerite e sotme, por cuditerisht vijon te mbetet shume e perhapur. Me rastin e Majkell Xhekson, kuptojme se hipokrizia e njerezimit mund te jete aq e madhe dhe ironike, sa edhe nje njeri si ai, i cili i ka kushtuar kenge shume frymezuese mbrojtjes se te drejtave te femijeve, eshte pjese e grupit te abuzuesve me femijet. Kjo gje te ben te mendosh: Sa Majkell-a te tjere ka verdalle? Sa fuqi ka fasada dhe maskat qe njerezit mbajne cdo dite, per ta bere kaq te veshtire dallimin e abuzuesve me femijet, apo edhe abuzuesve te llojeve te tjera? Cfare mund te bejme ne si prinder qe te mbrojme femijet tane nga fenomene te tilla? Teksa shikoja deshmite e viktimave te abuzimeve te Xhekson-it, po mendoja se cfare do kishte ndodhur nese ata do kishin gjetur forcen ta denonconin ate ne kohen e ndodhjes se ketyre abuzimeve. Do ishte ai nje njeri aq i adhuruar nga gjithe bota? A do kishte force magjia e muzikes se tij te superonte neveritjen dhe forcen e denimit moral te njerezve pasi te njihnin kete ane te erret te tij?

Ne kulturen tone ne jemi edukuar qe te mos flasim keq per te vdekurit, por une mendoj se sot Majkell Xhekson e meriton te gjithe perbuzjen tone per dobesite dhe erresiren e shpirtit te tij. Por kjo shfryrje e jona nuk na zgjidh gje per shqetesimin e jashtezakonshem se si mund t’i mbrojme femijet tane. Dhe pervecse t’i shohim femijet gjithnje ne drite te syrit e te depertojme me ate veshtrim deri ne fundin e shpirtit te tyre per te kuptuar cdo regetime te tyre, me forcohet gjithnje e me shume bindja se Edukimi i Femijeve me Njohuri Ligjore per te Drejtat e tyre eshte nje shteg shpetimi. Keshtu ata nuk do e pranojne abuzimin e askujt, as edhe te ikonave te famshme as te njerezve te afert qe supozohet te jene mbrojtesit dhe mbeshtetesit e tyre. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutem Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.