Sallate Speciale me Sardele – Receta nga Nena XHENI

Receten e sotme Nena XHENI e ka mesuar nga nje shoqja e saj shume e dashur. E ruan si kujtim prej saj, pasi prej vitesh tashme jetojne ne shtete te ndryshme. Eshte nje sallate shume e shijshme dhe e lehte me sardele, e cila perdoret per brusketa apo si pjese e nje pjate te dyte ne dreke. Ka pak perberes, ndaj perkushtohuni te gjeni produkte sa me te fresketa dhe natyrale. Ja ku po fillojme me receten:

Perberesit:

500 gr sardele te fresketa

1/2 qepe e kuqe mesatare

1 e 1/2 tufe majdanoz i fresket

lengu i nje limoni

vaj ulliri ekstra i virgjer

kripe, piper

Pergatitja:

Per pergatitjen e sallates Nena Xheni perdor sardelet me te vogla. Pra nese blen 1 kg sardele, gjysmat me te vogla i perdor per kete sallate dhe pjesen tjeter e skuq ose e gatuan me perime (nje dite tjeter do iu sjellim edhe receten me sardele e perime). I pastrojme dhe i lajme sardelet me uje te bollshem. Veme ne zjarr nje tigan te thelle me tre gisht uje dhe pasi te vloje i hedhim pak kripe. Shtojme aty sardelet dhe i leme te vlojne per vetem 2 minuta. I heqim ne nje kullese dhe i leme te ftohen. Pastaj ndajme pjesen e mishit te sardeles nga skeleti dhe e hedhim ne tasin qe do behet sallata.

Marrim qepen dhe e grijme me thike shume holle. Eshte shume e rendesishme qe qepa te grihet imet per te mos dominuar shijen e sallates. Grijme edhe majdanozin imet gjithashtu. Ne tasin ku kemi vene fileton e sardeleve shtojme qepet e grira dhe majdanozin, pak kripe e piper te bluar, si edhe vaj ulliri rreth 2 luge supe. I perziejme te gjitha me luge me kujdes qe te mos zgerlaqet peshku. Kur perzierja behet uniform, i shtojme lengun e nje limoni. Kujdes! Sasia e lengut te limonit eshte sipas deshires, nese e pelqeni te tharte, i hidhni me shume leng limoni, ne te kundert i hidhni me pak. E perziejme serisht perberjen dhe e rregullojme me kripe. Sigurohuni qe sallata te kete mjaftueshem vaj ulliri per te perfituar shijen ideale te saj.

Nese deshironi te shihni realizimin e kesaj recete nga ana vizuale, lutemi klikoni ne link-et ketu poshte:

Instagram: Sallata Speciale me Sardele

YouTube: Sallata Speciale me Sardele

Kjo sallate behet me e mire ne rast se e leme te rrije ne frigorifer per te pakten nje ore. Kjo do bente qe perberesit te marrin me mire shijen e njeri-tjetrit. Shoqerohet me oriz me perime, si ne figure, ose mund te perdoret per te bere brusketa shume te shijshme me pak buke te thekur. Ju befshin mire!

Nese ju pelqen kjo recete dhe mendoni se eshte e vlefshme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.