Sulmi ne Qytetin e Christchurch-it – Goditje ne Tempullin e Paqes Shpirterore

Megjithe kureshtjen teper te madhe per te pare videon e shperndare ne rrjet per masakren ne qytetin e Christchurch ne Zelanden e re, une zgjodha te mos i shoh ato imazhe. Pata disa arsye qe me shtyne ne kete vendim:

Se pari, e kam shume te veshtire, qe ne shekullin e 21-te, te shoh se si njerez te pafajshem, familjare e besimtare ndiqen me arme ne dore si ne koherat e hershme te historise kur nuk njihej koncepti i civilizimit. Mendja ime refuzon te pranoje se ende ekzistojne ‘njerez’, se vetem te tille nuk mund te quhen, te cilet kane nje erresire kaq te madhe ne shpirt sa te ndjekin te tjere njerez te panjohur per ta dhe duke i pare ne sy t’i denojne me heqjen e te drejtes per te jetuar. Dhe ta bejne nje gje te tille pikerisht ne nje vend te shenjte, qe i meson njerezit te largohen nga sjellje te tilla ekstremiste dhe patologjike.

Se dyti, me dhemb kur mendoj per viktimat e ketyre akteve te kobshme. I imagjinoj teksa beheshin gati ne shtepite e tyre per te shkuar ne vendin e tyre te besimit, per t’u ndjere me afer zotit dhe per te pastruar shpirtrat e tyre. Valle si ka qene ky ritual i tyre i fundit neper shtepite e tyre. Besoj asnjerit nuk i ka shkuar mendja se ajo ishte hera e fundit qe dilnin te gjalle nga shtepite dhe se ate dite po pergatiteshin per ta takuar me te vertete zotin. Cfare kane ndjere kur kane pare e degjuar zhurmen e armeve dhe plumbat qe leshoheshin drejt tyre? A kishin kohe te pyesnin veten se perse po ndodhte nje gje e tille pikerisht ne shtepine e zotit? Cilet nga ata ishin me pak fatlumet qe pane fillimisht si vriteshin familjaret dhe miqte e tyre dhe ne fund iu bashkuan atyre?

Se treti, ne respekt te familjareve dhe te afermeve te viktimave, te cilet po perjetojne dite te erreta nga humbja e papritur dhe e pashpjegueshme e te dashurve te tyre. Perse duhet t’ua shtojme dhimbjen duke bere virale nje video, qe eshte prodhim i nje mendje te semure te stervitur duke pare e duke luajtur lojera te ngjashme te shemtuara ne kompjuter. Duke mos i pare ato imazhe une i bashkohem zise se tyre.

Se katerti, nuk pranova t’i shoh ato imazhe per te mos kenaqur psikopatine e autorit te njerit prej sulmeve, i cili e realizoi ate video pikerisht me shpresen se ate do e shohin te gjithe. JO! Une nuk behem pjese e psikopatise dhe ligesise se tij. Injorimi i publikut do ishte nje denim shume i madh per te, ndoshta edhe me i madh se ai qe do i jape ligji. Te rroje i mbyllur diku me dijenine se askush nuk e brohoriti aktin e tij mizor dhe askush nuk do e kujtoje me emrin e tij, eshte ajo qe uroj per kete monster te nje lloji te neveritshem.

Se pesti, i refuzova ato imazhe per te respektuar dy besime fetare prezente ne jeten time. Nuk dua qe ne mendjen time emri i kishes se Krishtit (eshte perkthimi i emrit te qytetit ku ka ndodhur sulmi) te asociohet me imazhet e nje ngjarje aq te tmerrshme. Jam e sigurte se cdo i krishtere neper bote e ndjen kete qe po them. Dhe pa diskutim, per te lehtesuar sadopak dhimbjen dhe merine qe ndjejne muslimanet e gjithe botes, te cileve iu eshte cenuar vendi i tyre i shenjte dhe iu jane goditur e sakatosur vellezerit dhe motrat e tyre. Eshte shume e turpshme qe nje besim fetar kaq paqedashes te sulmohet mizorisht, duke mos respektuar asnje nga urdherimet e zotit dhe duke ndjelle nje meri kaq te madhe. Uroj me shpirt qe besimtaret e lenduar te bejne ate qe cdo besimtar i mire ben ne raste krizash: te kthejne syte nga zoti dhe t’i gjejne sherim merise se tyre nen faljen hyjnore, ne menyre qe te mos shohim me njerez te pafajshem qe vriten duke ushtruar te drejtat e tyre legjitime.

Ana e keqe e kesaj historie eshte se akte te tilla monstruoze jane shtuar shume kohet e fundit. Per nje arsye apo nje tjeter, njerez te tille zgjedhin si vend per kryerjen e ketyre sulmeve pergjithesisht tempuj: tempuj te dijes dhe edukimit (shkollat), tempuj sociale e kulturore (qendrat tregtare, teatro, qendra kulturore apo vende te tjera ku grumbullohen shume njerez) dhe tempuj fetare (kisha, xhamia, sinagoga, etj.). Ka patur edhe raste kur jane sulmuar tempuj historike, si per te treguar padijen dhe keqdashjen e autoreve, te cilen ne perpjekje te deshperuara per te hyre ne histori mendojne se mund ta bejne kete duke shkaterruar e vrare.

Ajo qe me shqeteson me shume mua eshte fakti se ne si shoqeri ende nuk po gjejme forcen per te reaguar ndaj fenomenit te terrorizmit. I referohem ketu te gjitha pjeseve te shoqerise: publikut te thjeshte, familjes, autoriteteve shteterore dhe nderkombetare, forcave te sigurise dhe ushtrise. Nuk e di nese eshte pazotesi apo mungese vemendje, por shohim qe akte te tilla kryhen nga njerez, qe jetojne cdo dite ne mes te komuniteteve dinamike. Me vijne nder mend deshmite publike te familjareve te disa prej terroristeve, qe shkaktuan shume vdekje dhe dhimbje, te cilet shpreheshin se nuk kishin vene re asgje te dyshimte tek i afermi i tyre. A jane ata aq te zote te ndertojne nje jete te dyfishte, ku cdo gje ne siperfaqe duket mire, nderkohe qe po pergatisin sulme terroriste? Apo ne, ne respektim te lirise se tjetrit apo indiferences se kohes, mbyllim syte dhe veshet dhe nuk jemi ne gjendje te kapim sinjalet, qe leshojne njerez te tille te deshperuar per vemendje dhe te zvetenuar nga jeta e perditshme dhe pergjegjesite e saj.

A duhet te jemi me te vemendshem ndaj personave te tille per te siguruar paprekshmerine e femijeve, familjeve dhe komuniteteve tona? Mendoj se sinergjia e publikut eshte aq e madhe sa mund te shkaterroje cdo berthame te te keqes qe rritet ne deren ngjitur me shtepite tona. Gjithe cfare na duhet eshte qe autoritetet perkatese te studiojne profilet e ketyre agresoreve dhe te informojne publikun per te qene vigjilente ndaj personave qe perputhen me profile te tilla.

Jam shume e kenaqur qe im bir eshte ende i vogel dhe une jam ende ne gjendje ta ruaj nga bombardimi i mediave me lajme te tilla, dhe qendroj prane prinderve te cileve keto dite iu eshte dashur te merren me detyren e veshtire te sqarimit te femijeve te tyre ne lidhje me kete sulm makaber ne Zelanden e re. Uroj te kene gjetur fjalet e duhura per te mos i trembur te vegjelit e tyre dhe per te mundur te ruajne ne shpirtin e tyre te paster besimin ndaj zotit dhe te mires. Nese ky artikull iu duket interesant dhe i dobishem, ju lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.