A e dini se: Cfare na Ndodh kur Konsumojme Veze?

Une i pelqej shume vezet, sidomos ato te fresketat te fshatit. Nuk ka ndodhur asnjehere qe te mos kem veze ne frigoriferin tim, pasi i perdor shume ne gatime. Por nje studim qe eshte publikuar keto dite me solli shume trishtim. Eshte nje studim i realizuar ne SHBA me rreth 30,000 njerez dhe eshte studiuar se cfare efekti ka konsumimi i vezeve ne shendetin kardiovaskular te njeriut. Perfundimi i studimit eshte se konsumimi i me shume se tre kokrra vezeve ne jave sjell rritje te rrezikut per semundje kardiovaskulare dhe per vdekje te parakohshme. Sigurisht, kjo gje lidhet me sasine e kolesterolit qe permban e kuqja e vezes.

Keshtu, nese marrim me shume se 300 mg kolesterol dietik, qe gjendet tek vezet risku i semundjeve te zemres rritet me 3.42%, ndersa rreziku i vdekjes perpara kohes rritet me 4%. Kur e lexova kete perfundim ne momentin e pare, u merzita se ja edhe nje gje tjeter e mire, qe me shijon ne perditshmerine time nga e cila duhet te heq dore. Por pas tronditjes te pare, u perqendrova te shifrat dhe e kuptova qe risku i shtuar eshte i vogel. Natyrisht jo aq sa te mos merret parasysh fare, por nuk eshte aq i tmerrshem sa te heq dore direkt nga konsumimi i me shume se nje veze ne dy dite.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutemi ta Pelqeni dhe te Ndani ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne median sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.