Shtepia – Pasuria me e Madhe e Familjes?

Ky eshte nje debat te cilin une kam vite qe e bej me miqte dhe familjaret e mi. Te them te drejten, kjo teme nuk me ka terhequr aq shume derisa rashe ne kontakt me nje liber te mrekullueshem qe titullohet “Babai i Pasur, Babai i Varfer” (Rich Dad Poor Dad) me autore Robert Kiyosaki dhe Sharon Lechter. E bleva librin rastesisht ne nje librari jashte Shqiperise dhe pasi e lexova rashe ne dashuri me te sikurse shume njerez te tjere anembane neper bote. Sa do kisha dashur qe dikush te ma kishte dhuruar kete liber kur isha ende ne gjimnaz. Jam e sigurte se nuk do kisha bere disa nga gabimet e zakonshme, qe bejne te rinjte kur fillojne te fitojne para. Ua keshilloj t’ia beni dhurate kete liber femijeve tuaj ne ditelindjen e tyre te 15-te dhe jam e sigurte se do me kujtoni kur te shihni efektin e tij mbi femijet tuaj.

Shumica e njerezve neper bote mendojne, dhe ky eshte edhe realiteti i tyre, se shtepia eshte pasuria me e madhe e familjes. Pikerisht sepse mendojne se shtepia eshte pasuria me e madhe, ata investojne gjate gjithe jetes tek ajo, duke shlyer per me shume se 30 vjet kestet e kredise per shtepine. Por, sa te sakta jane keto mendime? A eshte shtepia ne te vertete investimi me i madh qe duhet te bejme ne familjet tona? A eshte shtepia nje investim i mire per buxhetin e familjes? Me lejoni te sjell ne vemendjen tuaj perkufizimin se cfare do te thote investim i mire:

Investim i mire quhet atehere kur aseti, qe kemi investuar parate tona te siguroje te ardhura per ne.

Qe nga ky perkufizim bie poshte teoria se shtepia eshte investim, pasi shtepia nuk sjell para ne xhepat tane. Ne te kundert, shtepia kerkon para nga buxheti i familjes per t’u shlyer, per te paguar taksat dhe detyrimet e tjera periodike.

Detyrim eshte atehere kur aseti i blere, qe ne kemi investuar parate tona kerkon vazhdimisht para per t’a mbajtur.

Sipas ketij perkufizimi, i bie qe shtepia eshte nje detyrim per familjen. Te tilla jane edhe investimet e keqija, te cilat ne vend qe te sjellin te ardhura neto, krijojne shpenzime neto per buxhetin familjar. Jam e sigurte se mbi te gjithe ju qe po picerroni syte duke lexuar kete artikull, ata mes jush qe kane mbaruar per finance jane me te revoltuarit. Si mundemi ta kategorizojme blerjen e shtepise si nje detyrim per familjen kur ajo eshte aset, pra pasuri. Sipas autoreve te librit qe permenda ne fillim, ky eshte arsyetimi i sakte nese deshironi vertete te ndertoni pasuri familjare, nga ato qe sjellin para ne buxhetin e familjes. Mbajtja e parasysh e dy perkufizimeve te mesiperme ne cdo situate, kur jeni duke analizuar nje investim te mundshem, do iu lehtesoje marrjen e vendimit te duhur per shpenzimin e parave tuaja. Keshtu, do grumbulloni investime te mira ne portofolin tuaj te investimeve dhe do mbani larg buxhetit te familjes investimet e keqija, qe kerkojne me shume para.

Mos u merzisni nese gjendeni ne situaten kur te gjitha kursimet tuaja i keni investuar ne blerjen e shtepise. Nje situate e tille nuk eshte e pazgjidhshme dhe me pak vullnet dhe orientimin ne menyren e duhur te te menduarit, ju do jeni ne gjendje ta ktheni situaten ne favorin tuaj. Por per ta bere kete duhet qe pike se pari te keni kurajon ta quani shtepine jo si ‘qendren e botes’, por si nje aset si gjithe te tjeret, qe mund te blihet e te shitet sipas leverdise se pronareve.

Nje mendim i fundit ne lidhje me blerjen e shtepise. Nese e mendoni shtepine si pasuri ‘familjare’, atehere edhe blerjen e saj dhe investimet e tjera duhet t’i beni ne emrin e familjes. Degjojme shpesh sherre dhe merira mes anetareve te familjes ne lidhje me te drejten e pronesise mbi shtepine e pasurite e tjera familjare. Sherret shkaktohen nga fakti se pronesia e ketyre aseteve eshte vetem ne emer te nje anetari te familjes dhe pjesa tjeter mbetet pa gje. Kjo nuk eshte e drejte! Fenomeni qe ndodh rendom eshte qe gruaja i shpenzon te gjitha parate qe fiton vete ne kryerjen e shpenzimeve per perditshmerine (ushqim, higjene, veshje, etj,) Ndersa i zoti i shtepise (burri) pjesen e parave te veta i investon jashte shtepise ne asete te regjistruara ne emrin e vet. Nje gje e tille duhet te ndryshoje e te ekuilibrohet, duke bere qe shpenzimet e perditshmerise te behen nga te dy dhe pasurite e blera me buxhetin dhe kursimet e familjes te vendosen dhe regjistrohen ne emer te te dyve. Nje shpjegim i qarte i kesaj situate e jep Isabela Alliende ne rrefimin e saj tek libri “Paola”.

Pra te dashur miq, kur vjen puna tek parate dhe administrimi i tyre eshte vitale te zgjidhni mendimet dhe parimet e duhura, duke bere te mundur qe parate te cilat i fitoni me aq shume mund te punojne per ju dhe jo ju te rropateni gjithe jeten pas parave. Akoma me e rendesishme eshte qe femijet tane t’i edukojme me kulturen e duhur financiare, ne menyre qe te rriten e te behen te pavarur ekonomikisht. Kjo nuk eshte nje detyre e lehte, dhe si gjitha detyrat e tjera prinderore ne edukimin e femijeve kerkon shume pune e perkushtim, dhe mbi te gjitha kerkon qe ne si prinder te zoterojme vete njohurite e duhura per pjesen e administrimit te parave.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, ju lutem Pelqejeni dhe Shperndajeni te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

P.S. Ne foto eshte ndertesa e Muzeut Etnografik te Beratit, nje shtepi tashme e kthyer ne aset qe sjell te ardhura.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.