A e dini se: Fjalet e Nenes Sherbejne si Profeci?

Ne kulturen shqiptare thuhet se mallkimi i babait te ze, ndersa ai i nenes nuk te ze, se nena asnjehere nuk e mallkon femijen me shpirt. Por ka dicka tjeter te cilen shqiptaret nuk e kane vene re, apo nuk i kushtojne shume rendesi. Behet fjale per fjalet qe i thone prinderit, dhe vecanerisht nena, kur femija eshte i vogel. Ekziston nje besim i pergjithshem, dhe qe tashme ka terhequr vemendjen edhe te studiueve te sjelljes, se fjalet qe i thuhen femijes kur eshte i vogel kane vetine te sherbejne si profesi vete-permbushese per fatin e femijes.

Keshtu, nese i themi nje femije te levizshem e mistrec “Ti kur te rritesh do behesh i tmerrshem”, me shume gjasa kjo gje do te ndodhe vertete kur te rritet. Por, historia qe me pelqen me shume dhe qe e verteton plotesisht kete qe po them eshte ajo qe vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. E kam fjalen per historine e jetes se shpikesit me te madh te te gjitha koherave Tomas Edison, ai qe shpiku llamben elektrike. Kur ai ishte ne klase te dyte mesuesja i jep nje leter dhe i thote t’ia jape te emes kur te shkoje ne shtepi. Djali ia dha letren se emes dhe i pyeti se cfare shkruante mesuesja per te. E ema iu kthye djalit e buzeqeshur dhe i tha: “Mesuesja thote se ti je nje djale aq i shkelqyer dhe i kupton aq mire dhe shpejt mesimet sa nuk mund te te mbajne me ne shkolle, pasi shkolla nuk ka kapacitet te te mesoje ty. Keshtu, i dashur Tomas qe sot e tutje ne do i mesojme bashke mesimet dhe ti do japesh vetem provimet ne shkolle”. Dhe ashtu ndodhi, ajo ia mesoi vete mesimet djalit dhe e ndihmoi qe te behej nje nder njerezit me prodhimtare ne bote, qe ka lene gjurme ne historine boterore me shpikjet e tij gjeniale. Pas shume vitesh, tashme Tomas Edison ishte plakur per vete, e ema i nderroi jete dhe ai gjate diteve te zise po germonte ne sendet e saj. Nder sendeve te tjera, i zuri syri letren e mesueses se klases se dyte dhe me shume kureshtje e hapi dhe e lexoi. “E nderuar zonja Edison. Ju njoftojme se djali juaj eshte nje idiot i vonuar dhe nuk mund te ndjeke me mesimet ne shkollen tone. Ju lutem dergojeni ne nje nga shkollat e pershtatshme per te, pasi ai po pengon femijet e tjere normale qe te mesojne”. Edisoni buzeqeshi me dhimbje dhe u mallengjye edhe me shume per humbjen e nenes se tij te mrekullueshme, e cila pertej cfare besonte gjithkush perreth tij e beri ate te besonte sa i shkelqyer ishte dhe e mbeshteti te behej njeriu qe ishte.

Kjo eshte nje histori aq e vertete sa kur e kam degjuar per here te pare me ka ngjethur mishin. E pra, nena te dashura, jemi ne qe e vendosim se cfare do te jene femijet tane ne te ardhmen. Dhe kjo gje fillon brenda nesh dhe pasqyrohet ne fjalet dhe veprimet qe ne bejme me femijen. Mos lejoni asnjehere dhe askend t’iu thote se si eshte femija juaj, se cfare femija juaj mundet apo nuk mundet te beje ne jete. Besojini instiktit tuaj si nena dhe aftesive qe femija mbart qe ne genet e tij. Cdo femije ka talentet dhe dhuntite e veta, ne thjesht duhet t’iu krijojme mundesite qe ata t’i zbulojne dhe t’i vene ne jete. Dhe mbi te gjitha, mos harroni se fjalet tona kane fuqi mistike, pasi femijet tane i besojne thellesisht me naivitetin e moshes dhe orientohen prej tyre. Beni qe fjalet qe dalin nga goja juaj te mos nxiten nga stresi apo lodhja, por nga dashuria dhe admirimi per femijen.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, ju lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.