Tave Peshku me Perime

Idene per pergatitjen e kesaj recete e kam marre nga nje emision ne TV, dhe me tej e kam pershtatur pak me shijet e mia. Eshte nje tave peshku me perime, shume e shijshme dhe e mire ne cdo kohe. Ja ku po filloj me receten:

Perberesit:

1 kg peshk merluc, mundesisht nje peshk i madh

3 presh

domatina

2 karrota

1 kungull i vogel

1 limon

2 domate

100 gr bizele

2 gjethe dafine

1 tufe majdanoz i fresket

Kripe, piper, vaj ulliri

Pergatitja:

Kjo tave mund te pergatitet me cdo lloj peshku, sipas preferencave, mjafton qe te jete i madh te pakten 1 kg. Pastrojme peshkun dhe e ndajme me copa. Lajme praset dhe i presim ne rrathe 1.5 cm. I hapim fletet e praseve te prere qe te gatuhen me shpejt dhe i shtrojme ne fund te tepsise. Shtojme karrotat e prera ne rrathe, kungujt e prere ne kubike mesatare, bizelet dhe gjethet e dafines. I kriposim dhe shtojme domatinat e prera pergjysem mbi to. Marrim peshkun e ndare ne pjese, apo edhe te filetuar dhe e veme siper perimeve. I hedhim kripe dhe piper dhe i mbulojme me feta domatesh dhe limoni. E sperkatim taven me majdanozin e fresket te grire dhe me vaj ulliri. E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te para-ngrohur me 200 grade per 30 minuta. Sigurisht qe ju e njihni me mire furren tuaj, por mos e teproni me pjekjen e peshkut, koha prej 30 minutash eshte mese e mjeftueshme qe peshku te piqet plotesisht. Nese perimet nuk jane pjekur per aq kohe, hiqeni peshkun menjane dhe lereni perimet te piqen edhe pak deri sa te behen aldente. Une e sherbeva receten me bollgur te erret te gatuar me gjalp. Ju befte mire!

Nese deshironi ta shihni realizimin e kesaj recete edhe vizualisht, lutemi klikoni ne link-et ketu poshte:

Instagram: Tave Peshku me Perime

YouTube: Tave Peshku me Perime

Nese iu pelqeu kjo recete dhe mendoni se eshte e dobishme edhe per te tjere, lutemi te Pelqeni dhe Ndani ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.