A e dini se: Deshira per te ‘kafshuar’ bebet mund te coje ne sherimin e bi-polarizimit?

Edhe une u habita kur e lexova kete fakt ne nje artikull te Anne-Marie Gambellin ne Motherly. Ne artikull shpjegohej shkencerisht se perse ndodh qe prinderit duan te ‘kafshojne’ femijet e tyre. Dhe e thene shkurt, prinderit reagojne ne kete menyre per te shkarkuar stresin qe shkakton ne trurin e tyre emocioni i nivelit te larte i dashurise se madhe per femijen e tyre. E gjitha kjo realizohet permes nje mekanizmi mbrojtes te trurit te prindit, qe permes reagimit ‘agresiv’ ndaj femijes, shkarkon emocionin e tepert ne menyre qe te balancoje situaten ne trurin e vet dhe te jete ne gjendje te vazhdoje te kujdeset ne menyre optimale per femijen. Sipas kerkimeve shkencore ky reaksion i prinderve i ndihmon ata te lidhen me shume me femijet e tyre, pra i ben prinder me te mire.

Po si lidhet ky proces normal prinderimi me semundjen mendore te bipolarizimit? Studimet tregojne se prinderit qe ‘shfryhen’ ne kete menyre kundrejt emocioneve qe iu shkakton bebi i tyre, arrijne ta normalizojne me efektshmeri gjendjen e tyre emotive, duke bere qe te kalojne me sukses nga nje situate me stres te larte emocional ne nje situate te qete. Simptoma te ngjashme shfaqin edhe te semuret me bipolaritet qe kane periudha me ngarkese teper te larte emocionale, te cilat nuk arrijne t’i perballojne sic duhet per te ruajtur normalitetin e tyre. Nese arrihet qe te kuptohet dhe te zberthehet plotesisht mekanizmi mbrojtes qe ndodh ne trurin e prinderve, atehere kjo do conte ne gjetjen e kures per semundjen e polarizimit te sjelljes dhe semundje te tjera te ngjashme.

Sic e shihni, mrekullite qe femijet shkaktojne ne mireqenien e prinderve te tyre, po shperndahen edhe me gjere per te zgjidhur simptoma psikiatrike, te cilat vijojne te mbeten mister. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.