Nje Kafe aq Shume e Deshiruar

Gjithnje i kam paragjykuar nenat me femije te vegjel qe ankoheshin se iu mungonte koha per te pire nje kafe per qejfin e tyre. Madje thosha, si ka mundesi qe ‘qahen’ per mungesen e kafese, kur mund te qaheshin per mungesen e te shkuarit ne teater, ne opera, ne nje event tjeter kulturor apo per mungesen e te ushtruarit te ndonje sporti. Ajo qe nuk e kisha imagjinuar kurre ishte se edhe une do behesha njera prej tyre. Epo, kot nuk thone: “Kurre mos thuaj kurre”.

Diamanti im i shndritshem, ime bije, eshte nje femije i mrekullueshem, por edhe shume e shkathet. Kerkon te levize ne cdo moment dhe te preke cdo gje qe sheh. Eshte ende shume e vogel, por ka nje gjalleri, qe te gjithe ia kemi zili. Kushdo qe ka nje femije 1 – 2 vjec e kupton shume mire se per cfare po flas. Dhe mbi te gjitha, ajo nuk pranon te rrije me askend tjeter pervecse me mamin. Kjo ben qe une te ‘privohem’ nga cdo mundesi per te perjetuar ndonje nga kenaqesite e vogla (te pi nje kafe buze detit, te ha nje vakt normal, te pi nje gote leng frutash duke lexuar nje liber e ulur ne veranden e shtepise duke shijuar motin e bukur, apo te rri nje here e qete dhe te shijoj kenaqesine e te mos berit asgje (il dolce di fare niente); te gjitha keto me pare i merrja per-grandit. Me besoni, jam shume e lumtur qe jam nene e nje vajze te mrekullueshme, por serisht me mungojne disa nga gjerat e vogla qe me relaksonin me pare. Te vetmen kenaqesi, te cilen vajza nuk ma ka hequr eshte te udhetuarit me makine. Per fat, ndoshta edhe se eshte mesuar qe ne bark, asaj i pelqen shume te udhetoje me makine dhe kjo ben qe une te shijoj drejtimin e makines, i cili me kenaq aq shume.

I shkruajta keto rradhe pasi mendoj se te gjithe ne duhet te mirekuptojme nenat e palodhura, te cilat sakrifikojne aq shume per mire-rritjen e femijeve te tyre. Te mos i paragjykojme kur shohim se femijet e tyre bejne zhurme apo ndonje rremuje te vogel ne ambjente publike. Te mos i perflasim kur shohim se me ne fund ia kane dale te dalin nga shtepia (me gjithe ngarkesen dhe gjerat pafund qe bejne cdo dite) dhe po mundohen te jetojne copeza jete sociale si gjithe te tjeret. Ajo kafeja eshte ndoshta i vetmi luks qe perpiqen t’i lejojne vetes, ndonese nevojat e tyre jane shume me te medhaja. Ndihmojini kur i shihni qe kane veshtiresi te manovrojne karrocat ne rruget aspak te pershtatshme per levizje me karroce, apo kur jane te ngarkuara me qeskat e pazarit. Nuk eshte vetem norme edukate qytetare, por nje gjest xhentilese dhe mbeshtetje per gra te cilat po kalojne nder periudhat me te ngarkuara te jetes se tyre.

Nje apel per te gjithe te afermit dhe miqte e ngushte te nenave me femije te vegjel: qendrojuni prane, ndihmojini sa te mundeni qe te kene sadopak momente qetesie dhe shplodhje. Me besoni e kane aq shume te nevojshme si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht te ndihen te mbeshtetura ne aventuren e tyre te memesise. Lehtesimi sadopak i nenave eshte investim per mbarerritjen e femijeve me te shendetshem si menderisht ashtu edhe fizikisht. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.