Bakllavaja Verore – Recete nga Nena XHENI

Zakonisht jemi mesuar te hame bakllava ne dimer, per festat e fundvitit. Dhe bakllavaja e fundvitit eshte e rende me 100 petet e famshme dhe shume e mire. Mqs. ne shtepine tone pelqehet shume bakllavaja si embelsire dhe kemi qejf ta konsumojme edhe gjate stines se ngrohte, Nena XHENI ka krijuar nje version me te lehte te bakllavase, ate qe ajo e quan ‘Bakllava Verore’. Ajo e gatuan ate cdo dite vere dhe ne vijim per ditelindje, festat e Bajramit, Pashke, apo edhe thjesht per qejf. Bakllavaja e veres eshte me e kollajshme per t’u bere, merr max 1.5 ore pergatitje dhe me e lehte per t’u ngrene. Ja ku po filloj me receten:

Perberesit:

600 gr arra te grira

500 gr miell

5 kokrra veze

350 gr gjalp

2 filxhane kafeje vaj vegjetal

1 kg sheqer kaf

1 limon

pak karafil i thate

2 luge mjalte natyral

niseshte

kripe

Pergatitja:

Bakllavaja behet me peta te tehollura vete ose me pete te gatshme te njoma kastile per embelsira. Nena Xheni i hap vete petet. Per ju qe do e pergatisni me pete te gatshme, thjesht kalojeni pjesen e brumit dhe hapjes se peteve.

Fillojme me pergatitjen e brumit: Sitim miellin me nje site te holle. Hedhim miellin ne nje tas dhe i hapim nje grope ne mes. Aty shtojme dy te verdha vezesh dhe tre kokrra veze te plota. Shtojme paksa kripe, sa te kapin mollezat e dy gishterinjve, dhe fillojme trazojme me duart vezet dhe miellin. Shtojme nje filxhan kafeje uje te vaket dhe 1 filxhan kafeje vaj. E punojme mire brumin, derisa te behet nje brume paksa me i bute se brumi i byrekut. E mbulojme me leter plastike dhe e leme te pushoje te pakten 1 ore.

Gjate kohes qe brumi pushon, thyejme arrat dhe i copetojme ne copeza te vogla. Nena Xheni keshillon qe arrat te mos shtypen, por te priten me thike se ashtu del me e mire bakllavaja. I shtojme arrave te grira tre luge sheqer kaf dhe i perziejme mire me nje luge.

Pasi plotesohet koha e pushimit te brumit dhe kemi ngrohur ambjentin ku po gatuajme, fillojme me hapjen e peteve. E ndajme brumin ne kulece, pak me te medhenj se kulecet e bakllavase dimerore. I punojme kulecet me niseshte dhe i leme tek tasi ku ishte brumi. Nena Xheni keshillon qe brumi i bakllavase te punohet pjese-pjese, ne menyre qe te mos thahen kulecet. Marrim nje kulac dhe e hapim me anen e nje petesi (okllai) derisa peta te duket me sy qe eshte mjaftueshem e holle.

Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i hedhim brenda nje filxhan kafeje vaj vegjetal. Me anen e nje furce lyejme tepsine ku do bejme bakllavane me gjalpin e shkrire dhe me tej edhe peten e hapur mbi tavoline. Petes i hedhim siper nje grusht me arra, sa te duket e plotesuar me arra, dhe fillojme e mbledhim me kujdes ne forme roleje. Afrojme tepsine dhe e mbledhim si kular ne qender te tepsise. Procedura perseritet e njejte per te gjitha petet dhe rolete e pergatitura shtohen ne tepsi serisht ne forme rrethi, derisa te mbushet e gjithe tepsia. Me anen e nje thike me maje te mprehte e presim bakllavane ne racione te barabarta. E lyejme mire me gjalpe siper dhe e fusim ne sobe te parangrohur me 170 grade per rreth 1 ore. Bakllavaja eshte pjekur kur merr nje ngjyre te arte paksa te mbyllur. E nxjerrim dhe e leme te ftohet nderkohe qe pergatisim sherbetin.

Per sherbetin: hedhim pjesen e mbetur te sheqerit dhe sasi te barabarte uji. Nena Xheni e preferon sherbetin jo te trashe, pasi kjo ben qe embelsira te jete me e lehte. E leme te zieje sherbeti dhe i heqim shkumen. 10 min para fundit i hedhim brenda rreth 10 karafila te thate dhe 2 min para se ta heqim nga zjarri, i shtojme mjaltin, lekuren e limonit dhe lengun e limonit. Ky i fundit hidhet qe te mos lejoje ngrirjen e sheqerit te sherbetit. Pasi sherbeti perfundon zierjen, e marrim dhe ia hedhim me kujdes bakllavase. Ne fund, e mbulojme tepsine me leter alumini dhe e leme derisa te ftohet plotesisht. Nena Xheni keshillon qe bakllavaja te lihet te pakten 24 ore e pahapur. Pasketaj eshte gati per t’u konsumuar. Mua me pelqen lisho, por ka vende qe e sherbejne edhe me akullore me vanilje. Ju befte mire!

Nese deshironi te shikoni vizualisht realizimin e kesaj recete, lutemi klikoni me poshte:

You Tube : Bakllavaja Verore – Recete nga Nena XHENI

Nese mendoni se kjo recete eshte interesante dhe e dobishme, lutemi ta Pelqeni dhe ta Ndani me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.