Siguria e Femijeve – Ankthi qe na Prish Gjumin

Sot u zgjova me nje ndjesi te tmerrshme. Sapo kisha pare nje enderr shume te frikshme dhe qe me la nje ndjenje ankthi. Ende e ndjej boshllekun ne stomak qe nga mengjesi. Pashe ne enderr sikur bera aksident me makine bashke me motren dhe partnerin tim. Fluturuam ne nje tip humnere, e cila nga lart dukej e vogel, por koha qe u desh te perfundonim ne fund te saj ishte aq e gjate sa truri im pati kohe te kalonte aq shume mendime dhe shqetesime. Mendimi i pare ishte te ngushelloja motren, e cila eshte me e vogel se une dhe ia kapa doren fort dhe i thashe “Cdo gje do shkoje mire”. Pastaj mendova “O zot, femijet tane. Cdo behet me ta?” Me tej pashe te dashurin e zemres qe po me kerkonte falje me sy, se ishte gabimi i tij cfare ndodhi. Dhe ne fund iu luta zotit me gjithe forcen e shpirtit “O zot na ndihmo per femijet dhe mamin”. Nuk iu them dot se c’ndodhi me ne kur rame ne fund te gremines, se truri im refuzoi ta shihte ate skene dhe une hapa syte.

Dhe syte m’u hapen edhe per dicka tjeter: sa pak te mbrojtur jemi nga ngjarje te tilla dhe mbi te gjitha sa te papergatitur jemi kur vjen fjala per mbrojtjen e mireqenies se femijeve tane ne rastin e ngjarjeve te tilla tragjike. Djali dhe mbesa ime jane shume te vegjel ende dhe as nuk dua ta mendoj se c’do behej me ta nese ne prinderit e tyre do na duhej te largoheshim papritur nga jeta. Me kujtohet nje film hollivudian me nje femije 1-vjecar, te cilit i vdiqen te dy prinderit ne nje aksident. Prinderit ishin treguar shume te kujdesshem dhe kishin lene testament te shkruar, ku thuhej se kujdestaria e femijes i kalonte dy miqve te tyre me te ngushte, perkatesisht shoqes se ngushte te mamase dhe shokut te ngushte te babait. Te gjithe u cuditen nga ky vendim i tyre, por ngjarjet qe rrodhen me pas treguan se ata kishin marre vendimin e duhur dhe kishin gjetur prinderit e duhur per beben e tyre.

Vertet, si mund ta marresh nje vendim te tille e te jesh i sigurte se eshte i duhuri? Cfare kriteresh duhet te mbajme parasysh kur vendosim se kush mund te jete pasuesi yne ne rolin e kujdestarit ligjor, nenes dhe babait te ardhshem? Nga duhet t’i kthejme syte per te gjetur personat e duhur? Ne botekuptimin shqiptar, familja, pra njerezit qe na lidh gjaku, do ishin te paret ne liste. Te filmi ne fjale, zgjedhja e atyre prinderve qendronte jashte familjareve. Keto kohe degjojme pa fund histori femijesh te mbetur jetime per arsye nga me te ndryshme dhe te braktisur nga familjaret e tyre. Gjithnje kam menduar se si mund te ndodhe nje gje e tille: Femije te mitur qe kane plot njerez verdalle (daja, teze, xhaxhallare dhe halla, pa folur per kusherinj me te larget) mbeten vetem apo vetem nen kujdesin e gjysherve, te cilet jane te pafuqishem per t’u kujdesur per ta. Sigurisht qe kemi edhe fenomenin tjeter te femijeve me prinder gjalle, por tashme te divorcuar e te martuar serisht, te cilet nuk i marrin femijet me vete dhe i lene tek gjysherit. Nuk e di cili nga keta eshte me i dhimbshem se tjetri???

Ne fakt, une e kam zgjedhur personin brenda familjes qe ia besoj djalin me sy mbyllur: eshte motra ime. Prandaj edhe endrra qe pashe me tronditi aq shume, sepse ajo ishte bashke me mua ne makinen qe fluturonte. Kjo gje me beri te mendoj kush do ishte tjetri ne liste. Mos ndoshta duhet te nisemi nga afrimiteti i personave me femijet tane. Cilet jane njerezit qe jane gezuar me shume per ardhjen ne jete te femijeve dhe te cilet interesohen gjate gjithe kohes per mireqenien e tyre? Pyetja tjeter eshte: Sa te gatshem jane ata per te marre persiper nje pergjegjesi te tille? Cifti i zgjedhur ne filmin qe permenda nuk ishin aspak te gatshem te beheshin prinder dhe kaluan mjaft peripeci; por atyre iu mjaftoi dashuria qe kishin per femijen dhe miqte e tyre per t’i kaluar te gjitha veshtiresite.

Po familjet e emigranteve, te cilet jetojne ne vende te huaja? A do ishte zhvendosja nje opsion i mire per femijet e mbetur jetime? A mjafton siguria financiare (llogari bankare, llogari investimesh, shtepia ne emer te femijeve) per mireqenien e femijeve tane? Patjeter qe nje femije me te ardhura financiare te vetat eshte me e lehte per t’u mbajtur, se sic thote nje shprehje e popullit: “Te rrisesh nje femije eshte njesoj si te ndertosh nje keshtjelle”. Por, personat qe mund t’iu besojme femijet duhet te kene integritetin e duhur per te mos abuzuar me te drejtat e tyre ligjore si kujdestare ligjore te femijes dhe pasurise qe trashegon.

Te gjitha keto pyetje jane shume te veshtira per t’iu pergjigjur brenda nje dite. Pasi siguria dhe mireqenia e femijeve tane jane frika dhe pergjegjesia me e madhe e jona si prinder. Por, padiskutim keto jane pyetje te cilave ne duhet t’iu gjejme pergjigje, duke uruar qe asgje e keqe te mos na ndodhe ne familje. Mesa duket detyra jone si prinder ka si kusht edhe projektimin e mireqenies se femijeve te pavarur prej nesh qe ne moshe te vogel. Dhe kjo eshte nje detyre shume e veshtire, qe kerkon me shume perkushtim dhe mbajtjen e marredhenieve te verteta ne jeten tone e te femijeve tane.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.