Teatri Kombetar ne Diten Nderkombetare te Teatrove

27 Marsi eshte Dita Nderkombetare e Teatrove, sipas WikiPedia. Kur e lexova kete fakt ndjeva pak trishtim. Po mendoja se asnjehere me pare nuk me kishte rene ne vesh nje feste e tille dhe mqs. une jetoj ne Shqiperi i bie qe njihet pak apo aspak. U trishtova se po mendoja si do e festojme ne ne Shqiperi nje dite te tille. Sot ne jemi pa nje godine te Teatrit Kombetar dhe ne nje vorbull te madh diskutimesh, sharjesh dhe spekulimesh ne lidhje me kete ceshtje.

Sa bukur do ishte sikur sot ne Diten Nderkombetare te Teatrove te kishim nje godine te rinovuar te Teatri Kombetar, dhe aty te organizohej nje mini-festival teatrosh njeditor per t’i afuar me shume njerezit drejt teatrit. Se ne kete bote te mbingopur me filma dhe internet, nje shfaqje teatrale eshte si nje oaz, ku ushqehet shpirti dhe mundesh ta shohesh dhe ndjesh jeten ashtu sic eshte ne te vertete. Sa bukur do ishte vertete!

The building of Theater of Dolls, Tirana, Albania

Akoma me bukur do ishte sikur te koordinoheshin te gjithe teatrot e Tiranes me Teatrin e Kukullave dhe te organizonin nje program per te mirepritur gjate paradites spektatoret e vegjel, femijet, qe ata te fillojne te edukohen me vajtjen ne teater dhe jo te argetohen vetem duke pare kanalet online per femije, ku perballen me personazhe te frikshem si ai i MOMO-s. Edukimi i hershem i femijeve me shfaqjet teatrale eshte nje vlere e jashtezakonshme ne formimin e tyre kulturor dhe mendor. Shpresoj qe te mos shkruaj nje dite se ne emer te modernizimit te Tiranes edhe Teatri i Kukullave eshte kthyer ne nje fantazem .

Photos of protests for the National Theater in Tirana, Albania

Por, ndoshta me reale per ne eshte qe kete dite te protestojme, atje tek godina e Teatrit Kombetar, tashme te braktisur. Te protestojme si qytetare europiane dhe te kerkojme qe me shume te behet per teatrin ne vend ne menyre qe teatri te mos hiqet nga lista e argetimeve familjare dhe shoqerore ne Shqiperi. Ne jemi nje popull me histori e kulture te lashte, ndaj perkushtimi i te gjitheve ndaj rritjes se ofertes kulturore ne vend, nuk eshte gje tjeter vecse ruajtja e trashegimise tone qe nga lashtesia. Gezuar Diten Nderkombetare te Teatrove!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.