Oriz i Shijshem me Perime – Recete nga Nena XHENI

Para disa ditesh ju sollem receten e Sallates Speciale me Sardele, e cila shoqerohej me orizin me perime. Kjo eshte nje pjate vegjetariane, shume e shendetshme dhe e pelqyeshme edhe nga femijet. Mund ta perdorni si pjate me vete per nje darke te lehte, apo te shoqeroni gatimet e peshkut dhe frutave te detit. Sot Nena Xheni ka gatuar per ju orizin me perime, receten e te cilit do e gjeni ketu poshte:

Perberesit:

500 gr oriz i bardhe per pilaf

2 qepe mesatare, nje te kuqe dhe nje te verdhe

2 karrota mesatare

200 gr bizele, sot perdorem bizele te ngrira

2 luge gjalp

1 tufe majdanoz te fresket

kripe, piper

Pergatitja:

Ne nje ene veme te ngrohet uje ne masen 1:2 me orizin, qe do pergatisim. Per receten e sotme nevojitet 1 liter uje. Paralelisht, marrim orizin dhe e pastrojme nga papastertite. Qerojme qepet dhe karrotat dhe i grijme ne kubike te vegjel. Shkrijme gjalpin ne tigan dhe hedhim qepet e grira. I skuqim pak dhe shtojme karrotat e grira. Vazhdojme i kavardisim, derisa perimet te fillojne te zbuten dhe shtojme ne tigan orizin e pastruar. I kavardisim te gjitha bashke dhe kur shohim qe orizi eshte skuqur pak, shtojme 1/2 e sasise se ujit te nxehte (500 ml). E rregullojme me kripe e pak piper, i perziejme dhe e leme qe perberja te marre vale.

Sapo te filloje te shteroje uji ne tigan, shtojme gjysmen e sasise se mbetur te ujit (250 ml) dhe e leme te marre dy vale. Duke e perziere vazhdimisht, shtojme ne tigan bizelet dhe sasine e mbetur te ujit (250 ml). E mbulojme me kapak dhe e leme te zieje gjithe perberja duke e perzier ne te rralle. Kur shohim se orizi e ka pire te gjithe ujin dhe eshte bere al-dente, i shtojme majdanozin e grire holle dhe e perziejme. Per ta servirur me sa me shume shije, perdorim format apostafat apo nje tas te vogel qelqi. E mbushim kete te fundit me oriz dhe e permbysim ne pjaten ku do serviret. Siper e zbukurojme me dy gjethe majdanozi te fresket. Ju befte mire!

Serve the Tasty Rice with Vegetable in nice shape decorated with fresh parley leaves

Nese deshironi te shihni vizualisht realizimin e kesaj recete, lutemi klikoni ne link-et e meposhtme:

Instagram: Oriz i Shijshem me Perime

You Tube: Oriz i Shijshem me Perime

Nese ju pelqen kjo recete gatimi dhe mendoni se eshte e vlefshme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.