A e dini se – Cfare ka ndodhur me 31 Mars?

Prezantimi i Ores Verore ne SHBA. Me 31 Mars 1918 u miratua per here te pare nderrimi i ores ne ate qe njihet si ora verore me qellimin qe te shfrytezohen me mire oret e drites natyrale dhe te kursehet energji. Me pare ky ndryshim kishte ndodhur ne Europe, rreth 2 vjet me pare, por ndryshimi i ores atje ndodhte ne dite te ndryshme ne shtete te ndryshme. Interesante per t’u permendur eshte se nderrimi i ores nuk ndodh ne vendet prane ekuadorit, te cilat nuk ndikohen ne kohezgjatjen e dites ne varesi te stineve. Sot eshte nderruar ora ne Shqiperi dhe Europe, por pritet qe nga viti 2021 e tutje ky ndryshim te mos aplikohet me.

Eiffel Tower in Paris, France

Inagurimi i Kulles Eifel ne Paris, France. Kulla e cila mban emrin e personit qe e ndertoi, Gustave Eiffel u inagurua me 31 Mars 1889. Njihet si struktura me e larte ne Paris dhe njekohesisht simboli identifikues i Frances neper bote. Ndodhet ne nje nga zonat me te bukura te qytetit dhe renditet nder objektet me te vizituara ne bote. Ka tre platforma per pritjen e vizitoreve, ne tre nivele te ndryshme. Vizita tek kjo kulle te ngjall nje ndjesi te vecante per vete masivitetin e njerezve qe kane ndjekur te njejtin ritual per ta vizituar. Pamja e qytetit nga kulla eshte mahnitese si diten, por sidomos naten.

Johann Sebastian Bach (31.03.1685 – 28.07.1750)

Ditelindja e Johann Sebastian Bach. Kompozitori i famshem gjerman lindi me 31 Mars 1685 ne Eisenach, Gjermani. Ai rridhte nga nje familje muzikantesh dhe me punen e tij arriti te njihej dhe te admirohej si nje nga kompozitoret me te famshem te te gjitha koherave. Shume i apasionuar pas instrumenteve muzikore me tastiere dhe muzikes litargjike, ai ka kompozuar qindra kantata, kenge te shenjta, muzike kishtare, pjese per organo, koncerte per violine dhe klavicembal si per muzike dhome ashtu edhe per orkester.

Ky artikull u realizua me ndihmen e Wikipedia, nje hapsire shume e vlefshme dhe e aksesueshme informacioni per te gjithe. Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.