Lulet ne Kopshtin e Nena XHENIT

Si e diele pasdite qe eshte sot, dhe nje dite me mot te mrekullueshem, mendova t’ua zbukuroj pasditen. Per kete zgjodha lulet, qe rendom gjenden ne kopshtin e Nena Xhenit. Aq e apasionuar eshte ajo pas luleve sa kudo qe ka shkuar, qofte edhe per nje vizite te gjate, e mbush vendin me lule natyrale.

Nje Histori e Vecante

Nje gje e tille ndodhi me vellezerit e mi qe jetojne ne nje vend te larget. Dhe, nje nga gjurmet qe la Nena Xheni gjate vizites se saj atje eshte nje ballkon te mbushur me lule te mrekullueshme. Fqinjet e tyre iu bejne komplimente per lulet e bukura. Madje ata siper tyre kane filluar te lulezojne ballkonet.

Duke shpresuar se edhe ju te dashur miq do frymezoheni sadopak per te shtuar nje dekorim te vecante dhe shume te bukur ne shtepite tuaja, po vijoj me disa nga lulet ne kopshtin e Nena Xhenit.

Lulet Sezonale

Primulat, lulet e para sezonale qe lulezojne edhe ne dimer. Nena Xheni blen cdo nentor primula me ngjyra te ndryshme. Kete vit ne vecanti primulat jane bere shume te bukura.
Kjo eshte primula e verdhe, qe e keni pare te video e artikullit “Si te Sjellim Pranvere ne Shtepi”. Shikoni sa eshte rritur e zbukuruar qe atehere.
Vjollcat jane nje tjeter dashuri e Nena Xhenit. I preferon ne te gjitha madhesite (e lules) dhe me arome. Kur te blini vjollca, sigurohuni te kene aromen karakteristike, qe do iu kenaqe shpirtin kur te qendroni prane tyre.
Kjo lloj Vjollce eshte me lule te madhe dhe me arome.
Vjollce me madhesi mesatare me tre ngjyra dhe me arome.

Lulet Shumevjecare

Manushaqja e eger, lulja e pare e pranveres, qe del ne ane te perrenjve. Kjo lule eshte nje nga dashurite e Nena Xhenit dhe e ruan me kujdes gjate gjithe stines se nxehte. Arsyeja? Ajo cel njekohesisht me ditelindjen e mbeses se saj. Kjo foto nuk eshte pamja me e mire e saj, pasi eshte drejt fundit te lulezimit.
Kjo mellage roze eshte nje nga lulet me te preferuar te Nena Xhenit. Lulezon ne fillim te vitit dhe ka aftesine te riperterihet cdo vit vetvetiu.
Ciklamini, nje tjeter lule dimerore, qe nuk mungon asnje vit ne kopshtin e Nena Xhenit.
Lulja e bletes, nje lule shume rezistente dhe me arome te mrekullueshme mjalti. Kur ta shtoni ne ballkonin tuaj, do ndjeni aromen e embel sa here t’i qendroni prane.
Karafili i verdhe me lule te madhe dhe me arome te mrekullueshme. Sigurisht qe karafilat e vendit jane nje tjeter bime shumevjecare, qe nuk mungojne asnjehere ne kopshtin e Nena Xhenit.
Kamelja e bardhe, nje peme qe lulezon ne dimer. Kete vit per cudi ka lulezuar ne fillim te shkurtit dhe vijon te jete ende e lulezuar. E vecante per lulen e saj shume te bukur dhe delikate.
Margarita, nje tjeter lule e mrekullueshme dhe qe lulezon gjate.
Limoni shtateheresh, nje nga krenarite e Nena Xhenit. Ky limon piqet vone dhe sic e shihni ka ende fryte ne dege.

Keto ishin lulet qe zgjodha te ndaj me ju sot nga kopshti i Nena Xhenit. Shpresoj qe t’ua kem hijeshuar sadopak diten tuaj. Ju ftoj te merrni lule natyrale ne shtepite tuaja, si nje aktivitet antistres. Eshte shume i mire per te edukuar femijet. Si edhe nje menyre jo shume e shtrenjte per te dekoruar ambjentet e brendshme dhe te jashtme te shtepise tuaj.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.