Dedikim per Diamantin Tim

Sot eshte ditelindja jote. Ti sot mbushe plot 14 muaj. Keto jane muajt e pare per ty ne kete bote dhe ditet me te lumtura per mua. Nuk e di perse sa here qe flas per ty, bija ime e dashur, syte me mbushen me lot. Ndoshta sepse keshtu ka filluar historia jone, mes lotesh. Kur mora vesh per here te pare se do behesha nene, nuk i mbajta dot lotet. Ate dite ndjenjat e mia ishin te perziera mes frikes, gezimit dhe hutimit. Ti ishe vertete nje dhurate nga zoti. Por sot lotet e mi jane lote gezimi e lumturie, dhe falenderimet e mia shkojne perdite drejt zotit, per ty Mrekullia Ime.

Ende nuk arrij ta besoj sa shume je rritur keto muaj. Si sot nje vit me pare ti ishe nje vogelushe krejt ndryshe. Shume e Vogel, Shume e Bukur dhe rrije vetem me krahet e mi dhe te babit. Sot ti je akoma me e bukur, dhe rri vete ulur, luan vete me lodrat e tua dhe te pelqen aq shume te besh tata perdore me tezen tende. Ti zemra ime tani rri afer nenes dhe ha gjerat e mira qe te jep ajo. Ti tani di te perqafosh dhe te puthesh duke na falur momente hyjnore te gjitheve qe rrijme rreth teje. Ti je dielli qe ndricon ditet tona, je buzeqeshja jone.

Gezuar Ditelindjen bija ime, pjese e shpirtit tim! Uroj te jesh gjithnje e shendetshme! Uroj te jesh gjithnje solare! Uroj te takohesh gjate gjithe jetes me njerez te mire. Te behesh zemermire si gjyshi dhe si ai te ndihmosh kedo qe mundesh. Qofsh ngahera e lumtur dhe me fat! Ti je kryevepra e mamit dhe e babit, pjesa jone me e mire. Je dhe do mbetesh gjithnje krenaria jone.

Gezuar Ditelindjen Diamanti i Mamit!

P.S. Kjo eshte nje rubrike e te qe po e fillojme sot ne FAMILY+ Blog. Rubrika quhet “Dedikim per …” dhe eshte menduar si nje hapsire e lire per prinderit, te cilet duan t’i dedikojne dicka te shkruar femijeve te tyre: proze, poezi, etj. Preferenca jone eshte qe prinderit dhe FEMIJET te mbeten anonim, si nje menyre per mbrojtjen e femijeve. Nese deshironi te beheni pjese e kesaj rubrike na shkruani ne: Contact.

Nese u emocionuat nga ky dedikim, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.