Kur Perrallat e Andersenit Kthehen ne Ankth

Duke hulumtuar ngjarjet dhe kuriozitetet e muajit prill, pashe se ne daten 2 Prill festoheshin dy festa: Dita Nderkombetare e Ndergjegjesimit per Autizmin dhe Dita Nderkombetare e Librave per Femije. Me beri pershtypje fakti qe keto dy dite kishin rene ne te njejten date. Te dyja jane ngjarje shume te rendesishme per shoqerine sot. Ndaj meritojne vemendje te plote nga te gjithe. Qe te dyja lidhen me mireqenien e femijeve, qofte ate fizike, ashtu edhe ate mendore.

Arsyeja e zgjedhjes se dates 2 Prill si Dita Nderkombetare e Librit per Femije eshte shume domethenese. 2 Prilli eshte data e lindjes se shkrimtarit te madh danez Hans Christian Andersen. Dhe pikerisht emri i tij me ri-solli te fresket ne mendje nje shqetesim shume te madh qe une si prind ndjej kohet e fundit. Po i referohem problematikes qe shoqeron librat per femije ne Shqiperi. Kohet e fundit, kane dale ne treg libra pa cilesi dhe jo-funksionale per edukimin e femijeve. Arsyet? Ndoshta per shkak te komercializimit te tepruar apo per shkak te injorances se tepruar, apo te dyjave bashke.

Perrallat dhe Femijeria ime

Ne femijerine time, librat me perralla ishin nje nga gjerat me te preferuara. Ndoshta sepse atehere programet televizive ishin te kufizuara ne kohe dhe nuk e njihnim internetin dhe kanalet online per femije. Gjithsesi, perrallat ishin nje nga aktivitetet e preferuara te femijeve.

Vizitoni Faqen PRINDERIMI ne FAMILY+ Blog.

Une kam qene me fat, pasi ime moter ishte nje tregimtare shume e mire perrallash. Rreth saj mblidheshin te gjithe femijet e vegjel te lagjes dhe degjonin me endje perrallat me mbreteri, princer, princesha, kafshe, lule, e gjithcka tjeter qe e bente fantazine e tyre te zgjerohet e te fluturonte larg. Une isha akoma me me fat se femijet e tjere, se ne shtepi kisha audienca private te tregimit te perrallave. Pak vite me vone, kur u rrita filloja t’i lexoja vete librat me perralla.Atehere kuptova se me sa shume dashuri dhe emocion i tregonte motra ime perrallat. Imitimi i zerave te personazheve dhe pershkrimi i saj i mjediseve te perrallave dhe te personazheve (veshjet, floket dhe karakteristikat e tjera fizike te personazheve), i benin ato me te bukura.

Librat me Perralla Sot

Ne vijim e tradites se perrallave, qysh ne ditet e para te lindjes se time bije, ime moter i bleu edhe asaj librat e pare me perralla. Ishin libra te thjeshte me ilustrime me nga nje perralle secili. Te dyja sebashku menduam t’i merrnim si per fillim per t’a mesuar bebin me idene e perrallave dhe imazhet e personazheve.

Morem botimet e tre perrallave te famshme (te Andersenit dhe Vellezerve Grim), Ato te cilat na kishin shoqeruar edhe ne ne femijerine tone. Sigurisht, ne kohen tone librat me perralla nuk ishin te ilustruar. Shume rralle mund te gjeje ndonje ilustrim. Ndaj fakti qe perrallat ishin te ilustruar na nxiti me teper t’i blinim.

Por, gezimit te marrjes se librave dhe kenaqesise se leximit te perrallave me vajzen e vogel, shpejt ia zuri vendin nje ndjenje e tmerrshme ankthi dhe zhgenjimi. Te trija perrallat ishin percudnuar. Ngjarjet ishin transformuar dhe c’ishte me e keqja, ndryshimet e bera kishin shtuar ngjarje horror ne to. Dukej sikur perrallat sapo kishin dale nga kronika e zeze e edicionit te lajmeve ne televizionet shqiptare. Fatmiresisht, arritem t’i lexonim paraprakisht ngjarjet e perrallave. Keshtu, evituam ndotjen e trurit te bukur te sime bije, me ngjarje aspak te pershtatshme per moshen dhe pafajesine e saj. Nuk dua te zgjatem me detajet e ngjarjeve te shtuara, pasi cdo prind qe ka kaluar nje pervoje te ngjashme me kupton per cfare e kam fjalen.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Dilemat e Librave me Perralla

U kthyem serisht neper librari dhe pame se fenomeni perseritej edhe ne botimet e shtrenjta. Ndoshta eshte problem i te drejtes se autorit?! ‘Autoret’ e rinj i ndryshojne ngjarjet per te mospatur probleme ligjore. Ajo qe me habit mua eshte: Perse nuk shtojne ngjarje te gezueshme ne perralla? Perse i mbushin me fenomenet me te frikshme te shoqerise moderne?

Ne fund te fundit, perralla eshte pjelle e fantazise dhe pranon edhe ndryshime. Ama, ato duhet te jene ne perputhje me moshen e lexuesve. Duhet te sherbejne per zhvillimin e fantazise se femijeve dhe edukimin e tyre. Perrallat duhet te ndricojne pozitivisht cdo pjese te trurit te femijes. Keshtu, femija pergatitet per perballimin me force e pozitivitet te jetes reale. Bombardimi i trurit te femijeve me personazhe te cuditshem, shume larg reales, dhe me ngjarje te dhunshme e te papranueshme, nuk i sherben asgjeje tjeter vecse demtimit te femijeve. Ato ndikojne negativisht ne kujtimet e femijerise se tyre dhe ne subkoshiencen e tyre. Nje femije qe rritet mes dhunes e negativitetit do e kete shume te veshtire te prodhoje ne jeten e vet vlera dhe vepra te mira.

Rasti i Gazetares Rudina Xhunga

Te them te drejten e kam admiruar znj. Rudina Xhunga ne perpjekjen e saj per te shkruar nje liber me perralla sebashku me vajzen e saj. Ajo qe nuk kisha kuptuar eshte se ajo, pervec deshires dhe aftesise se saj si shkrimtare, e ka bere nje gje te tille edhe e shtyre nga nevoja. I referohem nevojes per t’a ushqyer mendjen e se bijes me mendime e me materiale cilesore. Mendime te cilat do e ndihmojne te edukohet me mire dhe ta njohe boten me te bukur.

Edhe une kete dua per time bije dhe per te gjithe femijet e tjere shqiptare. Te rriten me vlerat e perrallave dhe tregimeve te bukura. Une dua qe vajza ime t’i mesoje perrallat e bukura te Andersenit, sa te thjeshta aq edhe te sofistikuara. Por, une dua qe ajo te mesoje perrallat e verteta te Andersenit te famshem.

Apel per Prinderit

Sikur ta dinte Anderseni i madh se do vinte nje dite qe emri i tij do perdorej ne paratheniet e perrallave te percudnuara! Jam e sigurte qe mendja e tij e bukur do shkruante nje perralle per te rritur, qe te bente me turp keta njerez aspak te mencur dhe aspak profesioniste; por edhe aspak te denje si prinder femijesh. Shpresoj qe 2 Prilli i vitit qe vjen ta gjeje te zvogeluar kete fenomen te shemtuar. Uroj qe babezia per pasuri dhe injoranca te mos ndikoje me nje brez te tere femijesh. Shpresoj qe prinderit te jene akoma me vigjilente per te kontrolluar deri ne imtesi cdo material qe hasin femijet e tyre. Ndryshe nga ne, ne rastin e perrallave qe bleme, prinderit duhet te marrin kohen ta lexojne tekstin perpara. Keshtu ata nuk do lejojne ndikimet negative ne mendjet e bukura te femijeve.

Une e kam vendosur per vete, do i perkthej vete perrallat e Andersenit, vetem per gocen time. Dhe kete rradhe do sigurohem qe te marr si baze perrallat origjinale te Andersenit. Ato te pandikuarat nga perkthimet e censuruara te diktatures dhe nga pangopesia dhe padituria e viteve te fundit.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.