Per Autizmin ne Diten Boterore te Ndergjegjesimit ndaj Tij

Autizmi eshte nje nga fenomenet me te perfolura ne vitet e fundit. Kam degjuar kaq shume te flitet per te kete muajin e fundit, dhe jo vetem se sapo kaluam 2 Prillin, Diten Boterore te Ndergjegjesimit ndaj Autizmit. Arsyeja kryesore eshte perhapja e rasteve te fruthit ne Shqiperi dhe hezitimi qe kane prinderit per t’iu bere femijeve te tyre vaksinen e 12 mujorit. Shumica e atyre qe hezitojne e lidhin vaksinen MMR me rritjen e rasteve te autizmit dhe e ‘akuzojne’ ate si shkaktare te shfaqjes se autizmit tek femijet e vegjel. Ne ne FAMILY+ jemi perpjekur te bejme pjesen tone per te sqaruar dyshimet e prinderve bazuar ne kerkimet shkencore, te cilat i kemi mbledhur ne artikullin: “Vaksina MMR shkakton Autizem? – Ja Cfare thone Kerkimet Shkencore”.

Po lexoja para dy ditesh ne lidhje me aktivitetet, qe organizoheshin ne Diten Nderkombetare te Ndergjegjesimit ndaj Autizmit dhe me beri pershtypje se pervec pjeses mjekesore te kerkimeve, diagnostifikimit ne kohe dhe trajtimeve ne lidhje me personat e spektrit autik, nje pike e rendesishme e ndergjegjesimit ishte qe shoqeria t’i pranoje personat autike si njerez ndryshe. Keto dy fjalet e fundit me ngacmuan, se te jem e sinqerte nuk me pelqyen aspak kur i lexova. Cfare do te thote te pranosh njerezit ndryshe? Kush e vendos se cfare eshte e zakonshme dhe cfare eshte ndryshe?

Me erdhi ne mendje nje udhetim qe kam bere ne nje nga vendet e Afrikes Qendrore. Isha per pune dhe udhetoja vetem. Me kishin akomoduar ne nje hotel shume te mire, te rrethuar me mure te larta. Per fatin tim te keq, celulari nuk me punonte atje dhe nga hoteli nuk arrija te merrja ne telefon familjen ne Shqiperi. Keshtu qe kisha gjetur nje tip qendre te vogel tregtare pak me tutje hotelit, ku telefonoja me karte. Gjeja qe me shqetesonte, teksa e perserisja kete ritual, ishte reagimi i njerezve ne rruge. Sapo me shihnin ta kaperceja rrugen, fillonin dhe bertisnin ne drejtimin tim duke bere ca gjeste te cuditshme. Pyeta menaxherin e hotelit ne lidhje me ate gje dhe me dha nje pergjigje qe me cuditi edhe me shume: “Reagojne ashtu se ti je ndryshe”. Ndryshe?! Une nuk ndihesha ndryshe, thjesht nje vizitore ne nje vend te huaj, ndersa ata qytetare te nje vendi te lire. Natyrisht une kisha ngjyre tjeter lekure, por si une kishte edhe te tjere atje. Mesa kuptova ne vijim atyre iu bente pershtypje fakti pse une ecja ne kembe vetem ne rruge, apo pse isha aq e qete ne qendrimin tim atje. Nuk e di tamam – tamam, se nuk pata asnjehere rastin te bisedoja me njerezit qe kalonin maje furgonave neper rruge.

Por, ai reagim me beri te reflektoj ne lidhje me te qenurit ndryshe, ne minorance, dhe ndikimin qe kjo ka te njeriu. Per here te pare ne jeten time u ndjeva e paragjykuar vetem per shkak te pamjes time te jashtme dhe per faktin se isha ne minorance. Mendoja se njesoj si une duhet te ndiheshin edhe lojtaret afrikane, qe luajne ne ekipet shqiptare; nja dy prej tyre jetojne ne lagjen time. Por paragjykimi mbetet siperfaqesor, per aq kohe sa vete personi i rritur e njeh mire veten dhe ndihet i pranuar ne ambjentin e vet.

Por nese kthehemi tek personat me spektrin autik, sidomos femijet e vegjel, ndjesia edhe per ta duhet te jete e njejte. Ata vete nuk ndihen ndryshe, thjesht ndjejne paragjykimin e atyre qe i rrethojne. Nja paragjykim i ftohte, qe i ben te mbyllen edhe me shume ne vetvete, qe i ben te shprehin akoma me pak nga vetja e tyre. Dhe kjo nuk eshte e drejte, por ata jane shume pak dhe shume te vegjel qe ta bertasin kete gje me ze te larte. Britmat e shpirtit te tyre mbulohen nga zerat e larte te thashethemeve, ofendimeve dhe paragjykimeve qe vijne nga te gjitha anet. Dhe ato qe vrasin me shume jane bashkemoshataret e tyre, te cilet te nxitur nga muhabetet e prinderve dhe me papjekurine qe iu jep mosha, derdhin emocione negative dhe fjale te keqija drejt shokeve te tyre.

Te edukosh shoqerine te pranoje njerezit ndryshe! Besoj se ne fillim duhet ta edukosh kete shoqeri se cilet jane njerezit si duhet. Ata te miret, te cilet kane etike dhe e jetojne jeten sipas rregullave te shoqerise. Ata te miret, te cilet e kuptojne se nuk mund te gjesh ne kete bote dy njerez njesoj, dhe se te gjithe jemi ndryshe; por arrijme te bashkejetojme se i pranojme diferencat mes njeri-tjetrit. Ata te cilet vendosin dhembshurine dhe mirekuptimin te parat ne marredheniet me te tjeret.

Por kam edhe nje mesazh per pjesen tjeter, qe mendon se ka te drejte te sillet si te doje dhe te paragjykoje ke te doje. Mbyllni syte dhe mendojeni veten ne nje bote ku shumica jane persona me spekter autik dhe ju jeni ne minorance dhe tashme te cilesuar ndryshe. Si do ndiheshit nese shumica nuk do iu pranonte se jeni ndryshe? A do kishit ndopak frike dhe a do ndiheshit te kercenuar? Mendoni si do ishte jeta juaj mes sharjeve, talljeve dhe te perjashtuar nga gjithcka? Kujtojini keto ndjesi heren tjeter qe do merrnit guximin te paragjykoni dike, qe lufton perdite me sfidat qe i ka caktuar fati. Ne vend te paragjykimeve, shtrijini doren qe te luaje bashke me ju e te jetoje nje jete si gjithe te tjeret.

Autizmi nuk eshte semundje! Eshte nje crregullim i riparueshem, por qe kerkon me shume pune e perpjekje nga ana e atyre qe jetojne cdo dite me te. Njekohesisht kerkon me shume mbeshtjetje nga e gjithe shoqeria, per te krijuar hapsirat e duhura per personat me spektrin autik, qe te jetojme e gjithe ne paqe e harmoni. Miq te dashur, le t’i mesojme femijet tane te jene me te mire se ne dhe me te hapur se ne ne pranimin e gjerave ndryshe. Vetem keshtu ne mund te jemi te qete se e kemi realizuar si duhet detyren tone si prinder dhe qytetare te pergjegjshem.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.