Dedikim Birit Tim

Ti je per mua si ai momenti kur shiu ndal dhe dielli can rete per te formuar ylberin; nje pjese e thjeshte magjie, e paparashikueshme, e zakonshme per shume, e pakrahasueshme per disa. Je endrra ime e perjetshme, qellimi i diteve te mia qe merr forme e mase nga trupi im. Je pasioni im ti, je vena ime e artit dhe e cmendurise, je pjesa pa te meta e qenies sime, perfeksioni qe mu dhurua per te me dhene kuptim. Ti je shumecka e imja, e nese do vazhdoja te te pershkruaja, patjeter do ta teproja me permera pronore. Je biri im, vazhdimi im… Ti je ti, e une sdo doja te isha asgje me shume se nena jote.

Kam rifilluar te lutem o shpirt, kurdo qe mbyll syte e te perfytyroj, vete zemra ime flet me ze njeriu e kerkon qe ti te jesh mire, i lumtur, i qete e mos te ndjesh kurre dhimbje. Me cahet shpirti kur te mendoj teksa trembesh nga nje zhurme, nje levizje, nje enderr dhe qan. Ku eshte mami jot ne ato momente? Po sikur une te jem ne gjume? Kush do te te qetesoje o i vogli im? Fale mamin tend per cdo sekonde qe ste ka zgjatur doren kur ti ke pasur nevoje. Me ke vetem nje shkelm larg mam, te premtoj qe do te te perkedhel sa here qe do me gjuash, edhe nese kjo do te thote te rri cdo nate zgjuar me ty. Mos i vrenjt kurre syckat e bukura jete, mos mi shtrembero kurre turickat; babai yt ti ka dhene qe ti te qeshesh! 

Kur te ndjehesh keq e mos te gjesh arsye per te buzeqeshur, me co nje duhme trishtimi nga i joti (ne jemi nje trup mam) dhe une sa me shpejt do ha pak cokollate, do ve nje kenge te bukur dhe do te te tregoj histori gazmore. Keshtu magjia ime, ti do qeshesh serish e do ta ndjesh qe une po te perqafoj me cdo qelize. Asgje ne kete bote nuk ka rendesi nese ti nuk je plotesisht i lumtur dhe une jam ketu pikerisht per tu kujdesur per ty, per te te bere femijen me te lumtur, per te te plotesuar cdo teke, per te mos lene kurre askend e asgje te te merzise. Ke dy prinder qe do ndryshonin boten per ty mam, 4 gjysher qe flene e zgjohen me imazhin tend, 1 daje dhe 1 xhaxha qe po numerojne ditet deri sa te te shohin. Ke 4 shtepi qe do te te mbajne ngrohte, ke shume rroba qe tani, ke dhe playlisten tende personale. Si mund te mos jesh i bekuar me lumturi te pamase? Ti ke shume gjera i shtrenjti im, e te gjitha keto ndersa ske akoma nje emer…

Ky eshte nje dedikim i derguar me e-mail nga nje nene ne pritjen e embel. Jemi shume falenderues qe e besoi emocionin e vet tek rubrika jone me e re dhe i urojme djalit, te cilit i kushtohet ky dedikim i mrekullueshem e i ndjere, Jete te Gjate e te Lumtur! Presim te tjere prinder t’i bashkohen rubrikes tone me dedikimet e shkruar per te shtrenjtet tuaj. Na shkruani te Contact.

Nese ky dedikim ju emocionoi, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne mediat sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.